LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga përplasja me Policinë tek verifikimi në KLP/ Në filtër prokurorja Anila Galanxhi Papa

30 Shtator 2020, 08:28, Vetingu CNA

Me 27.07 2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar raportin për analizimin e aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit kalimtar, Anila Galanxhi Papa.

I njëjti raport i është dërguar ONM-së dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili pritet të caktojë seancën për prokuroren në fjalë.
Anila Galanxhi Papa e ka nisur karrireën e saj si prokurore në Vlorë dhe më pas në Tiranë, ku punon edhe sot.
Nuk dihen dosjet që ka shqyrtuar KLP, por prokurorja Anila Galanxhi Papa, ashtu siç kanë raportuar mediat më herët, ka pasur një konflikt me Policinë.

Bëhet fjalë për një ngjarje në vitin 2016, kur policia kishte prangosur një ndërtuese (N.Q), dhe prokuroja e kishte lënë të lirë.
Kjo gjë ka sjellë përplasjen mes Policisë (Komisariati numër 2) dhe prokurores në fjalë dhe nuk dihet çfarë ka ndodhur më tej. E vetmja gjë që dihet është incidenti, që është pasqyruar në shtyp, incident për të cilin kishte dijeni edhe Prokuroria e Përgjithshme.

Një tjetër që është bërë mediatik dhe prokurore ka qenë Anila Galanxhi Papa, është arrestimi i shtetasit turk Selami Simsek, i cili është dënuar me një vit burg, pasi u akuzua për falsifikim. Sa i përket pasurisë, prokurorja Galanxhi të ardhurat i ka nga paga e saj dhe e bashkëshortit. Ndërsa patundshmërinë, bashkëshorti i saj e ka të trashëguar.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e prokurores Anila Galanxhi Papa.
Viti 2003
Të ardhura të bashkëshortit nga INSIG-u, në shumën 0,5 milion lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si prokurore në shumën 0,723 627 lekë.

Viti 2004
Autoveturë në emër të bashkëshortit, me vlerë 700 000 lekë.
Depozitë bankare e bashkëshortit në shumën 21 000 euro.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si prokurore në shumën 945 804 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga INSIG-u, në shumën 800 000 lekë.
Viti 2005

Llogari rrjedhëse në shumën 480 000 lekë.
Depozitë bankare në shumën 8 000 euro.
Depozitë bankare në shumën 49 500 euro (nuk kuptohet sqarimi).
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si prokurore në shumën 4 600 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga INSIG-u, në shumën 12 000 000 lekë.
Viti 2006

Gjendja në depozitën bankare në shumën 7 892 94 euro.
Kontratë sipërmarrje për blerje ap me sip 100 m2 me vlerë 85 000 euro. Janë paguar 31 300 euro.
Garazh me sip 30 m2 me vlerë 15 000 euro.
Para cash në shumën 250 000 lekë.
Depozitë bankare në emër të bashkëshortit në shumën 202 560 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si prokurore në shumën 774 659 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si agjent sigurimesh, në shumën 900 000 lekë.
Të ardhura nga shitja e shtëpisë me vlerë 640 000 lekë.

Viti 2007
Kontratë sipërmarrje për blerje ap me sip 100 m2 me vlerë 85 000 euro. Janë paguar 33 800 euro.
Aksione në ndërtimin e një pallati 8 kastësh në Vlorë në emër të bashkëshortit me vlerë 100 000 euro.
Shitur autovetura dhe blerë tjetër me të njëjtën vlerë 550 000 lekë.
Gjendje në llogari 127 000 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si prokurore në shumën 854 304 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si agjent sigurimesh, në shumën 1 000 000 lekë.
Nuk kuptohet çfarë ka shkruar.
Marrë hua në shumën 20 000 euro.
Kontratë sipërmarrje për blerje ap me sip 100 m2 me vlerë 85 000 euro. Janë paguar 33 800 euro, pa u shlyer 34 900 euro.

Viti 2008
Gjendje në llogarinë rrjedhëse në shumën 140 528 69 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si prokurore në shumën 845 709 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si agjent sigurimesh, në shumën 600 000 lekë.
Të ardhura të trashëguara nga gjyshi i bashkëshortit në shumën 120 000 lekë.
Marrë hua në shumën 20 000 euro.
Kontratë sipërmarrje për blerje ap me sip 100 m2 me vlerë 85 000 euro. Janë paguar 43 800 euro, pa u shlyer 24 900 euro.
Ap me sip 120 m2, përfituar nga dhënia e një trualli me sip 2 100 m2, trashëguar nga gjyshi i bashkëshortit me vlerë 60 000 euro.
Po në të njëjtin pallat, ka një të trenë e një dyqani me sip 50 m2 me vlerë 20 000 euro.
Bashkëshorti, pjesëtar në një objekt tjetër me sip 4 200 m2.
Bashkëshorti ka deklaruar edhe pasuri të tjera, por ka një shkrim të dore të pakuptueshëëm.

Viti 2009
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si prokurore në Tiranë, në shumën 947 757 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si ekonomist, në shumën 540 000 lekë.
Të ardhura të trashëguara nga gjyshi i bashkëshortit në shumën 120 000 lekë.
Kontratë sipërmarrje për blerje ap me sip 100 m2 me vlerë 85 000 euro. Janë paguar 51 840 euro, pa u shlyer 15 900 euro.
Hua në shumën 20 000 euro, e pashlyer.
Bashkëshorti deklaron ap me sip 118 m2, të pa hipotekuar.
Bashkëshorti pronar me pjese 1/3 të një shtëpie, me vlerë 82 000 euro.

Viti 2010
Llogari bankare në emër të bashkëshortit në shumën 430 000 lekë.
Gjendje në llogarinë rrjedhëse në shumën 303 000 lekë.
Gjendje cash në shumën 355 000 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si prokurore në Tiranë, në shumën 963 534 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si ekonomist, në shumën 540 000 lekë.
Të ardhura të trashëguara nga gjyshi i bashkëshortit në shumën 120 000 lekë.
Të ardhura nga 50 rrënjë ullinj të trashëguara nga gjyshi i bashkëshortit në shumën 100 000 lekë.
Kontratë sipërmarrje për blerje ap me sip 100 m2 me vlerë 85 000 euro. Është paguar e gjithë shuma.
Bashkëshorti, kontratë këmbimi me një subject ndërtues për një objekt me sip 610 m2 për ndërtimin e një objekti 10 katësh.
Tërheqja e kolateralit nga firma në shumën e 10 000 euro dhe dhënia e huasë në masën 10 %.
Depozitë bankare e bashkëshortit në shumën 430 000 lekë.
Bashkëshorti, të ardhura nga qiraja e një dyqani në shumën 250 000 lekë.

Viti 2011
Llogari bankare e bashkëshortit në shumën 51 000 lekë.
Llogari page e bashkëshortit në shumën 4644 lekë.
Depozitë kursimi në emër të bashkëshortit, në shumën 1 000 000 lekë.
Depozitë kursimi në emër të djalit në shumën 50 000 lekë.
Depozitë kursimi në emër të vajzës në shumën 50 000 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si prokurore në Tiranë, në shumën 813 520 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit, në shumën 540 000 lekë.
Bashkëshorti, të ardhura nga qiraja e një dyqani në shumën 360 000 lekë.
Hua në shumën 20 000 euro, shlyer 17 000 euro.

Viti 2012
Llogari rrjedhëse e bashkëshortit në shumën 5 556 lekë.
Llogari rrjedhëse e subjektit deklarues në shumën 334 305 lekë.
Depozitë bankare për fëmijën në shumën 82 009 lekë.
Depozitë bankare për fëmijën në shumën 81 109 lekë.
Makinë Benz model 203, sjellë nga Gjermania nga vëllai i bashkëshortit, që kushton 55 000 lekë.
Interesa të depozitës bankare në shumën 32 000 lekë.
Gjendja cash në shumën 300 000 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si prokurore në Tiranë, në shumën 961 618 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit, si inspector në Drejtorinë e Shërbimit Pyjor në Tiranë, në shumën 429 482 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit, si ekonomist me kohë të pjesshme në një kompani taksish, në shumën 360 000 lekë.
Bashkëshorti, të ardhura nga pronat e trashëguara, në shumën 300 000 lekë.
Shlyer huaja e marrë në vitin 2007 prej 20 000 euro.
Pa shlyer makina e sjellë nga kunati nga Gjermani në shumën 1400 euro.

Viti 2013
Depozitë kursimi në emër të bashkëshortit, në shumën 3 100 000 lekë.
Llogari page e subjektit deklarues me vlerë 10 199 lekë.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortit në shumën 30 789 lekë.
Depozitë bankare për fëmijën në shumën 182 009 lekë.
Depozitë bankare për fëmijën në shumën 81 109 lekë.
Interesa të depozitës bankare në shumën 96 069 lekë.
Gjendja cash në shumën 490 000 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si prokurore në Tiranë, në shumën 1 022 057 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit, si inspector në Drejtorinë e Shërbimit Pyjor në Tiranë, në shumën 460 433 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit, si ekonomist me kohë të pjesshme në një kompani taksish, në shumën 360 000 lekë.
Bashkëshorti, të ardhura nga pronat e trashëguara, në shumën 300 000 lekë.

Viti 2014
Depozitë kursimi në emër të bashkëshortit, në shumën 4 110 000 lekë.
Llogari page e subjektit deklarues me vlerë 26 461 lekë.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortit në shumën 30 789 lekë.
Depozitë bankare për fëmijën në shumën 292 300 lekë.
Depozitë bankare për fëmijën në shumën 190 980 lekë.
Interesa të depozitës bankare në shumën 41 670 lekë.
Gjendja cash në shumën 700 000 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si prokurore në Tiranë, në shumën 1 212 500 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit, si inspector në Drejtorinë e Shërbimit Pyjor në Tiranë, në shumën 113 620 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit, si ekonomist me kohë të pjesshme në një kompani taksish, në shumën 240 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit, si financier në Drejtorinë e Transportit Rrugor Tiranë, në shumën 271 390 lekë.
Bashkëshorti, të ardhura nga pronat e trashëguara, në shumën 250 000 lekë.

Viti 2015
Depozitë kursimi në emër të bashkëshortit, në shumën 6 403 967 39 lekë.
Llogari page e subjektit deklarues me vlerë 80 042 99 lekë.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortit në shumën 25 417 lekë.
Depozitë bankare për fëmijën në shumën 404 780 95 lekë.
Depozitë bankare për fëmijën në shumën 300 458 13 lekë.
Interesa të depozitës bankare në shumën 45 150 lekë.
Gjendja cash në shumën 600 000 lekë.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortit në shumën 42 999 4 euro.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si prokurore në Tiranë, në shumën 1 219 322 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit, si financier në Drejtorinë e Transportit Rrugor Tiranë, në shumën 764 756 lekë.
Dëmshpërlim për bashkëshortit nga Ministria e Bujqësisë në bazë të një vendimi gjykate në shumën 796 690 lekë.
Bashkëshorti të ardhura nga përfitimi i një dyqani në shumën 200 000 lekë.
Bashkëshorti të ardhura të përfituara nga trashëgimia në bazë të shitjes së pasurisë në shumën 20 658 euro.

Viti 2016
Shtuar depozita bankare e bashkëshortit në shumën 88 100 lekë.
Llogari page e subjektit deklarues me vlerë 620 45 lekë.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortit në shumën 32 088 lekë.
Depozitë bankare e subjektit deklarues në shumën 761 244 13 lekë.
Gjendje cash në shumën 100 000 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si prokurore në Tiranë, në shumën 1 254 967 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit, si financier në Drejtorinë e Transportit Rrugor Tiranë, në shumën 764 664 lekë.
Bashkëshorti të ardhura nga dyqani në shumën 250 000 lekë.

Viti 2017
Depozitë bankare e subjektit deklarues në shumën 1 082 112 17 lekë.
Depozitë bankare në emër të bashkëshortit krijuar nga shitja e fabrikës së qumështit, në shumën 20 658 9 euro.
Gjendje cash në shumën 600 000 lekë.
Depozita bankare e bashkëshortit në shumën 6 536 189 lekë.
Llogari page e subjektit deklarues me vlerë 384 3 lekë.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortit në shumën 114 831 93 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si prokurore në Tiranë, në shumën 1 235 543 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit, si financier në Drejtorinë e Transportit Rrugor Tiranë, në shumën 865 817 lekë.
Bashkëshorti të ardhura nga dyqani në shumën 250 000 lekë.

Viti 2018
Depozitë kursimi në emër të bashkëshortit, në shumën 6 590 441 lekë.
Llogari rrjedhëse e subjektit deklarues me vlerë 3 740 lekë.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortit në shumën 75 881 57 lekë.
Depozitë kursimi e subjektit deklarues në shumën 140 141 53 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si prokurore në Tiranë, në shumën 1 294 276 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit, si financier në Drejtorinë e Transportit Rrugor Tiranë, në shumën 1 152 299 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga