Në Drejtorinë Rajonal të Agjencisë së Shërbimit Veterinar dhe të Mbrojtjes së Bimëve në Tiranë një zonjë mjeke veterinere, Lulzime Pilafi, kur plotëson formularët që lidhen me daljen e kafshëve të shoqërimit vendos vulën personale me titullin ?DR? Lulzime Pilafi, Mjeke Veterinere.
Edhe nga vetë formularët e përgatitur nga Ministria e Bujqësisë përsëri përpara emrit të saj janë inicilat ?DR? , ndërkohë që zonja në fjalë nuk ka një gradë shkencore ?Doktor i Shkencave?.
Fiks Fare kontaktoi me mjeken veterinere Lulzime Pilafi. Ajo e pranon që firmos si Doktoreshë Shkrencash edhe pse nuk e ka këtë gradë ?Nuk jam Doktore Shkencash, por doktoreshë më thërrasin të gjithë sepse jam mjeke? shprehet znj. Lulzime edhe pse në vulën e saj ajo ka të shënuar gradën që nuk e ka.
Fiksi u interesua edhe pranë Ministrisë së Bujqësisë dokumentat e të cilës firmos dhe vulos mjekja veterinere, por për këtë institucion vendosja e titullit pa e patur nuk përbën shkelje. Profesore e Asoc. Dr. Tana Kika shprehet se nuk është shkelje pasi vula nuk përdoret për përfitime vetjake. ? Për mua nuk krijon asnjë problem. Nuk e quaj shkelje sepse zonja në fjalë nuk ka as kategorizimin e pagave për të përfituar pagë shtesë për një kualifikim që ajo mendon se ka ose nuk është pjesë e stafit akademik? përfundon Prof. Asoc Dr. Kika.
Certifikatat që jepen nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve lëshohen për daljen jashtë Shqipërisë së kafshët të shoqërimit, siç mund të jenë qeni, macja etj. Në fund të kësaj certifikate ligji ?Për shërbimin veterinar? parashikon të vihen dy vula, një e institucionit dhe një e mjekut veteriner. Ajo që vihet re në këto certifikata është se mjekja veterinare firmos dhe vulos me titullin Doktor i Shkencave dhe formulari mban logon e Ministrisë së Bujqësisë.
Edhe tek Urdhri Profesional i Mjekut Veteriner, Profesor i Asoc. Dr. Ymer Elezi pohon se zonja Lulzime nuk ka gradë shkencore, pasi patjetër që po të kishte do ishte e atashuar nga ky institucion.
Fiksi pyeti edhe Profesorin e Asoc. Dr. Kastriot Korro zv. Dekan i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare. Ai u shpreh se nuk mund të nxjerrësh një vule personale pa paraqitur dokument të Komisionit të Vlerësimit pranë personit i cili prodhon vulat. ?Për të përgatitur vulën, personi i interesuar duhet të çojë pranë vendit ku përgatitet kjo vulë, një vendim të komisionit shkencor, një vendim të fakultetit, ose te rektoratit, për gradën apo titullin që ai zotëron. Kam dëgjuar raste plot që përdorin tituj apo grada të cilat nuk i kanë dhe kjo nuk është e drejtë, është edhe shkelje e etikës? shprehet profesori.
Pikërisht këtu problemi bëhet edhe më i madh se jo pak individë të profesioneve të ndryshme i vendosin titujt në vulat e tyre sipas dëshirës duke abuzuar me to, por harrojnë që një gjë e tillë përveç se nuk është etike dënohet edhe me ligj. Në Nenin 190 të Kodit Penal ? Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve? thuhet qartë se falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet./ tch
10:24
Denoncim
Personi kyç i skandalit të denoncuar dje nga DITA me përgjim...
10:22
Denoncim
Nga viti 1993, kur është bërë investimi i parë për logjistik...
21:47
Denoncim
Fiks Fare para disa ditësh transmetoi rastin e një ish të dë...
21:05
Denoncim
Emisioni “Stop” publikuar një video ku tregohet se si trajto...
20:44
Denoncim
Qytetari Spiro Gega nga fshati Libonik i Maliqit ankohet në ...
19:58
Denoncim
Në një intervistë për Fiks Fare, nëna e dy vajzave 7 dhe 10 ...
20:20
Denoncim
Bashkëshorti e dhunon fizikisht dhe psikologjikisht gjykata ...
15:19
Denoncim
CNA.al ka publikuar pak ditë më parë skandalin me tenderat p...
20:53
Denoncim
Fiks Fare denoncoi një skemë mashtrimi që qarkullon në inter...
20:36
Denoncim
Emisioni Stop në Tv Klan ka denoncuar krimin shëndetësor që ...
21:04
Denoncim
Një vajzë 28 vjeçe ka denoncuar në “Stop” Qemal Gorishovën. ...
20:47
Denoncim
Fiks Fare denoncoi një skandal të ndodhur në spitalin e Dibr...
22:35
Denoncim
Më 19 janar 2021, “Fiks Fare” denoncoi skandalin e vjedhjes ...
20:37
Denoncim
Një baba, Dritan Gjegjaj, denoncoi në emisionin “Stop” humbj...
20:37
Denoncim
Ekonomistët e spitalit të Delvinës nuk i mbajtën tatimin mb...
11:32
Denoncim
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
20:53
Denoncim
Një zonjë denoncoi në emisionin ‘Stop” mashtrimin nga ana e ...
20:13
Denoncim
Fiks Fare denoncoi me zë dhe figurë veprimet e një punonjësi...
19:42
Denoncim
Me 350 mijë lekë të vjetra mund të blesh “banesën e fundit” ...
14:53
Denoncim
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...