web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama uron Kurban Bajramin/ Qytetarët i përvishen për memorialin turk

11 Gusht 2019, 07:39, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Ramau u ka uruar besimtarëve myslimanë, fedtën e Kurban Bajramit.

Rama ndryshe nga Meta, nuk ka dhënë mesazhe politike, por urimin e ka shoqëruar me fotot e Xhamisë së Pazarit në Gjirokastë

“Dhe me këto pamje të punës së bukur për nxjerrjen në dritë të Xhamisë së Pazarit në Gjirokastër, Gëzuar Kurban Bajramin” uron Rama.

Por qytetarët i janë përveshur duke i kujtuar memorialin ngritur tek Liqeni për viktimat e atij që quhet si grusht i shtetit i 15 korrikut 2016 në Turqi.

Qytetarët e pyesin se me çfarë guximi e ka vendosur një memorial në Tiranë.

“Pse nuk i uron shqiptarët me memorialin turk në Tiranë…Populli shqiptar në Kosovë dhe Shqipëri ka plot dëshmor që politikanët as varrin nuk e dinë ku ju ndodhet. Ju lutem me një ligj o bëj çfarë të duash dhe hiqe se është turp. Kjo per mua personalisht quhet pushtim. Për kaq pak e shesin b….politikanët shqiptar?…”.

Janë këto disa nga komentet e qytetarëve, të cilat po i sjellim më poshtë./CNA.al





Lajmet e fundit nga