LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policët dhunojnë vëllezërit dhe u vjedhin paratë/ Reagon babai i djemve: Mungon kallashnikovi

16 Mars 2021, 20:28, Denoncim CNA
Policët dhunojnë vëllezërit dhe u vjedhin paratë/

Emisioni ?Stop? në Tv Klan ka udhëtuar në fshatin Vranisht të Vlorës për një rast të pazakontë, ku janë përfshirë 3 punonjës policie të Himarës, David Fakaj, Isa Jacaj, Alen Llanaj dhe kryeplaku i fshatit Haredin Shkurtaj. I gjithë konflikti që degradoi në dhunë, nisi për bllokimin e një rruge me një portë metalike me tela.

Policia pretendonte se porta ishte vënë nga vëllezërit Varfaj, por rezultoi se ishte vënë nga komshiu. Në këtë moment, kur njëri nga vëllezërit, Inajet Varfaj, i kërkoi policisë të mbajë procesverbal, u kuptua që situata ishte e sajuar.

 

Kur i akuzuari nxorri telefonin për të regjistruar ngjarjen, policët u sulën për të marrë celularin që të fshinin videon dhe dhunuan dy vëllezërit, duke shtyrë e hedhur në tokë edhe babain e tyre 91-vjeçar.

Mujet dhe Inajet Varfaj tregojnë për emisionin ?Stop? detajet e ngjarjes. Pas konfliktit fizik, policët arrestuan një nga vëllezërit, Mujet Varfajn, pasi Inajeti doli nga dritarja dhe u largua duke marrë edhe celularin.

Mujet Varfaj, denoncues: Ata kanë ardhur këtu se gjoja ne kemi bllokuar rrugën e gjitonit, gjë që s?është e vërtetë. Gjitoni kishte bllokuar rrugën tonë me portë metalike. Është marrë një vendim i Njësisë Administrative më datën 27 Qershor për lirimin e rrugës. Ata nuk e kanë liruar rrugën dhe vazhdonin ta mbanin bllokuar. Dhe na kanë akuzuar ne se e kemi bllokuar rrugën me inerte, që s?ka qenë. Pasi filmonte vëllai këtu, u sulën për të marrë telefonin. Kanë goditur vëllain me tubo të tre policët bashkë me kryetarin e fshatit.

Inajet Varfaj: Në kohën që unë pashë që polici nuk donte të jepte me shkrim se çfarë konstatoi, nxorra telefonin për ta filmuar, për ta patur si dokument. Aty polici u irritua, pse më filmon, më tha mua, sepse unë kam jetën time private. Isha te porta brenda ambienteve të shtëpisë. Të filmosh nuk është e ndaluar. Në kohën që unë e pash që ai m?u sul, unë jam tërhequr dhe kam ardhur brenda afër derës së shtëpisë, dhe aty më kanë qëlluar dhe kam rënë në shesh. Polici mori një tubo hekuri dhe më ka qëlluar në këmbë dhe kur kam rënë në shesh më ka qëlluar dhe me shkelma. Kur rash në shesh, më ra dhe telefoni. Telefonin e mori vëllai. Polici Isa Jaçaj thoshte fshije videon. Dhe në kohën që e ka marrë vëllai telefonin, iu sulën vëllait. Donin vetëm të merrnin telefonin që mos të dilte video sepse ata ishin në shkelje. Në kohën që këta po arrestonin vëllain, unë jam ngritur dhe kam ikur. Te dera e shtëpisë kam qenë ballë për ballë me babain dhe më thotë e lashë telefonin mbi tavolinë. Kam marrë telefonin, jam hedhur nga dritarja dhe kam ikur në pyll.

?Nga kjo amulli që u krijua me mua, përfitoi vëllai dhe u fut brenda në shtëpi. Në kohën që babai doli te veranda, të dy me pistoleta në dorë të mbushura Isa Jaçaj dhe Alen Llanaj u futën në shtëpi, goditën dhe babain aty te veranda?.

Babai 91-vjeçar i vëllezërve thotë për Stop se edhe ai vetë ra pre e dhunës nga policët dhe nuk mund të shikonte djemtë e tij të dhunoheshin nga oficerët në derën e shtëpisë së tyre.

Sulejman Varfaj: Kam vuajtur 2-3 muaj nga brinjët. Ngela unë, vanë brenda 3-4 minuta kështu, çfarë bënë, bënë, unë s?ngrihesha dot. Morën Mujetin dhe ikën. Ai më shtyu aq sa fuqi pati. Një nga Sevastjari është ai, kurse ai nga Gorrishti kishte Mujon këtej, inspektori i zonës ai. Ai nga Karborana që më poshtë Idajetit. Kam kryeplaku, mori një sfurk drezash, që ta qëllonte këtë, ta shponte, atë e shtyu ai. E shtyu, edhe ia hoqi edhe atë ?sfurkun?, tutje i tha. Të shohësh fëmijën, te dera e shtëpisë, ta torturojë polici, mungon kallashnikovi vëlla i xhaxhit. Ç?e dua më jetën unë kur më torturojnë djemtë në derë të shtëpisë? Nuk e zunë me një viç lope, nuk e zunë që të hapë një shtëpi, të vjedhë një shtëpi apo ndonjë bankë apo ndonjë gjë? Dhe s?kam dhe unë gojë si prind që të ndihesh. Ama në derë të shtëpisë, kam qenë i vdekur unë që s?kisha kallashnikov. Sa të ish, ama do i nxjerr punë djemve, edhe djemtë, por ama 3 policët do t?i rregulloj.

Emisioni Stop ka publikuar edhe pamjet e sherrit që janë filmuar me celular nga vëllezërit Varfaj, pikërisht momentin kur njëri prej tyre dhunohet e goditet nga punonjësi i policisë.

Polici,David Fakaj-Ti nuk marrke vesh, kur erdhi ai tjetri, ore ai të thotë hap shtegun, ku ke vëndin tënd?!

Mujet Varfaj-Bjema me shkrim?!

Polici,David Fakaj-Nuk ke punë ti, s?ke punë ti me rregullat aty !

Mujet Varfaj-Bjema me shkrim?!

Inspektori,Isa Jacaj-O zotëri, do marrësh vesh ti, apo do thuash bjema me shkrim? Mos më ngul këmbë mua për gjëra, që të ashtu?! Të tha, të erdhi Gramozi këtu, të tha e ke rrugën këtu, aty bëj rrugën, o vëlla shtroje me beton, shtroje vri veten me një fjalë, ca kërkon ti ??

Mujet Varfaj- Për këtë kërkonin leje, ata ju thamë.

Inspektori,Isa Jacaj- Po shumë bukur, ta jap unë lejën, se unë do të vij për beton, shtroje që këtu dhe deri atje me beton! Dakord? Edhe mbaje 3 m, sa është rruga!

Mujet Varfaj- Do mbaj unë 4.

Inspektori,Isa Jacaj- 4 mbaje, sa të të dojë bytha ty! Hajde këtu! Gramozi të tha, që të takon rruga aty?

Inajet Varfaj- Edhe pjesa tjetër është shësh,- tha ai ?

Inspektori,Isa Jacaj-Ti vazhdo regjistro, bëj si të duash! Ti pjesën, që të ka caktuar njësia administrative, atë do të përdorësh rrugë ,pjesa tjetër, n.q.s s?e ti, do t?i drejtohesh Opgj-së! Ty të është zaptuar prona, do shkosh në opgj atje! Dakord ? Do të heq edhe kapelen, që të filmosh, po ça e ke ndezuar atë ??

Inajet Varfaj-Po do të filmoj, se ti nesër do i mohosh gjitha.

Inspektori,Isa Jacaj- Kujt po i tregon ti, që po të filmoj??!

Inajet Varfaj-Po do të filmoj, se ti nesër do i mohosh gjitha.

Inspektori,Isa Jacaj-Dhe mua mos më filmo, se është privatësia ime! Unë të arrestoj në vënd, në moment të arrestoj! Të arrestoj mu këtu!

Plaku-Ore dale mo, ça bëni, dale mo..!

Ditën e ngjarjes, kur dhunuan vëllezërit Varfaj, 3 policët bënë kallëzim në komisariatin ku punonin, në Himarë, me pretendimin se u dhunuan nga vëllezërit. Pas dy ditësh familjarët konstatuan se ditën e ngjarjes ishin zhdukur edhe 3.75 milionë Lekë të vjetra, që dyshojnë se i kanë i kanë marrë policët.

Inajet Varfaj: Pësova një gjendje shoku. Nuk dija si të veproja dhe kam marrë 129 në telefon. U kam thënë ?jam Inajet Varfaj, banor i fshatit Vranishtë, ia sqarova ngjarjen, na kanë bërë terror brenda në shtëpi?. Më thotë mua ai nuk e di si mund të ketë ardhur policia ashtu. I thashë kjo ka ndodhur, unë tani drejtohem te ju dhe nuk di ç?të bëj.

Mujet Varfaj: Kallëzimin e bënë policët me policët në kundërshtim të hapur me ligjin. Oficeri i policisë gjyqësore Artur Veshi na akuzon ne me policët, kur policët duhet të venë te oficeri i policisë gjyqësore e në Prokurori. Kanë bërë kallëzim për ne për të mbuluar ato që bënë, për veprën penale kundërshtim të forcave të policisë. Më pas kanë bërë dhe një gjë tjetër, u ndryshua nga kundërshtim i forcave të policisë në goditje të punonjësve të policisë. Unë kam bërë 3 muaj burg.

Inajet Varfaj: Vajta në Vlorë të nesërmen, por më thotë avokati që të kanë shpallur në kërkim. Po mjekimet ku t?i bëj unë tani i them avokatit. Mund të vesh në një spital privat, por me të ruajtur.

Mujet Varfaj: U futën në shtëpi duke shqyer dhe derën. Vëllai doli nga dritarja dhe iku në pyll. Kontrolluan në shtëpi për telefon, nuk gjetën dhe kanë marrë 375 mijë Lekë të reja, paratë që kisha unë për të paguar çobanët për qumësht.

Inajet Varfaj: Kur kam hyrë këtu për të ikur nga policët, babai kishte lënë telefonin mbi tavolinë sepse e mori nga jashtë nga vëllai dhe e la këtu. Unë mora telefonin dhe jam hedhur bga dritarja aty. Lekët ishin në sirtar sepse i kishte bërë gati vëllai se duhet të paguante çobanët.

Mujet Varfaj: Kam folur me njerëzit e shtëpisë dhe më thanë 900 Euro që kishe t?i gjetën, dhe 2.2 milionë që kishe në një vend tjetër t?i gjetën. 3 milionë e 750 mijë që kanë qenë në sirtar që kisha gati për t?ua dhënë blegtorëve, nuk i gjeta. Kush i mori kur policët u futën në shtëpi dhe kontrolluan?/Tv klan

Lajmet e fundit nga