Connect with Us

Fakte të rënda/ Donika Prela e përfshirë në pastrim parash

Aktualitet

Fakte të rënda/ Donika Prela e përfshirë në pastrim parash

Publikuar

-

Prela dyshohet per pastrim parash

Drejtuesja Prokurorisë për Krime të Rënda Donika Prela, nesër do të njihet me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kuliafikimit.

Kujtojmë se Prela gjatë seancës dëgjimore u shenjëstrua për mosdeklarim të pasurinë. U ngritën dyshime se kemi të bëjmë me pastrim parash.

Ndërkaq në redaksinë e CNA.al ka mbërritur një denoncim, i shoqëruar me disa të dhëna për pasurinë e Prelës.

I njëjti denoncim ka mbërritur edhe tek Komisioni i Vettingut, ONM dhe jo vetëm. Por, gjithsesi pritet që gjihçka do të vendoset nesër.

CNA.al i është drejtuar me anë të një shkresë zonjës Donika Prela, për të mësuar dhe versionin e saj rreth pikëpyetjeve që ngre denoncimi. Por, Prela ka zgjedhur të heshtë.

Donika Prela flet per mediat

Denoncimi

Prokurorja Donika Prela ka blerë apartament në Tiranë me 815 euro/m2, ndërkohë që vlera e apartamenteve në të njëjtë godinë, si edhe në të gjithë atë zonë është 1200-1400 euro.

Sipas denoncimit në fjalë, Donika Prela deklaron se kompania “Bruci” shpk i ka shitur apartament Vangjel Prelës në Durrës, me çmim preferencial. Ky “trajtim preferencial”, edhe nëse është i tillë, nuk është deklaruar në asnjë nga formularët e pasurisë ndër vite të Donika Prelës, siç e përcakton ligji “Për deklarimin e pasurive”.  “Donika Prela ka blerë një apartament në pallatin e ndërtuar nga kompania “Lim-Em”, me administrator personin që është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Shkëlqim Beshiri. Prokurorja Prela deklaroi se ka blerë apartament 135.9 m2, me vlerë 110 mijë euro në këtë pallat, por ia ka blerë shtetasit F.H.

Pra, Donika Prela ka blerë këtë apartament me vlerë 815 euro/m2, një çmim shumë herë më i ulët se sa ai i kompanisë dhe i tregut për zonën ku është pallati që banon familja Prela.

Prokurorja Donika Prela e konsideroi “dashakeqës dhe dezinformues” denoncimin që unë i drejtova Komisionit të Vetingut dhe ONM, pavarësisht se informacionet e mia ishin shumë të sakta. Donika Prela nuk shpjegoi se përse, në mijëra apartamente që ka në shitje në Tiranë, zgjodhi të blinte pikërisht në pallatin e ndërtuar nga kompania “Lim-Em” e shtetasit Shkëlqim Beshiri”, shkruan denoncuesi Afrim Bekteshi.

Sipas të njëjtit, duke parë ecurinë e shit-blerjeve të pasurive të patundshme nga Donika Prela, nuk do të jetë aspak çudi nëse ajo, me këtë skemë mund të blejë edhe ndonjë vilë në zonat më të shtrenjta të Tiranës, si “Rrolling Hills” e të tjerë.

Denoncuesi pretendon se Donika Prela, ashtu si edhe me pronat e tjera, ka blerë  dhe një apartament shumë herë më lirë se sa janë çmimet në rrugën Tefta Tashko, në Tiranë.

Sipas të njëjti çmimet e shitjes së apartamenteve të pallatit të ndërtuar “Lim-Em” në rr. Tefta Tashko, Tiranë

“Çmimi që publikon shoqëria “Lim-Em” është 1300 euro/m2, pra, rreth 500 euro/m2 më shumë sesa deklaron se e ka blerë prokurorja Prela

Donika Prela, seance degjimore para KPK-se

Në një njoftim të kompanisë “Lim-Em”, drejtuar agjencive imobiliare,  për pallatin ku banon Donika Prela, deklaron se shet apartamente me çmime nga 1150-1300 euro/m2 (pra, 300-500 euro/m2 më shtrenjtë se sa çmimi që e ka blerë apartamentin Donika Prela”, shkruan më tej Bekteshi, duke e shoqëruar denoncimin e njoftimet e agjencive imobiliare.

 Vettingu me dy standarte

“Pashë që Komisioni i Vetingut nuk ka kryer asnjë verifikim mbi blerjen e apartamentit nga Donika Prela dhe bashkëshorti i saj në rr. Tefta Tashko, në Tiranë. Duket pak “e çuditshme”, pasi, për raste të tjera, Komisioni i Vetingut ka verifikuar informacione edhe për targa makinash në përdorim.

Duket qartë që Komisioni i Vetingut nuk ka kryer asnjë verifikim edhe për lidhjet që ekzistojnë ndërmjet administratori të “Lim-Em”, Shkëlqim Beshiri dhe personit që i ka shitur apartamentin Donika Prela, F.H.

Shpresoj që informacioni të jetë i mjaftueshëm për të krijuar bindjen se Donika Prela mund të jetë përfshirë në skemë pastrimi parash, nëpërmjet blerjes lirë dhe shitjes shtrenjtë të pasurive të paluajtshme, konkretisht:

Ne Shkurt 2014 ka blerë një apartament në Durrës me vlerë 1.4 milionë leke dhe e ka shitur pas 10 muajsh me çmimin disa herë më të lartë, 4 milion lekë.

Në vitin 2013 ka blerë 1000 m2 siperfaqe toke në Petrelë, me çmimin 350 leke/m2, ndërkohë që vlera e tokës aty është 35-40 euro/m2.

Ka blerë apartament në rr. Tefta Tashko me çmim 815 euro/m2, nderkohë që, siç rezulton nga çmimet, vlera në atë zonë është 1200-1400 euro/m2”, thuhet ndër të tjera në denoncimin e Afrim Bekteshit./CNA.al

Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda/ Gruaja që “ha” burra

Kryeprokurorja e skandaleve dhe sherreve/ Donika Prela në Vetting

Krimet e Rënda si kapanon ushtarak/ Donika Prela i do prokurorët nën “këmbët” e saj

Donika Prela po mbyll dosje politikanësh?!/ Zbardhet urdhëri skandaloz

Krimet e Rënda në kaos/ Donika Prela u “lidh” duart prokurorëve

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Plas në Digitalb, stafi letër aksionarëve: Me detyrim të dalim në rrugë të madhe

Publikuar

-

Nga

Stafi i Digitalb, gati 80 drejtues në vite të kompanisë nëpëmjet një emaili në mbrëmjen e 14 Gushtit, i janë drejtuar aksionarëve të kompanisë, pas largimeve masive të filluara kohët e fundit nga Vjollca Hoxha, cna.al ka siguruar emalin e plotë.

Shumë emra të rëndesishëm, themelues dhe menaxherë të kompanisë po hiqen dhe po hidhen në rrugë me detyrim, shkruhet në emailin që stafi ka shpërndarë pë aksionarë e kompanisë.

Më poshte teksti i plotë dhe nje foto e emailit që qarkullon në Digitalb.

Përshëndetje aksionarë të DigitAlb-it!
Të gjithë ju që ju bashkuat ëndrrës së Tan Hoxhës për të ngritur Platformën që do bënte dhe vazhdonte revolucionin mediatik në Shqipëri e do ishte “URA” lidhëse e gjithë shqiptarëve!
ËNDRRËS që ne, stafi, I BESUAM dhe jetuam duke punuar për 15 VITE…
Po ju shprehim direkt shqetësimin tonë, për çfarë po ndodh në DigitAlb-in ku ne me vite punuam, sakrifikuam po edhe shijuam, se e kishim Familjen tonë!
Siç besojmë jeni në dijeni;
Që me ardhjen e Administratorëve të rinj të gjitha gjërat në DigitAlb nisën dhe vazhdojnë të ndryshojnë për keq në çdo aspekt.
Dhe këtë, s’ka mbetur njeri pa e ndjerë e pa e folur edhe në popull apo thënë ndryshe, klientët…
Plus kësaj, nisi një fushatë spastrimi “etnik” tek punonjësit, pa u bazuar në asnjë kriter profesional. Për më tepër; Heqje masive profesionistësh nga puna, pa mbështetje në asnjë strategji zhvillimi apo financiare, afatmesme apo aftgjatë, siç do duhej të funksiononte vërtet në një kompani e siç ndodh kudo në botë. Por mbi të gjitha e më flagrantja, pa asnjë vendimarrje tuajën si ‘Asamble e Aksionarëve’ të DigitAlb!
Mjafton të përmendim largimin e mbi 90% të Drejtorëve kryesorë të kompanisë, që bashkë edhe me kërkesat ULTIMATIVE për dorëheqje të menjëhershme deri edhe tek stafi ekzekutiv në bazë, arrijnë aktualisht në rreth 80 vetë!
Por ky spastrim po vazhdon dita ditës dhe fryma e pasigurisë që ka asgjësuar atë të familjaritetit që ekzistonte dhe e karakterizonte deri dje DigitAlb, shto këtu dhe uljet e rrogave në nivele ordinere, deri edhe tek shoferët, ka bërë që edhe ata të mbeturit ende momentalisht të jenë me CV në dorë, gati për të ikur sapo t’ju dalë alternativa e parë…
Tani, pavarësisht problematikave tuaja me ish-Administratorin, Albanin që gjithësesi për ne në ato vite ishte një lider; po me ne stafin ç’patët…?!
Tek e fundit të gjithë ne punonjësit e larguar deri më tani, që në fakt U PËRZUMË pa asnjë motiv mospërmbushjeje profesionale në gjithë këto vite pune, sakrifice e jete në DigitAlb, jemi gati 80 FAMILJE me gjithë peshat sociale që rëndojnë në Shqipëri. Si mundet që kështu befas, brenda ditës, të na kërkohet me detyrim të dalim në rrugë të madhe, ndërkohë që jemi familjarë me fëmijë për të rritur e shkolluar dhe kredi për të paguar…?!
Ka mes nesh nga ata që ishin të vetmit të punësuar nga pjesëtarët e familjes. Dhe tani s’janë më!
Me çfarë ta paguaj tani unë çerdhen e fëmijës tim?
Me çfarë ta paguajë ai tjetri qeranë e shtëpisë ku ka futur familjen apo ajo kolegia tjetër kredinë bankare, që tek e fundit i është miratuar me garancinë se punonte në DigitAlb?!
Ç’kusur kanë fëmijët tanë që tani s’mbajmë dot as premtimet që u kemi dhënë, edhe për shkollën e tyre…?!
Ça faji kemi që besuam tek ju?
Deri dje të gjithë ndiheshim krenarë në familjet tona sepse punonim në DigitAlb…
Deri dje në DigitAlb organizonim fushata bamirësie për familjet në nevojë…
Tani vetëm prej tekave të shfrenuara të një zonje, krejt ndryshe nga vizioni i themeluesit, DigitAlb ka arritur ne pikën që po nxjerr me radhë sa e sa familje në mes të rrugës, duke i detyruar të luftojnë deri për bukën e gojës!
Pse tani heshtni të gjithë dhe bëni sikur s’na njihni e as na keni parë kurrë?!
Kemi punuar per ju! Me vite! Me plot përkushtim!
Kishim investuar pasion e besim me punën tonë gjithë këto vite, duke refuzuar jo një herë edhe Oferta joshëse më të larta, pasi BESONIM në ëndrrën që po punonim të ndërtonim, në atë Platformë ku ju të gjithë jeni aksionarë, por jo pa përgjegjësi!
Po tani? Çfarë bëmë ne gabim, që pas gjithë atyre viteve punë, përkushtim e besim, nga ju aksionarë të merrnim këtë “shpërblim”…?!
Stafi i DigitAlb

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KQZ u “mbyll derën” aleatëve të Bashës/ LSI: Nuk do të ndalemi

Publikuar

-

Nga

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dështoi pasi anëtarët e KQZ nuk u paraqitën, me përjashtim të kreut të saj, Klement Zguri. Duke qenë se nuk mund të ketë diskutime pasi nuk formohet kuorumi, mbledhja u anulua pa përcaktuar një datë tjetër se kur mund të mblidhet.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka i cili tha se mungesa është e qëllimtë dhe politike.

Caka tha se LSI-ja ditën e hënë do të sjellë kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

“Në respekt të dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në 13 Tetor dhe afatit në 2 gusht, LSI, PR dhe PAA paraqitën kërkesën për fillimin e procedurave. 30 qershori u shfuqizua si datë zgjedhjesh nga Presidenti. Vetëm Kushtetuesja mund të shprehet për dekretin e Presidentit. Mungesa e anëtarëve është e qëllimtë, politike.

Dekreti i Presidentit është në fuqi dhe ne do të respektojmë parashikimet. Do të sjellim të hënën kërkesën për regjistrimin në zgjedhje. Kodi parashikon që KQZ-ja ka detyrimin të nisë procedurat dhe së pari duhet të merrte parasysh kërkesën. Në Kolegj? Do të ndjekim të gjitha hapat. Prevalon Kushtetuta mbi lejen e tyre vjetore” tha përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Teuta i ‘rrëmben’ Kukësit Stivi Frashërin

Publikuar

-

Nga

Ende s’është bërë zyrtare, por Stivi Frashëri do të jetë largimi i radhës te skuadra e Kukësit. Burime të sigurta pranë futbollistit bëjnë me dije për newsport.al që titullari i portës verilindore nuk do të vijojë më bashkëpunimin me nënkampionët.

28-vjeçari korçar preferon të ndërrojë ambient në sezonin e ri dhe të njëjtat burime tregojnë se është arritur akordi me “Djemtë e Detit”. Pra, në edicionin e ri futbollistik ai do të mbrojë katërkëndëshin e skuadrës së Bledi Shkëmbit.

Kujtojmë që “gardiani” i njohur është prej dy vitesh pjesë e Kukësit. Paraqitjet e tij me verilindorët kanë qenë relativisht pozitive, por shpesh herë nuk ka mundur t’i shpëtojë edhe kritikave.

Ka një CV të pasur pasi ka kontribuar me skuadra me emër si Flamurtari, Tirana, ndërsa është formuar te ekipi i Bylisit. Tashmë pritet të shihet se si do të vijojë aventura e tij e re në portën e durrsakëve.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: