LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Banesat e dëmtuara nga tërmeti/ Rama jep lajmin: Së shpejti do të…

3 Tetor 2020, 17:19, Aktualitet CNA
Banesat e dëmtuara nga tërmeti/ Rama jep lajmin: Së shpejti do

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me aksionet e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit për shembjen e kontrolluar të banesave dhe pallateve të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Rama përgëzon IKMT dhe forcat Xhenjere dhe jep lajmin se së shpejti do të nisë rindërtimi i godinave të reja.

Kreu i qeverisë deklaron në rrjetet sociale se të gjithë banorët që do tu paguhen qeratë deri në përfundimin e pallateve, do të marrin në dorë kontratat e apartementeve, me afate fikse e me gjoba për çdo vonesë të qeverisë.

?Respekt për punën e palodhur të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe Forcave Xhenjere të Ushtrisë, që prej javësh e javësh të tëra po “gërryejnë” nga brenda strukturat e shumëkatësheve të pameremetueshme të Durrësit, për të lehtësuar shembjen dhe mos rrezikuar asnjë godinë rrotull gjatë saj

Së shpejti nisin themelet e godinave të reja, në truallin e spastruar dhe të gjithë banorët që do të vijojmë t’u paguajmë qeratë deri në përfundimin e pallateve, do të marrin në dorë kontratat e apartementeve, me afate fikse e me gjoba për çdo vonesë nga ana jonë në dorëzimin e tyre?, shkruan kryeministri./ CNA.al

Lajmet e fundit nga