LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Teoritë konspirative për Covid-19/ Përhapja e tyre në Shqipëri dhe Ballkan shihet si rrezik shëndetësor

30 Shtator 2020, 16:02, Aktualitet CNA
Teoritë konspirative për Covid-19/ Përhapja e tyre në

Që nga javët e para të pandemisë dhe deri më sot, krahas lajmeve të rreme, një sërë teorish komploti, apo siç njihen në zhargon, teori konspiracioni, rreth COVID-19 janë përhapur edhe në vendet e Ballkanit, ashtu si kudo në botë.

Gjithashtu, janë ngritur teori të reja kundër mbajtjes së maskës, duke e quajtur atë një formë nënshtrimi dhe skllavëri moderne.

Ndër personat që mbështesin pikëpamje të tilla është edhe avokati Zaçe Islami, një nga kundërshtarët e zëshëm të masave antiCOVID, si dhe promovues i teorive që sugjerojnë se coronavirusi i ri është sajesë e shoqërive sekrete që synojnë kontrollin absolut të njerëzimit.

?Fjala virus apo COVID-19 është një virus politik që është shfrytëzuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe nga ata që duan të sundojnë botën për të trembur njerëzit. Një nga iluminatët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thënë që në qoftë se do të sundosh popujt, futu frikën. këtë e realizuan, me një klik që bënë në kompjuter, u tremb e gjithë bota dhe u mbyllën 7 miliardë njerëz në shtëpi. Në qoftë se popujt nuk ngrihen që të përmbysin këto qeveri ekzistuese që janë në të gjithë Evropën, e ardhmja e njerëzimit është e zymtë, do të shkojmë në skllavëri elektronike. Do të vendoset mikroçipi, do të bëhen vaksinat dhe mjerë ata që do të vënë këta elementë të huaj në trup?, tha ai.

Mbështetës të tjerë të teorive të komplotit mbi COVID-19 në Kosovë, të kontaktuar nga Euronews Albania, nuk iu përgjigjën ftesave për intervistë.

Ndërsa ata që i shpërndajnë dhe i ndjekin teori të tilla shprehen se i besojnë vërtet, institucionet shkencore dhe studiues të ndryshëm thonë se ato përbëjnë rrezik real për shëndetin publik.

Sipas një studimi nga universiteti britanik King?s College, botuar në revistën shkencore ?Psychological Medicine?, platformat sociale si Facebook apo YouTube, mund të përbëjnë rrezik ndaj shëndetit publik.

Ky studim përmend specifikisht ?Teoritë e Komplotit? dhe thotë se 56% e njerëzve që besojnë se Coronavirusi nuk ekziston, e marrin shumicën e informacionit nga Facebook.

Një raport nga Qendra Kundër Urrejtjes Digjitale në qershor, raportoi se denoncoi 649 postime të denoncuara në Facebook & Twitter, të cilat përmbanin lajme të rreme dhe teori komploti rreth COVID-19. Sipas raportit, 90% e postimeve vazhduan të qëndronin online edhe pas denoncimit.

Ndërkohë, Facebook dhe Twitter kanë thënë se kanë adresuar me dhjetëra milionë postime dhe llogari përdoruesish që përhapin keqinformime mbi coronavirusin. Facebook ka paralajmëruar se do t?i bëjë të paqasshme postime të tilla duke filluar nga data 1 tetor.

Efekti i dezinformatave që vijnë nga rrjetet sociale, përkthehet në ndryshime konkrete në bindjet e popullatave.

Një sondazh i realizuar në korrik të këtij viti në Kosovë, nga Agjencia Pyper dhe i komisionuar nga Telegrafi.com, gjeti se një e treta e të anketuarve besonin se virusi nuk ekzistonte në Kosovë.

Mbi këto të dhëna reagoi edhe ambasadori italian në Prishtinë, Nicola Orlando.

Ai u bëri thirrje kosovarëve që të tregojnë kujdes dhe të shmangin një situatë të ngjashme me Italinë në periudhën e saj më të keqe, kur ushtria u thirr në ndihmë për të varrosur viktimat e shumta.

Në fund të muajit gusht, Kosova u rendit si vendi me numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19 në raport me popullsinë.

?Kosova është e njohur për përdorim të lartë të internetit në popullatë dhe prezenca në rrjete sociale, gjegjësisht në Facebook është gati 80 për qind. Para pandemisë, kur lexonim për të tilla ndodhi në shtete të tjera, na dukej paradoksale sesi njerëzit mund t’u besonin këtyre spekulimeve; ndodhi edhe te ne. Për shkak se përdorimi i rrjeteve sociale është shumë i lartë, alegoritmi ka bërë të vetën, që të shpërndajë lajmin te shoqëria e ngushtë dhe familja, dhe ka bërë që shumë të tjerë t’i besojnë personit që po shpërndan lajmin?, tha eksperti i rrjeteve sociale, Valon Canhasi.

Por Canhasi thotë se përveç bindjeve individuale apo të organizuara mbi COVID-19, një pjesë e keqinformimit ndodh për qëllime përfitimi.

?Pasojat po ndodhin, njerëzit po keqinformohen. Sidomos tani kur njerëz të cilët duan të përfitojnë nga prania online dhe krijimi i këtyre grupeve si ‘anti-vaxers’ apo të teorive konspirative, po gjenerojnë edhe të hyra duke krijuar uebfaqe të rreme, duke shtyrë për të klikuar reklama ose me i shiku ato videoreklama dhe me monetizu këtë përmbajtje?, shtoi ai.

Gjithashtu, teoritë e komplotit priren të dalin nga ekranet e smartfonëve dhe të shfaqen në realitetin fizik.

Në maj dhe qershor, në Sheshin ?Skënderbej? në Tiranë, u mbajtën dy protesta të ndryshme, kundër masave të qeverisë ndaj pandemisë, ku u përmendën edhe teoritë e zakonshme të komplotit.

Protesta të ngjashme u organizuan nga skeptikët edhe në qytete europiane, ku krahas thirrjeve kundër masave antiCOVID, spikatën edhe thirrje të së djathtës ekstreme.

Lutfi Dervishi, ekspert i medias dhe pedagog i gazetarisë në Universitetin e Tiranës, thotë se besimi ndaj teorive të tilla ndodh sepse ato japin përgjigje të thjeshta për situata të ndërlikuara.

?Teoritë konspirative ose lajmet e rreme zënë vend shumë sporadik në median tradicionale, por kanë një shtrat pjellor në rrjetet sociale… për shkakun e thjeshtë se teoritë konspirative japin një shpjegim shumë të thjeshtëzuar për fenomenet komplekse apo problemet e vështira me të cilat ndeshet sot njerëzimi. Duke pasur parasysh çështjen e COVID-19, një njeri e ka më të lehtë të besojë që e gjitha kjo është një makinacion, që e gjitha kjo është një histori që dikush për qëllime të caktuara e ka hedhur në treg sesa të përballet me realitetin kompleks?, tha. Dervishi.

Sipas Dervishit, lufta ndaj teorive të komplotit është pothuajse e pamundur.

?Në këtë kuptim, ka shumë pak shpresë për t’u përballur me teoritë konspirative sepse janë në një terren ku nuk mund t’i luftosh dot. Dhe nëse ti i lufton në median tradicionale për shkak të deontologjisë së profesionit apo për shkak të verifikimit të fakteve dhe/apo të kërkimit të burimeve të besueshme, në rrjet e ke të pamundur sepse nuk mund të përballesh me turma digjitale, dhe duke e banalizuar të zbrazësh kokën tënde për të mbushur kokën e një njeriu që e ka mendjen e ndarë?, shtoi ai.

Ashtu si në Shqipëri, edhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut mbajnë qëndrime të ndryshme mbi virusin, apo mbi vetë ekzistencën e tij.

Zërat pro dhe kundër mbi ekzistencën e Covid-19:

“Nuk e di. Un jam nga Demir Kapija, tek ne nuk ka raste, ndërsa këtu në Shkup nuk e di. Nuk besoj që ka virus. Isha në klinikë tani dhe shkoj gjithkund. Nuk shoh të ketë virus?, tha një qytetare.

“Sigurisht që ka virus. Ruajeni veten. Ju jeni të rinj, ne jemi më të moshuar. Virusi sigurisht se ekziston dhe nuk e zgjedh moshën. Duhet të respektojmë masat duke vendosur maska, mbajtur distancë duke larë duart”, shtoi një tjetër.

“Besojmë se ekziston si virus, dhe duhet të respektohen masat dhe protokollet e përgatitura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Fatmirësisht nuk kemi të infektuar që njohim”, kështu mendon një tjetër.

Mirçe Adamçevski është përballur me COVID-19 që në ditët e para të pandemisë- atëherë kur coronavirusi i ri nuk njihej mirë, dhe sëmundja nuk kishte as emrin që mban sot.

“Të gjithë ata që i patë aty lart në fotografi dolëm pozitiv me virusin. Ditët e para ndjehesha normal por me tej filloi të më rritet temperatura mbi 38.5 dhe mjeku më rekomandoi që të shkoj në klinikën për sëmundje infektive, dhe aty qëndrova dy javë. Ne ishim të infektuarit në fazën e parë, në muajin mars, kur ende as bota nuk dinte si të ballafaqohej me virusin, sesi duhet të trajtohen të sëmurët. Unë ndihesha i rraskapitur. E humba gjithë oreksin. Paramendoni një njeri si unë të humbasë 7 kilogramë për 10 ditë. Kisha edhe shumë kollë.?, tha ai.

Dyshimet e disa prej bashkëqytetarëve të tij për ekzistencën e virusit, Adamçevskit i duken absurde.

?Mbani maska, distancë dhe lani duart… Kam bërë test edhe për praninë e antitrupave. Po të mos isha i infektuar nuk do t?i kisha antitrupat. Meqë ka infeksion, ka antitrupa, do të thotë se ka virus. Të mos hamendet populli. Virusi ekziston dhe ka pasoja të rënda?, u shpreh ai.

Përvoja të rënda ndajnë edhe persona nga Shqipëria, të cilët tashmë e kanë fituar betejën me virusin.

?Fjala COVID na gjunjëzoi, se vetëm unë punoj në familje të tjerët janë të gjithë me kemp. E mora me frikë se duke pasur kaq shumë sëmundje bazë, fjala Covid do më përfshinte. S’kish kthim mbrapa, duhet të luftoja edhe pse po vuaja. Kush e ka hequr mbi supe COVID-in, vetëm ai e di?, theksoi një qytetare.

Ndërsa për ata që ende luftojnë me sëmundjen në Kosovë ? një vend ku teoricienët e komplotit thonë se të sëmurët paguhen që të thonë se kanë COVID ? pretendime të tilla janë jo vetëm të pabaza por edhe ofenduese.

“Gjendjen shumë të rëndë e kam pasur, por tani jam shumë më mirë. Shqetësimet më të mëdha kanë qenë në frymëmarrje dhe ligështi e madhe në gjithë trupin. Ata (që nuk besojnë te ekzistenca e virusit) mund të jenë në gabim shumë të madh. Coronavirusi ekziston dhe do të vazhdojë të ekzistojë, ndoshta për një kohë të gjatë. Kjo është e vërtetë dhe nuk ka dyshim?, theksoi një i prekur me Covid-19.

Vetë mjekët i konsiderojnë të rrezikshme teoritë e komplotit.

“Coronavirusi ekziston, duhet patjetër të respektojmë të gjitha masat që jepen nga institucionet shëndetësore – bartja e maskave dhe distanca sociale. Të gjithë ata që nuk besojnë që ka virus le të vinë në Klinikën Infektive; masat mbrojtëse do t’ua sigurojmë dhe le të vijnë dhe të futen në vizitë me ne te pacientët që janë COVID-pozitivë. Nuk kemi nevojë ne të flasim por vetë pacientët do t’u tregojnë se ka COVID apo jo?, u shpreh Lindita Ajvazi, drejtore e Klinikës Infektive në Prishtinë.

Kur në korrik diskutohej projektligji për menaxhimin e pandemisë në Kosovë, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, njëherësh nismëtare e këtij drafti, sugjeroi masa ndëshkuese ndaj atyre që përhapin teori komploti.

“Unë shpresoj që nëpërmjet këtij ligji të parashohim ndëshkime në veçanti për ata persona që pozitën e tyre në shoqëri e keqpërdorin për të shpërndarë dezinformata se nuk ka virus. Pra duhen ndëshkime konkrete për persona të tillë sepse dëmi që bëjnë në shoqëri dhe dezinformata të tilla nuk do duhej të kalonin të pandëshkuara?, theksoi znj. Osmani.

Megjithatë, të tjerë e vënë theksin te komunikimi i duhur, si një mënyrë më e përshtatshme për informimin dhe edukimin e publikut.

?Duhet me pas parasysh terrenin. Në Kosovë kemi një numër të lartë njerëzish që nuk qëndrojnë mirë me shkollim, pra analfabetë funksionalë. Dhe duhet të mendosh, të komunikosh në atë mënyrë që të tregohen të gjitha masat që duhet të ndërmerren por edhe rreziqet që përmban COVID-i. Patjetër që duhen realizuar kampanja [fushata] shumë më efektive dhe të drejtpërdrejta në mënyrë që popullata të informohet dhe të edukohet?, tha eksperti i rrjeteve sociale, Valon Canhasi.

Por teoritë e komplotit nuk paraqiten më thjesht si rrezik shëndetësor. Gjatë muajve të fundit janë shtuar edhe analizat dhe studimet mbi rrezikun më të madh që i kanoset shteteve nga kulte dhe platforma të organizuara ndërkombëtare, siç është QAnon.

Në këtë pikë, një koktej teorish komploti, antisemitizmi dhe bindjesh neonaziste kanë ngritur një rrezik të ri të terrorizmit ndërkombëtar, i cili synon të asgjësojë elitat dhe të zhbëjë demokracinë. Disa thonë, që ky është vetëm fillimi i një sfide më të madhe.

Lajmet e fundit nga