LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PJESA II / “I kërkoi ministrit të regjistronte diplomatin dhe më pas mori audioregjistrimin”. Ish-sekretari fuqiplotë i Ministrisë së Bujqësisë, zyrtari kyç në skandalin e përgjimit të Donald Lu

10 Mars 2021, 10:24, Denoncim CNA

Personi kyç i skandalit të denoncuar dje nga DITA me përgjimin e ish-ambasadorit Donald Lu është Vojo Bregu, ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë.

Bregu, një zyrtar mbi ministrat gjatë kohës që ka qenë në detyrë, i ka dhënë kamerën ministrit, i ka thënë të regjistrojë diplomatin e lartë dhe më pas regjistrimin e ka marrë në dorëzim pikërisht Bregu.

Dje pas publikimit të skandalit në DITA nuk ka patur reagime zyrtare, as mediat nuk kanë patur kurajon të merren me rastin.

Vetë Ambasada është në dijeni të plotë të rastit. Një burim diplomatik i tha Ditës se në një debat mes Metës dhe Donald Lu në zyrën e të parit, ky i ka thënë diplomatit që të kam të regjistruar duke kërkuar favore për kompanitë që ke interesa. Ky është momenti që ambasada u vu në dijeni dhe më pas ka kryer procedurat e veta.

Vojo Bregu (i rrethuar në foto) është një personazh shumë i lakuar për korrupsion, aktualisht në listat e deputetëve të 25 prillit, megjithëse është kallëzuar në Prokurori rreth një muaj më parë. Shkak i këtij kallëzimi janë shkeljet dhe abuzimet me detyrën në Ministrinë e Bujqësisë. Në këtë ministri është thënë vazhdimisht se Bregu ka qenë ministri real pavarësisht emrave politikë që drejtonin institucionin.

Kallëzimi për Bregun është bërë në prokurori nga vetë Ministria e Bujqësisë. Bregu akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Auditimi i KLSH-së ka nxjerrë në pah shkelje të rënda ligjore në prokurime të zhvilluara kryesisht me negociim pa shpallje paraprake.

Skandali i denoncuar dje në DITA ka të bëjë me atë që njihet si flota e ekskavatorëve. Makineritë në fjalë u blenë me një fond rreth 44 milionë euro. Sipas burimit të Dita, Bregu udhëzoi ministrin e linjës të regjistronte fshehtas diplomatin e lartë Donald Lu, ndërsa ky ishte përpjekur të nxiste vëmendjen e autoriteteve shqiptare drejt kompanisë Caterpillar, për blerjen e tyre.

Në fakt kjo nuk u bë. Ekskavatorët e shtrenjtë të tipit Volvo u blenë në Kroaci nën interesimin e drejtpërdrejt pranë qeverisë të një tjetër diplomateje të lartë të kohës, ish-ambasadores së BE në Shqipëri, Romana Vlahutin. Vlahutin, e cila është edhe vetë kroate, ka qenë disa herë në qendër të akuzave politike të opozitës gjatë kohës që shërbeu në Shqipëri.

71 ekskavatorët e markës ?Volvo? mbërritën në muajin shkurt 2017, në portin e Durrësit.
Aty u bë edhe një ceremoni, ku Kryeministri përshëndeti ardhjen e tyre. Por ?Volvot? e montuara në Kroaci kanë rezultuar më pas difektozë. Kostoja e mirëmbajtjes së tyre është rritur. Dështimi i tyre kryesor u shfaq në kohën e përmbytjeve, kur nuk mundën ta justifikonin as qëllimin e blerjes, as kostot e larta.

Sipas burimit që ka informuar gazetën DITA mbi këtë aferë, zoti Lu i ka shkuar në zyrë ministrit të linjës për të nxitur interesimin rreth kompanisë Caterpillar. Pas bisedës diplomati i lartë e ka ftuar ministrin shqiptar për një kafe në Rogner duke e shoqëruar me makinën e ambasadës. Diplomati është regjistruar me një kamera të fshehtë gjatë rrugës dhe materialin e mori më pas sekretari Bregu./Dita

Hijet e një skandali të rëndë diplomatik: Ish-ministri ka regjistruar me kamerë të fshehur ish-ambasadorin Donald Lu?

 

 

 

Lajmet e fundit nga