LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dule: U zhvendosa në Tiranë nga koalicioni, zgjedhja ime e parë ishte Vlora

17 Mars 2021, 21:14, Denoncim CNA
Dule: U zhvendosa në Tiranë nga koalicioni, zgjedhja ime e parë

Kryetari i Partisë Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule në zgjedhjet e 25 prillit është pjesë e koalicionit të PD dhe kandidon në Qarkun e Tiranës. Edhe pse emri i tij është në një zonë të sigurt, z. Dule thotë se i intereson dhe vota preferenciale.

?Thirrja jonë është që vota të shkojë për koalicionin tonë dhe nga an tjetër që kanë kënaqësinë që besimin ta japin edhe në nivel personal janë të mirëpritur?, tha kreu i PBDNJ-së.

Ai thotë se zgjedhja e parë do të ishte kandidimi në Qarkun e Vlorës pasi në atë zonë ka zhvilluar betejat e tij politike, por pranoi të garonte në Tiranë për të mirë të koalicionit.

?Kandidimi në Tiranë nuk ishte zgjedhja ime e parë dhe natyrshëm që gjithsecili shpreh surprizën. Zgjedhja  ime e parë do të ishte Vlora, sepse është qarku që kam dhënë betejat e mia elektorale. Nuk konsiderohem nga deputetët shtegtar, më pëlqen të jem i qëndrueshëm me elektoratin tim?, deklaroi ai.

?Por, kjo zhvendosje në Tiranë është rrjedhojë e bashkëpunimit të një numri të konsiderueshëm forcash politike me një mision të përbashkët dhe rrjedhimisht nuk ishte kritik parapëlqimi im persona dhe me vullnetin tim të plotë pranova aspektin e funksionalitetit të kandidaturës?, shtoi kreu i PBDNJ-së.

Partia e drejtuar nga z. Dule do të ketë në listën e PD, ku kandidatë në Qarkun e Vlorës dhe dy të tjerë në Korçë.

Ai tha se në Vlorë, votat e PBDNJ-së do të sjellin përmbysjen e raportit aktual në Vlorë, ndërsa në Tiranë do të kenë sfidën për të kompaktizuar elektoratin, gjë të cilën nuk e kanë bërë në zgjedhjet e kaluara./ Euronews Albania

Lajmet e fundit nga