Connect with Us

Nga pasuria e dyshimtë tek refuzimi i vizës amerikane/ Donika Prela si “minë me sahat”

Aktualitet

Nga pasuria e dyshimtë tek refuzimi i vizës amerikane/ Donika Prela si “minë me sahat”

Publikuar

-

Donika Prela është një nga kandidatet për në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion. Prela bën pjesë në grupin e prokurorëve që nuk e kanë kaluar plotësisht Vettingut.

Dhe nëse ky proces do të realizohet me standartin e Ligjit, Prela mund të thuhet se është e shkarkuar, apo nëse përdoren dy standarte, Prela do të vijojë të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Arrijmë në këtë konkluzion, pasi rasti i Prelës është i ngjashëm me rastin e prokurores tashmë të shkarkuar Antonta Sevdari.

Madje Prela ka rezultuar me probleme më të mëdha se Sevdari. Po i radhisim një nga një.

Kalimi i dyshimtë i Vettingut

Drejtuesja e komanduar në mënyrë të dyshimtë në krye të Prokurorisë për Krime të Rënda, edhe shkallën e parë të Vettingut e kaloi mbi kurrizin e një sërë dyshimeve.

Me 5 shkurt 2019, pvarësisht problemeve që u konstatuan me pasurinë, ajo u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Por, gëzimi i saj nuk zgjati shumë pasi reagoi Komisioneri Publik.

Donika Prela para mediave
                                      Donika Prela

“Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vlerëson se, bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, znj. Donika Prela, nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë”, thuhej në njoftimin për media të IKP-së.

Shkeljet e konstatuar nga IKP kishin të bënin me pasurinë. Pasuria e parë e kontestuar është një apartament në Tiranë.  Sipas Komisionerit Publik, Florian Ballhysa, Prela nuk e justifikon dot me të ardhura të ligjshme, pasi bashkëshorti i saj, rezulton se  nuk pa paguar sigurimet shoqërore dhe detyrimet tatimore.

Më tej Ballhysa është marrë edhe me deklratat justifikuese të  Prelës në KPK-së. Gjatë seancës dëgjimore, Prela deklaroi se nuk ka  patur dijeni për shmangien e pagimit të detyrimeve tatimore.

Por, Komisioneri Publik, Ballhysa e ka parë me dyshim këtë deklarate, pasi Prela në periudhën kur flitet se nuk janë paguar taksat, a qenë prokurore e seksionit Task Forcë, ku brenda juridiksionit të veprimeve procedurale/hetimit të tyre, ishte edhe hetimi i veprave penale të sferës ekonomike.

Gjithashtu gjatë hetimete të IKP-së, ka rezultuar se Prela nuk ka pasur të ardhura të mjaftueshme për të krijuar kursimet e deklaruara në vitin 2006 si dhe nuk ka pasur të ardhura për të mbuluar pagesën e këstit të apartamentit.

Dyshim ka ngjallur edhe blerja e apartamentin  me çmim më të ulët se vlera e tregut. Më tej si e dyshimtë është përmendur edhe një hua prej 15 mijë eurosh e marrë nga Donika Prela

“Personi që ka dhënë huanë, nuk ka të ardhura të ligjshme dhe nuk provohet me dokumentacion ligjor krijimi i tyre nga emigracioni”,thuhet në ankesën e IKP-së.

Çështja tashmë ndodhet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe në fillim të këtij muaji është caktuar edhe trupi gjykues që do të rivlerësoje Donika Prelën.

Natasha Mulaj, kryesuese, Adrian Hajdari, realator dhe Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo, anëtarë, nëse nuk do të veprojnë me dy standarte, pritet të shkarkojnë Donika Prelën.

Refuzimi i Vizës Amerikane

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ka raportuar pranë KPK, se drejtueses së komanduar të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në vitin 2010 i është refuzuar viza amerikane.

“Grupi i punës, nëpërmjet DSIK, është informuar se me datë 08.06.2010, drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda i është refuzuar viza amerikane.

Shqyrtimi i refuzimit për vizë të SHBA-së shoqërohet me verifikim të besueshëm dhe profesional të aplikantit. Marrja e vizës së SHBA-së kuptohet si standard për pastërtinë e figurës ku aplikanti i nënshtrohet një procedure të imtësishme dhe të besueshme Vettingu. Ndërkohë që refuzimi/ revokimi i vizës mund të bëhet për disa arsye, sjellim në vëmendje se Ambasada e SHBA-së ka deklaruar se do të përdorë të gjitha mjetet ligjore që ka në dispozicion për refuzimin/revokimin e vizave të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Kjo praktikë është ndjekur nga SHBA për promovimin e luftës kundër korrupsionit, anembanë botës”, thuhet në raportin e DSIK.

Por pavarësisht kësaj, Prela u konfirmua në detyrë dhe për më tepër ajo tashmë synon SPAK-un. Të jetë për KLP e emërojnë që nesër, pasi vetë Këshilli i Lartë i Prokurorisë është me anëtarë me probleme.

Tashmë mbetet për t’u parë vendimi i KPA-së, dhe se sa profesionale është trupa që do të rivlerësojë Prelën. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Zbardhet raporti i fshehur nga media/ Kompania SGS kapet me shkelje të rënda

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Ministria e Brendshme: Raporti i UNODC i referohet periudhës 2009–2012

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: