web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"I përket ish-pushtuesve"/ Përdhoset memoriali turk në Tiranë

12 Gusht 2019, 08:50, Aktualitet CNA

Memoriali i ngritur në nderim të viktimave të grushtit të shtetit në Turqi, në Parkun e Liqenit Artificial, mbetet ende temë e nxehtë diskutimi në mediat shqiptare. Të shumta kanë qenë reagimet kundër ngritjes së këtij objekti me argumentin se ky është një turp për shqiptarët dhe se cënon integritetin tonë kombëtar.

Ndërkohë që vijon një heshtje nga figurat kryesore politike të vendit, persona të panjohur, si shenjë revolte, kanë përdhosur memorialin turk të ngritur te Liqeni Artificial, duke hedhur aty letra higjenike.

Ndërsa mbi objektin qëndron e vendosur një pankartë në të cilën shkruhet: ?Respekt për këdo që nuk jeton më, por ky monument nuk na përket neve. I përket pushtuesve tanë. Bërë në datë 11/ 08/ 2019. Paqësisht në vend demokratik?.

Kujtojmë se ceremonia për memorialin e ngritur në respekt të viktimave për grushtin e dështuar të shtetit ndaj Erdoganit, u mbajt pa pranine e medias nga ambasada turke dhe nënkryetari i Bashkisë tek Parku i Liqenit artificial, ndërsa ende nuk dihet arsyeja apo çfarë lidhje ka ky objekt me Shqipërinë

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në një reagim të tij për mediat shprehet se një ngjarje e tillë, tregon respekt për të vdekurit, dhe se kjo nuk është e vetmja përkujtimore e ngritur në këtë Park, pasi sipas tij: ?në atë territor ka mbi 50 pika, ku janë kujtuar raste të ndryshme, dhe secili ka mundësi të respektohet?.

Pavarësisht reagimeve të shumta kundër memorialit, ajo çka të bën më shumë përshtypje është heshtja e  opozitës, pasi përmes një veprimi të tillë, ajo vetë i ka dhënë një ?ok? ngritjes së memorialit, duke çuar atë ditë aty përfaqësuesin e saj, Kreshnik Çollakun./ CNA.al





Lajmet e fundit nga