LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Krim me përmasa genocidi”/ Dasho nxjerr statistikat e jetëve të humbura, thirrje për hetim

18 Prill 2021, 15:54, Lifestyle CNA
“Krim me përmasa genocidi”/ Dasho nxjerr statistikat e

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale.

Duke iu referuar statistikave, ai shkruan se 10,200 të vdekurit shtesë që raportohen deri në 31 mars 2021 janë një akuzë për qeverinë, ministrinë dhe komitetin e ekspertëve.

Me tone të forta ai thekson se ky është një krim me përmasa genocidi dhe nuk duhet të kalojë pa u hetuar.

?10,200 të vdekurit shtesë që raportohen deri në 31 mars 2021 janë një akuzë për qeverinë, ministrinë dhe komitetin e ekspertëve.

Rreth 4,000 nga këto vdekje kanë ndodhur gjatë vitit 2021, shkaku direkt i të cilave është mosmarrja e asnjë mase parandaluese nga ana e Boratit dhe boratëve!

Asnjë qeveri europiane nuk ka kryer një krim të tillë kundër shëndetit dhe jetës së qytetarëve të vet!

Ky krim me përmasa genocidi nuk mund të kalojë pa u hetuar!?/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga