Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Qytetari, Gerald Bajraktari ka denoncuar në emisionin ?Stop? se në datën 6 Mars 2021, shkoi në urgjencën e kardiologjisë në QSUT, pasi iu ngrit tensioni. Ai vuan nga ?Atak Panik? dhe pacientët, që vuajnë nga kjo sëmundje, ndër të tjera kanë më ftohtë më shumë se të tjerët dhe kryesisht në gjymtyrë.
Geraldi thotë, se pasi kishte pirë një medikament, që ia ka rekomanduar një mjek gjerman, u stabilizua disi, por kishte ftohtë nga këmbë. Në këto kushte i kërkoi mjekut kardiolog Elton Çalliku, një batanije, por mjeku iu përgjigj me arrogancë dhe duke menduar, se po filmohej i bërtiti dhe e qëlloi në fytyrë me pëllëmbë.
?Më ka thënë se nëse ti ke ethe ?unë të zbyth për b*thë jashtë? dhe ka urdhëruar stafin dhe infermierët jashtë me barelë dhe më la në çadër. Për kokëfortësinë e tij. Unë i kam thënë se ti je duke u paguar në punë me taksat tona dhe kjo nuk është e hijshme. Unë kam pasur telefonin në dorë dhe ka thënë se unë kam qenë kameraman dhe ka urdhëruar që të më nxirrnin jashtë. Më nxorën jashtë në çadër, për arsye dhe kapriço të doktorit dhe kanë kapur për futi babain tim. Në çadër ka ardhur sërish doktori dhe më ka bërë sërish presion?, tregoi qytetari.
Ai tregon gjithashtu se e ka marrë në pyetje policia dhe ai ka treguar se doktori e ka qëlluar me grusht në sy duke ia nxirë. Geraldi thotë, se versionin e tij është gati ta mbrojë kudo dhe kërkon që institucioni të hapë kamerat.
Pas këtij denoncimi Gerladi duke u pajisur me një kamer të fshehtë ka biseduar sërish me doktorin lidhur me incidentin. Mjeku e pranon aktin, por thotë, se ishte i stresuar, për shkak të një lajmi të keq për shëndetin e një kolegu.
Mjeku, Elton Çalliku: Nga ana njerëzore, po ta them sinqerisht, në atë moment, neve sapo na erdhi një lajm i rremë, që një mjek, shoku ynë, që është i intubuar në Turqi, që ky mjek ka vdekur dhe unë isha i tronditur nga ana shpirtërore, njerëz jemi edhe ne.
Denoncuesi: Po ne të tjerët, duhet të vdesim? Duhet të më trajtosh si kafshë, si kavie? Pse më kërcënove babanë?
Mjeku, Elton Çalliku: Kur më the: ?Kam ethe?,unë ta thashë me shprehje popullore, ti e more për keq, ?Të zbyth te çadra!?.
Denoncuesi: ?Të zbyth për b*thësh!?
Mjeku, Elton Çalliku: Po jo, mor burrë!
Mjeku, Elton Çalliku: Të thashë: ?Të zbyth te çadra?, dëgjo mua doktorin, se unë e di, se çfarë kam thënë.
Mjeku, Elton Çalliku: Me protokoll, pacientët, që dyshohet, se kanë temperaturë, se ethet temperaturë japin. ?, Ti ma more për keq fjalën.
Denoncuesi: Pse më gjuajte me shpullë?
Mjeku, Elton Çalliku: Nuk të kam gjuajtur me shpullë.
Denoncuesi: Ti më ke gjuajtur këtu në faqe.
Denoncuesi: Babit tim i ka gjuajtur në stomak infermieri i shëndoshë.
Mjeku, Elton Çalliku: Ke bërë një gjest, që është i ndaluar me ligj, që të filmosh?
Denoncuesi: Mund ta çosh telefonin tim në Izrael, ku të duash, unë e kam mbajtur në këtë pozicion.
Mjeku, Elton Çalliku: Kam tentuar të të heq telefonin. Në qoftë se të ka hasur dora, të kërkoj ndjesë.
Denoncuesi: Më ke gjuajtur në fytyrë.
Mjeku, Elton Çalliku: Kam patur qëllim të të heq telefonin.
Denoncuesi: Të kam thënë, se telefoni im është privat dhe nuk ke bythë ti, ta prekësh me dorë.
Mjeku, Elton Çalliku: Në këtë situatë jemi acaruar të dy.
Denoncuesi: Ti duhet të jesh edhe psikolog, edhe doktor. Tani, unë si të bëj? Të vdes? Babanë tim, pse e kërcënuat, i the: ?Të shuaj si fis!?. Pse e kapi prej fyti, infermieri i shëndoshë?
Mjeku, Elton Çalliku: Sepse tentoi të më gjuajë mua.
Denoncuesi: Jo, ti më gjuajte mua dhe kur sheh fëmijën të sëmurë? e ka kapur prej fyti dhe ka disa shenja në stomak.
Denoncuesi: Mua më prekin fjalët. Kur të kam thënë, që unë jam Gerald Bajraktari, ke ardhur dhe më the, se është një keqkuptim.
Mjeku, Elton Çalliku: Shko zgjidhe! Në qoftë se ne sqarohemi kështu dhe jemi ?ok?, në qoftë se jo, ka ligj për këto punë.
Denoncuesi: Ok, në rregull. Kalofsh mirë! Respekte, thjesht që ti e pranon.
Ndërsa në një sqarim për ?Stop?, mjeku Elton Calliku shprehet, se pretendimet e zotërisë, se është goditur me qëllim nga ana e tij, janë të pavërteta.
?Për sa i përket sqarimit, për çështjen që interesohet emisioni ?Stop?, nuk bëhet fjalë për goditje të pacientit. Në momentin, që pacienti ka ardhur i axhituar, për shkak të atakut të panikut, që shoqërohet shpesh me luhatje të tensionit, ndërkohë që po vlerësohej, me matjen e tensionit dhe kryerjen e EKG-së, i kanë filluar të dridhurat, ethet. Në këtë moment i është thënë ?Do të të çojmë te çadra, të vendosim termometrin, sipas rregullave për triazhimin e gjendjes febrile të Covid-19?. Pacienti është axhituar, ka ofenduar, ka ngritur celularin, për të bërë video, për të regjistruar mjekun, duke e ofenduar, dhe unë i jam afruar, për t?i larguar telefonin, sepse në ato momente, nuk e pata personalin e ?security?, në urgjencë,madje pacienti shoqërohej nga dy persona: i ati dhe një kushëri tjetër, në shkelje të rregullave të urgjencës, sepse në kuadrin e Covid-19, prej 1 viti, pacientët futen vetëm, brenda në urgjencë dhe familjarët thirren vetëm, kur mjeku kërkon sqarime.
Këta dy persona gjendeshin bashkë me pacientin, madje i ati ka tentuar të më godasë në fytyrë. Unë jam shmangur, më ka goditur në shpatull. Infermieri, në mungesë të ?security?, është futur në mes për të ndaluar dhunën, pastaj ka ardhur personeli i ? security?, është transportuar në cadër, i është matur temperatura, i është stabilizuar tensioni, është ndjekur nga një mjek tjetër për disa minuta. Me stabilizimin e gjendjes, është larguar për në shtëpi. Pretendimet e zotërisë, që është goditur me qëllim nga mjeku, janë të pavërteta?, ka treguar mjeku për ?Stop?.
Në Drejtorinë Rajonal të Agjencisë së Shërbimit Veterinar dh...
Personi kyç i skandalit të denoncuar dje nga DITA me përgjim...
Nga viti 1993, kur është bërë investimi i parë për logjistik...
Fiks Fare para disa ditësh transmetoi rastin e një ish të dë...
Emisioni “Stop” publikuar një video ku tregohet se si trajto...
Qytetari Spiro Gega nga fshati Libonik i Maliqit ankohet në ...
Në një intervistë për Fiks Fare, nëna e dy vajzave 7 dhe 10 ...
Bashkëshorti e dhunon fizikisht dhe psikologjikisht gjykata ...
CNA.al ka publikuar pak ditë më parë skandalin me tenderat p...
Fiks Fare denoncoi një skemë mashtrimi që qarkullon në inter...
Emisioni Stop në Tv Klan ka denoncuar krimin shëndetësor që ...
Një vajzë 28 vjeçe ka denoncuar në “Stop” Qemal Gorishovën. ...
Fiks Fare denoncoi një skandal të ndodhur në spitalin e Dibr...
Më 19 janar 2021, “Fiks Fare” denoncoi skandalin e vjedhjes ...
Një baba, Dritan Gjegjaj, denoncoi në emisionin “Stop” humbj...
Ekonomistët e spitalit të Delvinës nuk i mbajtën tatimin mb...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Një zonjë denoncoi në emisionin ‘Stop” mashtrimin nga ana e ...
Fiks Fare denoncoi me zë dhe figurë veprimet e një punonjësi...
Me 350 mijë lekë të vjetra mund të blesh “banesën e fundit” ...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Europës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...