"Mos kalo nga kjo rrugë"/ Si nisi konflikti mes dy vëllezërve në Kavajë që përfundoi në vrasje
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Në muajin dhjetor të vitit 2017, Ura e Drojës që lidh Fushë Krujën me zonën e Kurbinit, u shkatërrua.
Në vitin 2018, një biznes privat akordoi 1 milionë euro për ta rindërtuar. Projekti dhe tenderi u zhvillua nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Por, vetëm 2 vite e gjysëm pas rindërtimit, urën po e merr lumi i Drojës. Ekspertët ngrenë alarmin se, nëse nuk ndërhyhet, ura do të shkatërrohet plotësisht.
Emisioni ?Fiks Fare? vëzhgoi pikërisht këto dëmtime, ku gjendja ishte shumë alarmante. Shirat dhe prurjet e lumit Drojë të para disa javëve, kanë sjellë shkatërrimin e barrierave mbrojtëse të këtij lumi. Në pamje duket mjaft qartë se njëra këmbë e kësaj ure, nga ana e Fushë Krujës, ka filluar të gërryhet dhe rrezikon të shëmbet. Të gjitha barrierat, me gurë dhe beton, i ka marrë rrjedha e lumit, duke rrezikuar që edhe njëra këmbë të fundoset plotësisht.
Projekti dhe tenderi i rindërtimit është bërë në muajt e parë të vitit 2018, ndërsa ndërtimi ka mbaruar në mes të vitit 2018. Madje, në atë kohë, ura u inaugurua, teksa ishte me të gjitha standartet. Pas dëmtimeve, Fiks Fare i kërkoi informacion Autoritetit Rrugor Shqiptar, se cila firmë bëri projektin, kush e fitoi tenderin, apo edhe kush ishte firma mbikëqyrëse. ?Përsa i përket objektit me kontratë ?ndërtim Ura e Drojës? ju bëjmë me dije se vlera e kontratës së punimeve është 975.000 euro. Sipërmarrës punimesh kompania ?R&T?, autori dhe mbikëqyrësi i projektit kompania ?Infra Trans Project’? thotë Autoriteti Rrugor Shqiptar.
?Fiks Fare? i kërkoi ARRSH-së nëse janë apo jo në dijeni të problemeve aktuale, ndërsa na ktheu përgjigje se ?si pasojë e shembjes së tre mureve / pendave në anën perëndimore të urës, nga rreshjet e shumta të shiut në mesin e tetorit të kaluar është gërryer tabani pranë këmbës dhe ballit në anën jugore të urës, janë zbuluar kokat e pilotave të këmbës dhe të pjesës ku mbështetet balli i urës?.
Sipas Autoritetit, dëmtimet kanë ardhur edhe si rezultat i ndryshimit të regjimit hidraulik të rrjedhës, i cili është përqendruar me sasinë maksimale të prurjeve në hapësirën e parë të urës. Më tej pohojnë se duke rrjedhur në këtë hapësirë, ujërat kanë goditur me forcë ballin anësor duke shkaktuar dëmtimin e tij. Në fund, Autoriteti përcakton se ?pa sjellë problem në qendrueshmërinë e urës?.
ARRSH thotë se shoqëria ?Antea Cement? ka paraqitur kërkesën për bashkëpunim për financimin e projektit dhe të ndërtimit të Urës së Drojës. ?Gjatë përmbytjeve të ndodhura në dimrin e vitit 2017-2018 Ura e Drojës është dëmtuar në mënyrë të pariparueshme, për të gjithë komunitetin e zonës përreth si dhe për vetë shoqërinë që kryen aktivitetin e saj të prodhimit dhe të tregtimit të çimentos në këtë zonë është krijuar një vështirësi e madhe komunikimi. Kjo kompani ka shprehur interesin për financimin e projektit dhe implementimin në terren të saj, nëpërmjet palëve të treta. Në këto kushte, projekti i Urës së Drojës është hartuar nga një palë e tretë e licensuar në fushën e projektimit? vijon Autoriteti.
Fiks Fare i kërkoi informacion shoqërisë ?Antea Cement?, nëse e ka hartuar apo jo ajo projektin e urës që po shkatërrohet. Në këtë përgjigje, firma thotë se ajo vetëm ka financuar. ?ANTEA Cement, në vitin 2018 sponsorizoi rindërtimin e Urës së Drojës, e cila ishte dëmtuar rëndë gjatë përmbytjeve të dimrit 2017-2018. Sponsorizimi është në vlerën prej 1 milionë Euro, dhe u krye në marrëveshje me Autoritetin Rrugor Shqiptar, si autoriteti përkatës për zbatimin e këtij projekti. Ura i shërben zonës dhe përdoret nga firma. ANTEA Cement është një kompani e prodhimit të çimentos dhe jo kompani ndërtimi? thuhet në përgjigje.
Pra, shoqëria pohon se projekti 128.8 milionë lekë të rinj është hartuar dhe ndërtuar nga vetë ARRSH. Kjo e fundit, në përgjigje pohon se shoqëria ?Infra Trans Project? ishte mbikëqyrësja e këtij projekti. Fiks Fare bisedoi me inxhinierin e kësaj firme, z.Faruk Kaba, se ku qëndronte problemi i dëmtimeve, në projektim apo ndërtim. Inxhinieri thotë se dëmtimet kanë ardhur si pasojë e shfrytëzimit të lumit Droje për inerte. Ai pohon se, nëse ARRSH nuk ndërhyn, atëherë kjo vepër do të shkatërrohet sërish.
Fiksi tentoi të komunikonte edhe me kompaninë ?R&T?, e cila ishte sipërmarrësja e punimeve. Punonjësi i kësaj kompanie pohoi se, do të kontaktonte me departamentet përkatës dhe do kthenin një përgjigje. Por, deri në transmetimin e këtij investigimi, kjo firmë nuk ktheu përgjigje./ tch
Emisioni “Stop” në Tv Klan është ndalur në Bathore tek zona ...
Një qytetar nga Çerma e Lushnjes vuan prej kohësh nga një së...
Nga Adriatik DoçiNëse Gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha, e ...
Sot në emisionin “Stop” u trajtua një histori e cila nisi si...
Fiks Fare siguroi dhjetëra dokumente nga spitalet e Shqipëri...
10 vjet hetime pa asnjë rezultat, për një automjet të vjedhu...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncoi mbrëmjen e së enjtes dhunë...
Shoqëria e transportit Pojska Trans që operon në Pogradec, a...
Një qytetar nga Durrësi ka denoncuar infermieret e spitalit ...
Kryetari i Partisë Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangj...
I vdes babai në aksident rrugor, djali kërkon drejtësi. Eksp...
Në dhjetor të vitit të kaluar në emisionin “Sop” është publi...
Fiks Fare denoncoi veprimet e Prokurorisë dhe Policisë Rrugo...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar në fshatin Vranisht t...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës veprimet e përmbarues...
Qytetari, Gerald Bajraktari ka denoncuar në emisionin “Stop”...
Në Drejtorinë Rajonal të Agjencisë së Shërbimit Veterinar dh...
Personi kyç i skandalit të denoncuar dje nga DITA me përgjim...
Nga viti 1993, kur është bërë investimi i parë për logjistik...
Fiks Fare para disa ditësh transmetoi rastin e një ish të dë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...