Connect with Us

“Kam probleme shëndetësore”/ Donika Prela nuk paraqitet në KPA

Vetingu

“Kam probleme shëndetësore”/ Donika Prela nuk paraqitet në KPA

Publikuar

-

“Kam probleme shëndetësore”/ Donika Prela nuk paraqitet në KPA

Shtyhet seanca gjyqësore në KPA për gjyqtaren Donika Prela. Prela nuk është paraqitur në seancën e sotme ndërsa ka kërkuar shtyrje.

“E kam të pamundur paraqitjen në seancë. Kam probleme shëndetësore”, mësohet të jetë justifikuar gjyqtarja Prela.

Mësohet se seanca e ardhshme do të zhvillohet në 5 shtator ora 15:00 pasi Prela ka paraqitur një raport 2 javor.

LEXO EDHE:  Vendimi për Adriatik Llallën, i vetmi ankimim në Kolegjin e Apelimit/ KPA zbardh të dhënat

Donika Prela u konfirmua në detyrë më 5 shkurt të vitit 2019 nga trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici. Megjithatë, vendimi i KPK-së u ankimua nga Komisioneri Publik, i cili kritikoi justifikimin që trupa gjyqësore u bëri të ardhurave të pataksuara të bashkëshortit të Prelës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Skandali/ KLGJ nuk verifikoi pasurinë e Sokol Sadushit para emërimit në Gjykatën e Lartë (Dokumenti)

Publikuar

-

Nga

Skandali/ KLGJ nuk verifikoi pasurinë e Sokol Sadushit para emërimit në Gjykatën e Lartë (Dokumenti)

Disa dokumenta zyrtare, të konsultuara nga “Boldnews.al”, dëshmojnë se Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka kualifikuar Sokol Sadushin për në Gjykatën e Lartë, pa kryer një verifikim të mirëfilltë mbi pasurinë e tij.

Gjithashtu, KLGJ i dha pikë maksimale në kriterin profesional, bazuar, ndër të tjera, edhe në një shkresë të Shkollës së Magjistraturës, të nëntorit 2019, kohë në të cilën institucioni drejtohej nga vetë Sadushi, dhe ku ai vlerësohej me superlativa për angazhimet në seminare, gjithashtu edhe si “pedagogu më i aftë”.

Kriteri i pasurisë konsiderohet ndër më të rëndësishmit në procesin e Vetingut, si edhe ka qenë shkaku kryesor për shkarkimin e shumicës absolute të gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë përballur deri më tani me rivlerësimit kalimtar.

Por, në rastin e Sokol Sadushit, Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili është përgjegjës për Vetingun e kandidatëve jashtë gjyqësorit, është mbështetur në një raport paraprak të institucionit ndihmës, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), pa kryer verifikime të thelluara.

Pikëpyetjet mbi pasurinë

Këshilli i Lartë Gjyqësor, me vendimin nr.257, datë 12.11.2019, ka vendosur kualifikimin e kandidatit Sokol Sadushi për të vijuar garën për Gjykatën e Lartë, pasi, në përfundim të “Vetingut”, rezultoi se ai ishte i përshtatshëm në të tre shtyllat e kontrolluara-pasurinë, integritetin personal dhe aftësitë profesionale.

Për kriterin e pasurisë, rezulton se KLGJ nuk ka kryer thuajse asnjë verifikim.

Të vetmte veprime që ka kryer KLGJ lidhur me kriterin e pasurisë së kandidatit Sokol Sadushi është kërkesa për informacion drejtuar Drejtoris së Përgjithshme të Tatimeve dhe asaj të Doganave.

Pjesë nga vendimi i KLGJ, lidhur me pasurinë e Sadushit

Në vendimin e zbardhur, KLGJ deklaron se ka pranuar plotësisht raportin e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, i cili konstatonte se “kandidati ka burime financiare të ligjshme për të justifikuar pasurinë; nuk ka kryer fshehje të pasurisë; nuk ka kryer deklarim të rremë; dhe se nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesave”.

ILDKPKI i ka dërguar një raport të ngjashëm edhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), i cili nga ana e tij po kryente Vetingun e bashkëshortes së Sadushit, Edlira Petri, gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Ndryshe nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në kuadër të procesit të Vetingut për Petrin, ka kryer një seri veprimesh shtesë mbi raportin e ILDKPKI dhe ka konstatuar problematika të theksuara lidhur me pasurisë e Sokol Sadushit.

Komisioni i Vetingut ngriti disa pikëpyetje thelbësore mbi ligjshmërinë e burimit financiar për disa asete të krijuara nga Sokol Sadushi, kryesisht para martesës me gjyqtaren Petri.




Anëtarja e trupës së KPK, Pine, kërkon shkarkimin e gjyqtares Edlira Petri për shkak të pasurisë së bashkëshortit, Sokol Sadushi

Megjithatë, KPK pranoi një kërkesë të Petrit për të mos u marrë në konsideratë gjatë procesit të saj pasuritë e krijuara nga bashkëshorti para martese dhe në fund e konfirmoi atë në detyrë me një shumicë të brishtë, 2-1 të anëtarëve të komisionit.

LEXO EDHE:  Vilën në emër të ish sekretares dhe para nga prostitucioni/ Artur Malaj, skandali i gjyqësorit

LEXO EDHE:  Vendimi për Adriatik Llallën, i vetmi ankimim në Kolegjin e Apelimit/ KPA zbardh të dhënat

Por, gjithësesi, shmangia e problemeve të pasurisë së Sokol Sadushit nga Vetingu i bashkëshortes, nuk i fshehu ato.

Madje, siç ka raportuar më herët “Boldnews.al”, anëtarja në pakicë e trupës së Vetingut, Xhensila Pine, është bazuar pikërisht në pikëpyetjet për pasurinë e Sadushit, kur argumenton qëndrimin e saj për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Apelit, Edlira Petri.

Në krahasim mes raportit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të dyja struktura të dala nga Reforma në Drejtësi, rezulton qartë që “qeveria e gjyqësorit” ka dështuar me vetëdije për të kryer një verifikim mbi pasurinë e Sokol Sadushit, i cili tashmë është në krye të Gjykatës së Lartë.

Profesionalizmi, Sadushi vlerëson Sadushin

Në një vendim tjetër, me nr. 104, të datës 27.02.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të japë pikët më të larta për kandidatin Sokol Sadushi, krahasuar me aplikantët e tjerë, sa i përket aspektit profesional.

Sadushi ka një përvojë të gjatë në jurisprudencë. Ai ka filluar punës si prokuror në vitin 1986, më pas karriera e tij ka vijuar me ngritje, duke qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese në periudhën 1998-2011 e, në vitet e fundit, drejtor i Shkollës së Magjistraturës.

Sokol Sadushi ka ka një CV të zgjeruar, me pjesëmarrje në seminare e botime në fushën juridike.

Pjesë nga vendimi i KLGJ, lidhur me kriterin profesional të Sokol Sadushit

Por, pavarësisht biografisë së gjerë profesionale, Këshilli i Lartë Gjyqësor e ka konsideruar të arsyeshme që të marrë një vlerësim për kandidatin Sadushi edhe nga Shkolla e Magjistraturës, duke i dhënë vendimin nuancat e “konfliktit të interesit”.

Në vendimin, ku Sokol Sadushit është vlerësuar me 87 pikë në kriterin profesional, Këshilli i Lartë Gjyqësor përmend: “Shkolla e Magjistraturës, me shkresë nr.906 prot., datë 19.11.2019, e liston kandidatin Sadushi ndër pedagogët më të aftë dhe më të mirë në drejtimin praktik dhe akademik, përsa i përket procesit të mësimdhënies”.

Ky vlerësim tejet i lartë është dhënë nga Shkolla e Magjistraturës në një kohë që Sokol Sadushi vijonte të ishte drejtor i saj.

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Kryetari i Gjykatës së Tiranës në sitën e vettingut/ KPK jep vendimin

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë drejtuesin e Gjykatës së Tiranës, Petrit Çomo-n.
Trupa gjykuese që kreu procesin e vetingut përbëhej nga Brunilda Bekteshi, Xhensila Pine dhe Olsi Komici.

Hetimi administrativ i gjyqtarit Çomo është realizuar për të tre kriteret e vetingut, përfshirë pasurinë e subjektit, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.



Petrit Çomo e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar për gati dy dekada si gjyqtar dhe zv.kryetar i Gjykatës së Tiranës. Në vitin 2015, Çomo u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë –detyrë të cilën e mbajti deri në shkrirjen e këtij institucioni./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Gjyqtari i Apelit në sitën e vettingut/ KPK jep vendimin për Genti Shalën

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, Genti Shala.

Trupa gjykuese ishte e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici, Firdes Shuli, të cilët pasi analizuan provat dhe faktet për ligjshmërinë e pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional, vendosën konfirmimin e tij në detyrë.



Komisioni e vlerësoi pozitivisht gjyqtarin Shala për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.
Megjithatë, Komisionin ka konstatuar një sërë problemesh të lidhura me deklarimet e pasurisë së gjyqtarit, por pas rivlerësimit të çështjes vendosi konfirmimin e tij në detyrë.

LEXO EDHE:  KPK e konfirmoi në detyrë/ ONM ankimon vendimin për Hajdarmatajn

LEXO EDHE:  KPK e konfirmoi në detyrë/ ONM ankimon vendimin për Hajdarmatajn

Shala e ka filluar karrierën e tij si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër në vitin 1999, pasi kishte shërbyer prej vitit 1995 në këtë gjykatë si ndihmës gjyqtar. Në vitin 2006 ai është emëruar anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, post që e ka mbajtur deri në vitin 2008. Në vitin 2010, Shala është emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë, funksion që e ka edhe sot./CNA.al

LEXO TE PLOTE