LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga refuzimi i vizës amerikane te pasuria e dyshimtë/ Kush është Donika Prela, gruaja që “ha” burra

25 Shtator 2020, 08:51, Vetingu CNA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot shkarkimin nga detyra të prokurores Donika Prela.

KPA ka vendosur shkarkimin me arsyetimin se Prela nuk justifikon apartamentin në Durrës dhe një llogari bankare.

?Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 18.09.2020, ora 09:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 21/2019, datë 24.04.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 103, datë 05.02.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Donika Prela.

Gjatë seancës së sotme gjyqësore palët paraqitën konkluzionet përfundimtare. Komisioneri Publik deklaroi se i qëndron ankimit, pasi sipas tij, provat e reja të sjella nga subjekti i rivlerësimit nuk arritën të provojnë të kundërtën e shkaqeve të ankimit. Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit nr. 103, datë 05.02.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Donika Prela.

Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit paraqiti kundërshtimet për secilin prej shkaqeve të ankimit, duke i konsideruar ato, të pabazuara në ligj dhe në prova. Subjekti i rivlerësimit, znj. Prela, i kërkoi Kolegjit mosmarrjen në konsideratë të shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik dhe lënien në fuqi të vendimit nr. 103, datë 05.02.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar për çështjen, të cilin do ta shpallë më datë 25.09.2020, ora 10.00.

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi ?Dëshmorët e Kombit?, nr.3. Tiranë.?-thuhet në vendimin e KPA.

Prela e emëruar së fundmi nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në Prokurorinë e Tiranës ka mbajtur për më shumë se një vit detyrën e drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila u shkri në fund të vitit 2019.

Në kohën kur ajo mori drejtimin e Krimeve të Rënda ishin nën hetim disa çështje të rëndësishme.

Në korrik të vitit 2019, Prela kandidoi për të qenë pjesë e SPAK, por KLP e s?kualifikoi atë nga kjo garë.

Në tetor të 2019, Prela kërkoi të transferohej në Prokurorinë e Apelit ose në Prokurorinë e Përgjithshme.

Prela u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e vettingut më 5 shkurt të vitit 2019 nga trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici. Megjithatë, vendimi i KPK-së u ankimua nga Komisioneri Publik, me argumentin se: ?Subjekti nuk justifikon një pjesë të kursimeve familjare.?

Sipas komisionerit Florian Ballhysa, bëhet fjalë për një apartament banimi në Durrës. Prela nuk provon burim të ligjshëm edhe të një llogarie bankare. Gjë që solli sot edhe shkarkimin e saj nga detyra.

Kush është Donika Prela

Donika Prela u katapultua në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda vetëm 24 orë pasi i grabitën postën sekrete në Prokurorinë e Durrësit.

Prela nga drejtimi i Prokurorisë së Durrësit, sa hap dhe mbyll sytë e pa veten ?në majë? të Krimeve të Rënda,në vend të Besim Hajdarmatajt.

Prela, ndryshe, në koridoret e organit të akuzën lakohet edhe si gruaja që ha ?koka burrash?.

Para se të zinte vendin e Hajdarmatajt, prokurorja Prela i zuri karrigen e kreut të Prokurorisë së Durrësit Agron Gjana dhe pas pesë muajsh largoi nga posti Hajdarmatën e Krimeve të Rënda.
Pasi ?shijoi kokat? e prokurorëve Agron Gjana dhe Besim Hajdarmataj, Prela, vuri në tavë edhe ?kokën? e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Në fakt të gjithë burrat që u? hëngri dhe u shijoi kokat? ia serviri ish-Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku.

Refuzimi i Vizës Amerikane

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ka raportuar pranë KPK, se drejtueses së komanduar të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në vitin 2010 i është refuzuar viza amerikane.

?Grupi i punës, nëpërmjet DSIK, është informuar se me datë 08.06.2010, drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda i është refuzuar viza amerikane.

Shqyrtimi i refuzimit për vizë të SHBA-së shoqërohet me verifikim të besueshëm dhe profesional të aplikantit. Marrja e vizës së SHBA-së kuptohet si standard për pastërtinë e figurës ku aplikanti i nënshtrohet një procedure të imtësishme dhe të besueshme Vettingu. Ndërkohë që refuzimi/ revokimi i vizës mund të bëhet për disa arsye, sjellim në vëmendje se Ambasada e SHBA-së ka deklaruar se do të përdorë të gjitha mjetet ligjore që ka në dispozicion për refuzimin/revokimin e vizave të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Kjo praktikë është ndjekur nga SHBA për promovimin e luftës kundër korrupsionit, anembanë botës?, thuhet në raportin e DSIK.

Pasuria e dyshimtë

CNA.al ka zbardhur më parë pasurinë e deklaruar ndër vite nga Donika Prela, të cilën mund ta lexoni në linkun më poshtë.

Kryeprokurorja e skandaleve dhe sherreve/ Donika Prela në Vetting

Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda/ Gruaja që ?ha? burra

Shkarkohet Donika Prela/ Nuk justifikoi pasurinë

?Kam probleme shëndetësore?/ Donika Prela nuk paraqitet në KPA

Nga pasuria e dyshimtë tek refuzimi i vizës amerikane/ Donika Prela si “minë me sahat”

Fshehje pasurie dhe transaksione të dyshimta/ Donika Prela drejt shkarkimit?

Nuk justifikon kursimet familjare/ Ish-prokuroria e Krimeve të Rënda del para KPA

Nga pasuria e dyshimtë tek refuzimi i vizës amerikane/ Donika Prela si “minë me sahat”

Ditë e zezë për Donika Prelën/ Nga përballja me dy prokurorët ?rebelë?, tek pasuria e dyshimtë

ONM ?djeg? Donika Prelën/ Karriera e saj në pikëpyetje

Lajmet e fundit nga