Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Në datën 18 qershor Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkojë nga detyra ish-Gjyqtaren e Apelit Fatmira Hajdari.
Hajdari u shkarkua nga KPK për shkak se iu gjetën parregullsi në lidhje me pasurinë, ndërkohë që ka dalë edhe vendimi i plotë për ish-gjyqtaren, që e kompromenton edhe më shumë, pasi janë rreth 1 miliardë lekë pasuri të paligjshme që ajo ka tentuar t’i fshehë.
Fatmira Hajdari është përpjekur që të fshehë pasurinë duke shkelur ligjet si dhe nuk justifikon me të ardhura të ligjshme një pasuri me vlerë 948 mijë USD. Ky është konkluzioni i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkallës së parë të Vetingut, në vendimin për shkarkimin e gjyqtares pas një karriere 20-vjeçare në drejtësinë shqiptare.
Kryefjala e vendimit për shkarkimin e Fatmira Hajdarit nga detyra është pallati 10-katësh në zonën e njohur si ?Vilat Gjermane? në Tiranë. Vendimi i shkarkimit zbërthen misterin e pallatit, të cilin zonja Hajdari nisi ta ndërtonte 8 vite më parë, pra në vitin 2012. Për të ndërtuar këtë pallat zonja Hajdari ka investuar 207 mijë euro, vlerë të cilën e ka mbuluar më vonë me shitjen e vetëm dy apartamenteve.
Fillimisht, Fatmira dhe Azem Hajdari kanë përfituar si të pastrehë nga shteti 454 m2 truall dhe një banesë 95 m2, në vitin 1995, me vlerë 129 mijë lekë. Edhe për këtë pasuri gjyqtarja ka gënjyer në deklaratat e pasurisë. Ndërkaq, mbi këtë truall, zonja Hajdari ka ndërtuar pallatin (punimet kanë nisur në 2012 dhe kanë përfunduar në 2014), ku sot ka në pronësi bashkë me tre fëmijët, 12 pasuri të paluajtshme, si apartamente, dyqane dhe njësi. Gjyqtarja ka shitur 4 apartamente me vlerë 110 mijë euro, 100 mijë euro, 60 mijë euro dhe 90 mijë euro. Në këto pasuri, gjyqtarja Hajdari ka 3/6 pjesë, ndërsa tre fëmijët kanë nga secili nga 1/6 pjesë.
Nga hetimi 19-mujor, ka rezultuar se pallati është ndërtuar pa leje, nuk është deklaruar fillimi i investimit në ILDKP, nuk ka deklaruar fillimin e punimeve, nuk justifikon investimin me para të ligjshme si dhe më vonë del se trualli nuk është më 454 m2, por është rreth 900 m2.
Në 2013, ka shtuar 142 m2 truall, ngjitur me truallin e parë. Në 2015, ka shtuar edhe 150 m2, ngjitur me dy pjesët e bashkuara, ndërsa pjesa tjetër është shtuar para vitit 2013. Sipërfaqja 142 m2 ka qenë tokë publike, të cilën zonja Hajdari e ka përfituar me vendim gjykate. 150 m truall i ka marrë me VKM-në nr. 823, datë 7.10.2015 sërish nga shteti, ku pala shitëse ishte ALUIZNI Tiranë. Truallin 150 m2 e ka pëfituar me çmim total prej 978.268 lekësh, e përbërë nga pagesa prej 402.267 lekësh, bono privatizimi në vlerën 560.000 lekë. Edhe këtë pronë të re Fatmira Hajdari nuk e ka deklaruar në ILDKP.
Referuar vendimit, KPK ngre dyshime edhe sa i takon burimit të 207 mijë eurove të investuara për ndërtimin e pallatit. Për të mbuluar pjesërisht këtë shpenzim, Fatmira Hajdari deklaron se djali i saj ka shitur investimin 160 mijë euro në lokalin në Qytetin Studenti. Djali i zonjës Hajdari në vitin 2009 ka lidhur një kontratë me Ministrinë e Ekonomisë për të marrë me qira për 10 vjet ish-Sallë e Lojërave të Qytetit Studenti, 306.5 m2, me vlerë qiraje 155.000 lekë/muaj. Por, kontrata është zgjidhur dy vjet më vonë, pasi ndërtesa u ka kaluar ish-pronarëve, të cilët i kanë dhënë djalit të zonjës Hajdari vlerën e investimit, lëvizje për të cilën KPK ka ngritu një pikëpyetje të madhe.
Për këtë investim, Kirjard Hajdari, ka marrë një kredi 18 milionë lekë, në vitin 2007, pra dy vjet para se të lidhte kontratën me Ministrinë e Ekonomisë. Sipas vendimit, nuk ka dokumentacion që provon investimin e shumës së kredisë në lokalin në Qytetin Studenti, shitjen e të cilit e ka përdorur për të justifikuar pjesërisht shumën prej 207 mijë euro për ndërtimin e pallatit. Më tej është zbuluar se një pjesë e kredisë ishte investuar në një biznes tjetër. Hetimi i thelluar ka zbuluar një seri manovrash dhe veprimesh fiktive me qëllim justifikimin dhe mbulimin e krijimit të pasurive të palujtshme me para që nuk u dihet burimi./CNA.al
VENDIMI I PLOTE: https://kpk.al/wp-content/uploads/2020/08/Vendim-Fatmira-Hajdari.pdf
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Disa dokumenta zyrtare, të konsultuara nga “Boldnews.al”, ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë d...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë g...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkoi që Kolegji i Ap...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi që të ndërpresë pr...
Prokuroria e Posaçme pritet të mblidhet sot në 14:00 për të ...
Shtyhet seanca gjyqësore në KPA për gjyqtaren Donika Prela. ...
Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin ng...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimi ka vendosur sot shkarkimin...
Në një debat me gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Shkodër, Seli...
Gjyqtarja Alma Hicka duket se ka marrë mbështetjen e Edi Ram...
Shkarkohet nga detyra Spartak Çoçoli prokuror pranë rrethit ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të lërë në fuqi ven...
Një tjetër prokurore do të jetë pjesë e Prokurorisë së Posaç...
Në seancën e dytë dëgjimore, gjyqtares Alkelina Gazidede iu ...
Në vendin tonë shpesh, institucionet të cilat duhet të bëjnë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...