LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali i mashtrimit me të dhënat/ KLGJ duhet të shkarkojë Alban Toron

28 Shtator 2020, 09:17, Vetingu CNA

Dy ditë më parë CNA.al, raportoi dhe hodhi dritë mbi skandalin e përzgjedhjes të Alban Toros si anëtar i KLGJ-së. Me anë të një investigimi të thjeshtë u zbulua se Alban Toro, është zgjedhur kundërligjshëm anëtar i KLGJ-së, duke dyshuar kështu se ka falsifikuar të dhënat, që kanë të bëjnë me ushtrimin e profesionit si avokat 10 vite pa ndërprerje, ashtu sic është përcaktuar nga neni 147 i Kushtetutës dhe Ligji 115/2016.

Në këto rrethana, Këshilli i Lartë Gjyqësor, e ka për detyrë kushtetuese që nëse njëri nga anëtarët e saj ka gënjyer, duhet të deklarojë përfundimin e mandatit.

Në nenin 147/b të Kushtetutës, pika 1,gërma d thuhet se ?Mandati i anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor mbaron, kur vërtetohen kushtet e pazgjedhshmërisë dhe të papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit?.

Pra, sipas këtij neni, Këshilli i Lartë Gjyqësor, duhet ta deklaroj të përfunduar mbarimin e mandatit të Toros, sepse vërtetohen kushtet e pazgjedhshmërisë. Thënë më qartë provohet që Toro dhjetë vjetët e fundit si avokat i ka pasur me ndërprerje dhe jo pa ndërprerje siç kërkohet nga Ligji 115/2016.

Risjellim në vëmendje investigimin e CNA.al , i cili hodhi dritë dhe ngriti dyshime për mënyrën se si është përzgjedhur Alban Toro në KLGJ.

E paqartë dhe në errësirë mbetet çështja se ku ka punuar 20 vjet avokat Alban Toro.

Nga kërkimi në faqen zyrtare të QKB-së mbi historikun e regjistrimit si avokat të zotit Alban Toro, sepse vetëm regjistrimi në QKB dhe në tatime është momenti që plotësohet kriteri i ushtrimit të profesionit të avokatit, u vërtetua se ka të dhëna që kompromentojnë zgjedhjen e Toros në KLGJ.

Sipas faqes zyrtare të QKB-së, rezulton se z. Toro është regjistruar në QKB për të ushtruar profesionin si avokat në dt 16.11.2007, me Nipt : K72316004E.

Duke qenë se ai është zgjedhur nga Kuvendi si anëtar i KLGJ-së në datën 05.02.2018, plotësohet kushti formal i të qenit avokat jo më pak se 10 vjetësh, pasi e kalon me afro tre muaj  dhjetë vjetëshin.

Por, ligji ka dhe një kriter tjetër për t?u zgjedhur anëtar i KLGJ-së. Kërkohet që 10 vjetët e fundit duhet ta kesh ushtruar pa ndërprerje profesionin e avokatit, dmth, nga data 05.02.2008 deri në datë 05.02.2018 zoti Toro nuk duhet ta ketë ndërprerë asnjëherë ushtrimin e profesionit të avokatit.

Duke ju referuar faqes së QKB-së, rezulton se zoti Toro nga data 02.03.2010 deri në dt 20.09.2011 e ka pezulluar ushtrimin e aktivitetit si avokat, pra për afro 1,5 vjet. Më pas figuron në QKB se ka ushtruar profesionin e avokatit nga dt 20.11.2011 deri në dt 27.02.2018, megjithëse edhe gjatë kësaj periudhe që figuron se është me status ?aktiv?, shumë zëra thonë që ai ka ushtruar detyra si jurist në institucione, që nuk e lejonin ushtrimin e profesionit të avokatit.

E çuditshme duket sjellja e tij, që megjithëse ishte zgjedhur anëtar i KLGJ-së, e riaktivizon statusin e tij në QKB në dt 24.04.2018, nga status i pezulluar meqënëse u zgjodh anëtar i KLGJ-së, në status ?aktiv?, dhe më pas, në dt 21.12.2018 bën ndryshimin e statusit nga ?aktiv? në ? të pezulluar ?.

Me gjithë këto të dhëna, KLGJ ka dy rrugë, ose të mblidhet dhe të deklarojë përfundimin e mandatit për Alban Toro ose të mbytet në skandal duke e thelluar atë më tej./CNA.al

Skandal në KLGJ/ Si u emërua Alban Toro me të dhëna false         

10 000 euro dhuratë për anëtarin e KLGJ-së/ Patundshmëritë e Alban Toros nga Tirana në Vlorë

Lajmet e fundit nga