LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U akuzua për korrupsion/ Gjyqtarja akuza SPAK: Më goditën politikisht, ato zgjedhje ishin nul

1 Tetor 2020, 07:15, Aktualitet CNA
U akuzua për korrupsion/ Gjyqtarja akuza SPAK: Më goditën

Gjyqtarja e pezulluar nga detyra, Mimoza Margjeka është paraqitur sot në Apelin e Gjykatës së Posaçme, ku pritet të zhvillohet seanca gjyqësore.

Por, në një prononcim për mediat, gjyqtarja Margjeka ka hedhur akuza të forta në drejtim të SPAK, ndërsa akuzat ndaj saj i cilëson si të motivuara politikisht.,për zgjedhjet e 30 qershorit, pasi i refuzoi mandatin Valbona Sakos, ish-kryebashkiakes së Durrësit.

?Të nxjerrin një foni. Janë fjalë propagandistike. Dhe jam e çuditur. Kanë goditur reputacionin tim. Dyshoj që është tendencë. Nëse dikujt i del diçka. E dini mirë çfarë kam dhënë.

Është nul kam thënë, nuk ishin zgjedhje ato. E vetmja gjyqtare që nuk i kam dhënë një kryebashkiakeje mandatin. Unë do kërkoj që seanca të jetë publike.?- tha Mimoza Margjeka.

Kujtojmë këtu se ajo u arrestua për një skemë korrupsioni si e gjyqtare e komanduar në Apelin e Korçës, ku i përfshirë ishte edhe bashkëshorti i saj, teksa ajo me vendim zbuti masën për një të arrestuar kundrejt 6 mijë eurove./ CNA.al

Lajmet e fundit nga