web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse shteti ka dështuar?

11 Gusht 2019, 13:02, Aktualitet CNA

Shteti ka dështuar, institucionit kanë rënë. Nuk është përceptim por fakt.

Ministra, drejtorë janë derdhur rrugëve bizneseve, duke inspektuar dhe kontrolluar punën në terren.

Në fakt, kjo nuk është detyrë e ministrave, pasi në çdo Bashki dhe qytete duhet të funksionojnë administratat përkatëse.

Ministrat janë për të hartuar politika dhe administrata, vartësit e tyre për t’i zbatuar në praktikë.

Por një gjë e tillë, duket se nuk ka ndodhur. Institucionet kanë dështuar dhe me dështimin e tyre ka rënë shteti.

Kupola që i udhëheq institucionet ka dalë të marrë vetë situatën në kontroll, ndërkohë që një administratë e terë paguhet për të bërë punën që ata po bëjnë sot.

Ka dalë në terren, tavolinë më tavolinë, e biznes më biznes, Ministrja e Financave Anila Denaj, nëpër pika të karburanteve ka zbritur Drejtori i Përgjithëm i Doganave, Arlind Gjokutaj, për inspektimin e rrugëve, Ministrja e Infrasktrukturës dhe e Energjisë Belinda Balluku e të tjetrë.

Kjo do të thotë se adminsitrata është e pabesueshme për ta dhe diçka nuk funksionon.

Pra kemi një kupolë që si hije merimgane po mundohet të mbulojë dështimet e vartëseve të tyre

Ndonëse, ndonëse kemi dhe zëvendëskryeministër që del herë pa here dhe kërcënon, shteti ka rënë.

Nuk është parë në asnjë vend të botës, që Ministrja e Financave, të mbledhë kuponat Tatimor apo zëvendëskryeministri të merre me biznese të caktuara, duke “kërcitur’ dhëmbët bë media, gjoja se po i tremb.

Në vend që ta kërkojnë problemi tek vetja, e tyre, tek administrata e tyre, kërcënojnë bizneset,duke treguar kështu se situata iu ka dalë nga duart.

Duke treguar hapur se insitucionet kanë rënë, dhe ata po tentojnë t’i mbledhin. Por, e kanë të vështirë, derisa kanë arritur në këtë pikë, ku institucionet kanë mbetur vetëm në qendër./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga