Connect with Us

Fshehje pasurie dhe transaksione të dyshimta/ Donika Prela drejt shkarkimit?

Aktualitet

Fshehje pasurie dhe transaksione të dyshimta/ Donika Prela drejt shkarkimit?

Publikuar

-

Donika Prela flet per mediat

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të kualifikimit, për drejtuesen e komanduar të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela.

“Nisur nga parashikimi i nenit 179/b/5 të Kushtetutës, aneksit të Kushtetutës, konsiderojmë se ndryshe nga sa disponon Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për kriteret e rivlerësimit, referuar gjendjes së fakteve dhe provave në rastin konkret, Komisioneri Publik ndan gjykim të kundërt, pasi vlerëson se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin e saj në detyrë”, thuhet në ankimimin e përpiluar nga Komisioneri Publik Florjan Ballhysa.

Referuar deklaratave periodike vjetore të subjektit të rivlerësimit, sipas nenit 32/5 të ligjit nr. 84/2016, deklaratës “vetting”, rezultateve të hetimit administrativ, akteve të administruara dhe përfundimeve të arritura nga Komisioni, Komisioneri Publik, në rastin konkret konstaton se subjekti i rivlerësimit edhe pas kalimit të barrës së provës nuk ka arritur të provojë të kundërtën e rezultateve të hetimit, që në kuptim të nenit D, paragrafi 3, 5 i aneksit të Kushtetutës, do ta bënte atë subjekt të besueshëm në vlerësimin e pasurisë, e për pasojë të sillte konfirmimin e saj në detyrë.

Për pasurinë:Apartament banimi me sipërfaqe 95.6 m2

Në deklaratën “vetting”, subjekti ka deklaruar pasurinë: Apartament banimi me sipërfaqje 95.6 m2 , në emër të bashkëshortit.

Burimi i krijimit, sipas Prelës janë të ardhurat e përbashkëta të krijuara nga puna si prokurore dhe e bashkëshortit gjatë viteve 2006, (kursime të deklaruara 1.000.000 lekë), të ardhura të përbashkëta nga puna gjatë vitit 2007, si dhe hua e marrë nga djali i xhaxhait të bashkëshortit në shumën 15.000 euro, me kontratë verbale.

Huaja në shumën 15.000 euro është likujduar në dy këste, 7.500 euro në vitin 2008 dhe 7.500 euro në vitin 2009, nga të ardhurat e krijuara nga puna si prokurore dhe e bashkëshorti për vitet 2008-2009.

Në DV 2007, Prela ka deklaruar: Blerje apartament banimi 2+1, në vlerën 32.100 euro. Hua e marrë për blerje apartamenti në shumën 15.000 euro.

Komisioni gjatë hetimit administrativ mbi ligjshmërinë e burimit të krijimit të kësaj pasurie, ka konstatuar se për vitet 2003-2008, nuk janë paguar të plota sigurimet shoqërore dhe detyrimet tatimore mbi të ardhurat e bashkëshortit, si dhe nuk provohet marrëdhënia e huasë në kuptim të mundësive që ka patur ai që ka  dhënë huanë.

Mundësia financiare për të realizuar kursimet e deklaruara në vitin 2006.

Në DV 2006 Prela ka deklaruar për herë të parë kursime në cash në shumën 1.000.000 lekë, duke deklaruar: “…disponojmë të ardhura në lekë (KESH) të krijuara nga pagat, të padepozituara në institucionet bankare”.

Bazuar në dokumentacionin e administruar, rezulton se të ardhurat e ligjshme të subjektit të rivlerësimit dhe bashkëshortit të saj për vitin 2006 janë në shumën 1.006.8144 lekë. Nga analiza financiare rezulton se subjekti nuk mbulon me të ardhura të ligjshme shpenzimet dhe kursimet e deklaruara për një diferencë negative prej – 285.131 lekë.

Mundësia e subjektit për mbulimin e pagesës së kësteve të apartamentit nga të ardhurat e vitit 2007.

Në këtë element të deklarimit, fillimisht analizohet mundësia për kursimet në vlerën 500,000 lekë.

Nga dokumentacioni i administruar rezulton se, për këtë periudhë të ardhurat familjare, të ligjshme deri më 2007, kohë në të cilën deklarohet se është bërë pagesa e parë, llogariten në shumën rreth 408,559 lekë , të cilat nuk mjaftojnë për të mbuluar shpenzimet e jetesës dhe kursimin e deklaruar me të cilin është deklaruar e paguar shuma prej 500,000 lekësh.

Për pagesën e dytë, deklaruar nga subjekti i rivlerësimit si e kryer në datë ***.12.20077 në vlerën 5,000 euro (600,000 lekë), me burim kursimet nga pagat deri në fund të vitit 2007, rezulton se të ardhurat e ligjshme, për subjektin dhe bashkëshortin e saj. Për periudhën maj – dhjetor 2007 janë në shumën 807,318 lekë

Këto të ardhura nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e jetesës dhe shlyerjen e shumës prej 5,000 euro (600,000 lekë) sipas deklarimeve të subjektit.

Kështu rezulton se Donika Prela dhe bashkëshorti i saj, nuk mbulojnë me të ardhura të ligjshme, pagesën e shumës prej 1,100,000 lekë deklaruar si e paguar në vitin 2007 me burim të ardhurat nga paga për një diferencë negative prej – 450,240 lekë.

Lidhur me huanë e marrë

Subjekti në DV 2007, ka deklaruar hua në shumën 15.000 euro, marrë me kontratë verbale, pa interes dhe me afat 3 vjeçar. Subjekti ka deklaruar se në momentin e huadhënies, bashkëshorti i saj ka lëshuar një deklaratë dore për pranimin e huasë, e cila është asgjësuar pas likuidimit të kësaj të fundit1

Komisioneri Publik konstaton po ashtu se, si marrja edhe kthimi i kësaj huaje rezulton të jetë kryer jashtë sistemit bankar dhe subjekti i rivlerësimit nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion justifikues ligjor për të vërtetuar marrjen dhe kthimin e saj, përveç deklaratës noteriale të sipërcituar, në referencë kjo të nenit 32/1, të ligjit nr. 84/2016 dhe pikave 15, 18 dhe 21 të Udhëzimit nr. 4095 prot., datë 10.10.2016 të ILDKPIKI-së, dalë në zbatim të këtij ligji.

KP, saktëson se subjekti nuk mbulon me burime të ligjshme në kuptim të nenit D, pika 3 e aneksit të Kushtetutës, të ardhurat për blerjen e pasurisë nr.1, për një shumë totale prej – 2.562.071 lekë

Për vitin 2008, totali i të ardhurave të ligjshme llogaritet në vlerën 1.874.82617 lekë.

Shpenzimet e vitit 2008 janë në shumën 2.280.523 lekë, në të cilat janë marrë në konsideratë shpenzimet për kapitalin fillestar të një  shoqërie, themeluar nga bashkëshorti i Prelës si dhe shpenzimet tatimore lidhur me këtë shoqëri, të deklaruara nga ky i fundit, shlyerja e huasë në vlerën 7.500 euro konvertuar me kursin e fundvitit 2008, shpenzimet për blerje automjeti, shpenzimet e jetesës sipas përbërjes familjare si dhe ndryshimet e likujditeve në llogaritë bankare të pagave të subjektit dhe bashkëshortit të saj.

Nga analiza rezulton se subjekti nuk mbulon me të ardhurat të ligjshme në kuptim të nenit D pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, shpenzimet e vitit 2008 përfshirë dhe shlyerjen e deklaruar të huasë për vlerën – 405,697 lekë.

Rezulton se subjekti nuk mbulon me të ardhura të ligjshme shtesat në kursimet cash të deklaruara në vitet 2010 dhe 2011.

Transaksione të padeklaruara

Mosdeklarimi i huasë prej 25.000 euro.  Referuar“Akti i përfundimit të kontrollit të plotë të deklaratës së pasurisë së subjektit D. Prela” të ILDKPKI-së, përgatitur në zbatim të nenit 33 të ligjit nr.84/2016, ka rezultuar se subjekti i rivlerësimit dhe personi i lidhur/bashkëshorti i saj nuk kanë deklaruar një marrëdhënie huaje në shumën totale prej 25.000 euro në DV e vitit 2011, ashtu edhe kthimin (marrjen) e shumës 25.000 euro në DV 2014.

Mbi ekzistencën e kësaj marrëdhënie huaje dhe mosdeklarimit të saj nga subjekti i rivlerësimit, nga aktet në dosjen e Komisionit, rezulton se ILDKPKI-ja është vënë në dijeni nga një komunikim zyrtar me Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrimit të Parave (DPPP), ku kjo e fundit ka referuar se për z. Prela është identifikuar një transaksion bankar, tërheqje cash në shumën 20.000 euro, në llogarinë e tij.

Nga analiza e akteve në dosje, referuar dhe raportit të ILDKPKI-së, Komisioneri Publik konstaton se marrëdhënia e huasë mes bashkeshortit të subjektit të rivlerësimit dhe një shtetasi, qoftë edhe referuar prokurës së posaçme të korrikut 2011, nuk rezulton të jetë deklaruar në asnjë prej deklaratave periodike vjetore 2011-2014 apo deklaratën vetting.

Gjithashtu konstatohet se dy deklaratat noteriale,  janë hartuar pas njohjes së subjektit me rezultatet e hetimit administrativ.

Transaksion bankar/pagesë cash në shumën 1.755.000 lekë

 Nga aktet e administruara nuk provohet lidhja, shkaku ligjor dhe qëllimi i kryerjes së transaksionit nga bashkëshorti i subjektit të rivlerësimit pranë ZVRPP Durrës, në muajin prill të vitit 2013, periudhë në të cilën bashkëshorti i subjektit ka qënë i punësuar pranë Bashkisë Tiranë, ndërkohë që marrëdheniet e punësimit me  një shoqëri të caktuar, ishin ndërprerë prej nëntorit të vitit 2011./CNA.al

-Ankim-kundër-vendimit-nr.-103-datë-5.2.2019-znj.-Donika-Prela

Vendimi për Donika Prelën/ Skandal, KPK i njohu të ardhurat e pataksuara si të ligjshme

Kryeprokurorja e skandaleve dhe sherreve/ Donika Prela në Vetting

Fakte të rënda/ Donika Prela e përfshirë në pastrim parash

 

“Krimet e Rënda në luftë me Policinë”/ Donika Prela ndjek Hajdarmatajn

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  “Shfryhet superoperacioni”/ Çfarë u vendos për të arrestuarit

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Video-Rama kërkon ta shkarkojë/ Shikoni çfarë bën Ilir Meta

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: