Connect with Us

Kryeprokurorja e skandaleve dhe sherreve/ Donika Prela në Vetting

Aktualitet

Kryeprokurorja e skandaleve dhe sherreve/ Donika Prela në Vetting

Publikuar

-

donika prela ne vetting

Donika Prela u katapultua në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda vetëm 24 orë pasi i grabitën postën sekrete në Prokurorinë e Durrësit.

Prela nga drejtimi i Prokurorisë së Durrësit, sa hap dhe mbyll sytë e pa veten “në majë” të Krimeve të Rënda,në vend të Besim Hajdarmatajt.

Prela, ndryshe, në koridoret e organit të akuzën lakohet edhe si gruaja që ha “koka burrash”.

Para se të zinte vendin e Hajdarmatajt, prokurorja Prela i zuri karrigen e kreut të Prokurorisë së Durrësit Agron Gjana dhe pas pesë muajsh largoi nga posti Hajdarmatën e Krimeve të Rënda.
Pasi “shijoi kokat” e prokurorëve Agron Gjana dhe Besim Hajdarmataj, Prela, vuri në tavë edhe “kokën” e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Në fakt të gjithë burrat që u” hëngri dhe u shijoi kokat” ia serviri Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku.

Prela, pasi mori drejtimin e Prokurorisë, instaloi dhunën dhe dikaturën ndaj prokurorëve dhe oficerëve gjyqësorë.
Drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda Donika Prela, kërkoi nga oficerët e policisë gjyqësore, që të raportonin me detaje për të gjitha hetimet. Një gjë të tillë e ka bërë edhe me prokurorët. Kjo nismë e saj nxiti dyshime, se po tentohej të mbylleshin dosje që kanë objekt hetimi zyrtarë të nivelit të lartë.
Sikur mos të mjaftonin të gjitha këto Donika Prela, prodhoi një super-skandal tek Krimet e Rënda. Në fakt super-skandali u inicua nga Arta Marku me largimin e prokurores së dosjes “Shullazi”, Elisabeta Imeraj në krye të Prokuorisë së Tiranës.

Por, Donika Prela vetëm sa e përforcoi. Në shtator të vitit që shkoi, një sherr i madh degjeneroi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, madje situata ka qenë tejet e e tensionuar saqë është kërkuar ndërhyrja e Policisë.
Dosja “Shullazi” u kthye në “mollë sherri” tek Krimet e Rënda, pasi ndërkohë që pritej pretenca, çështja mbeti pa prokurorë. Kjo situatë u krijua pas emërimit të prokurores së mëparshme, Elisabeta Imeraj në krye të Prokurorisë së Tiranës dhe largimit jashtë vendi për arsye shëndetësore të prokurorit, Ened Nakuçi.
Paraprakisht u raportua se disa prokurorë braktisën shortin e organizuar për çështjen, duke e konsideruar të paligjshëm, ndërkohë prokurori Besim Hajdarmataj kishte pranuar ta mbante ai çështjen.
Mirëpo, Prela dhe sigurisht Marku nuk e kanë marrë parasysh këtë fakt dhe për këtë arsye për 10 prokurorë nisën hetimet disiplinore, ndërsa tre prej tyre u internuan në rrethe.
Donika Prela ka qenë pjesë vorbullës së skndaleve dhe sherreve prej kohës që ka marrë nën drejtim Krimet e Rënda.
Më 22 jnar 2019, ajo pritet t’i nënshtrohet Vettingut, në tre shtyllat, atë të pasurisë, anës profesionalizmit dhe pastërtisë së figurës.
CNA.al sjell pa koment pasurinë e deklaruar ndër vite nga prokurorja Prela. Por siç kanë raportuar më herët disa media, Donika Prela, rrezikon seriozisht karrierën e saj përballë Vetingut, për shkak të një transaksioni të dyshimtë financiar që ka realizuar në vitin 2014, duke arkëtuar plotë 3 milionë lekë të reja me një “goditje” të vetme.

Deklarimet e pasurisë ndër vite
Në vitin 2003, ka deklaruar një banesë me qira, dhe pjesa tjetër ëhstë e pakuptueshme në formularët e deklarimit.
Në vitin 2004 ka deklaruar nja automjet ne vlrën 250.000 lekë, pagën mujore në vlerën 655.205 lekë, shpërblimin vjetor në vlerën 30 157 lekë, pagëne bashkëshortit në vlerën 159 240 lekë , shpërblimin vjetor të bashkëshortit në vlerën 25000 lekë.
Në Vitin 2005 ka deklaruar të ardhura nga paga si prokurore në Durrës, në shumën 389 404 lekë, të ardhura nga leja e lindjes në shumën 219 725 lekë, shpërblim në shumën 9000lekë, në total 618 129 lekë, të ardhura nga paga e bashkëshortit në shumën 15 -000 lekë në muaj si dhe shpërblim në vlerën 10 000 lekë.

Në vitin 2006 ka deklaruar pagën si prokurore në Durrës në shumën 826 814 lekë, pagën e bashkëshortit në shumën 600 000 lekë, si dhe të ardhura cash 1 milion lekë.
Në vitin 2007 ajo ka deklaruar se ka blerë një apartament, 2 plus 1, në vlerën 32 100 euro, të ardhura nga paga në shumën 846 103 lekë, të arhura nga paga e bashkëshortit në vlerën 600 000 lekë, hua e marrë për blerje apartamenti në vlerën 15 000 euro.

LEXO EDHE:  “Nuk ka spastrim drejtësie”/ Vishaj: I hoqën me vetting për t’i vendosur në studio luksoze avokatie

Në vitin 2008 ajo ka deklaruar se ka ashitur makinë tip Benz në vlerën 300 000 lekë, blerje automjeti për bshkëshortin në vlerën 500 000 lekë, të ardhura nga paga 334 878 lekë, të ardhurat nga leja e lindjes në vlerën 260 000 lekë, të ardhura nga paga e bashkëshortit më vlerën 600 000 lekë, sërish të ardhura nga puna e bashkëshortit ne vlerën 720 000 lekë, hua e marrë për blerje apartamenti në vlerë 15 000 euro, janë paguar 7500 euro.
Në vitin 2009 ajo ka deklaruar të ardhura nga paga e saj në shumën 877 325 lekë, të ardhura nga paga e bashkëshortit në shumën 1 200 000 lekë, ka shkley huanë prej 15 000 euro, pagesë për studimet master paguar 1 000 euro dhe pashlyer 1500 euro.
Në vitin 2010, ajo ka deklaruar kursime në vlerën 500 mijë lekë, te ardhura nga paga në shumën 908 684 lekë, të ardhura nga bashkëshorti në vlerën 400 000 lekë.
Në vitin 2011 ajo ka deklaruar kursime në shumën 1 milion e 500 mijë lekë , paga si prokurore në shumën 989 558 lekë, paga e bashkëshortit në shumën 1 milion e 200 mijë lekë, dhe nga aktivitetet e tij private.
Në vitin 2012 ajo ka deklaruar se ka blerë një automjet në vlerën 400 000 lekë, pasi ka shitur një tjetër automjet me të njëjtën vlerë. Edhe bashkëshorti i saj ka blerë një automjet në vlerën 6 500 euro. Gjithshtu ka deklaruar pagëne saj në vlerën 962 403 lekë, të ardhura nga paga dhe shpërblime e bashkëshortit në vlerën 546 018 lekë, të ardhura po na bashkëhsorti si inxhiner në një kompani private në vlerën 444 710 lekë, kursime në vlerën 2 milion lekë si dhe një apartament me sipërfaqe 95.6 metër katror në vlerën 32 100 euro.
Në vitin 2013 ajo ka blerë një sipërfaqe toke 1000 metër katror me vlerë 350 000 lekë, të ardhura nga paga si prokurore në shumën 977 2018, pagëne bashkëshortit në shumën 550 947 lekë, kartë krediti deri në shumën 90 mijë lekë.
Në vitin 2014 ajo ka deklaruar se ka blerë një apartament me sipërfaqe 59.2 metër katror, në vlerën 1 milion e 400 mijë lekë, kursime nga paga në shumën 1 milion e 200 mijë si dhe të ardhurat nga puna.
Në vitin 2015 ajo ka deklaruar s ek shitur një apartament në vlerën 4 milionë lekë , kursime në vlerën 1 milion e 500 mijë lekë, të ardhura nga paga e saj dhe e bashkëshortit. Gjithashtu ajo deklaron se motra i ka dërguar nga Amerika 1000 euro ka shpenzuar për pushime në Turqi 2 560 euro.
Në vitin 2016 ajo ka deklaruar llogari bankare në shumën 4 500 758 47 lekë në emër të bashkëshortit Vangjel Prela. Llogari bankare në emër të vajzës, nxënëse në klasën e gjashtë në vlerën 27 000 00 lekë.
Të ardhura nga shlyerja e huasë me datë 27.02.2015 e deklarur në vitin 2015, likujduar plotësisht me datë 02.08.2016 në shumën 300 000 lekë.
Kursime nga gjendja cash në shumën 500 000 lekë. /CNA.al

Krimet e Rënda si kapanon ushtarak/ Donika Prela i do prokurorët nën “këmbët” e saj

Donika Prela po mbyll dosje politikanësh?!/ Zbardhet urdhëri skandaloz

Mbyllja e dosjeve të zyrtarëve të lartë tek Krimet e Rënda?/ Reagon Donika Prela

Krimet e Rënda në kaos/ Donika Prela u “lidh” duart prokurorëve

Krimet e Rënda si kapanon ushtarak/ Donika Prela i do prokurorët nën “këmbët” e saj

Donika Prela bën gati qelinë për Llallën/ Zbulohet pasuria e kryeprokurores që “tmerron” burrat

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gramoz Ruçi dhe Armando Subashi, grup armiqësor me rojen e shkollës

Publikuar

-

Nga

Gramoz Ruçi dhe Armando Subashi grup armiqësor me rojen e shkollës

Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim penal ndaj kryebashkiakut të Fierit Armando Subashi, Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi  dhe shtetasit Pëllumb Nanaj.

Ky i fundit rezulton të jetë roje shkolle në Fier, por demokratët duket se e kanë futur në ‘listën e zezë’, pas humbjes së tyre.

Në shkresën që mban datën 31 mars, PD e akuzon këtë të fundit se ka bashkëpunuar me Subashin e Ruçin për të zhvilluar takimet elektorale në aborrin e shkollës.

Madje demokratët akuzojnë se ky i fundit është punësuar nga socialistët me qëllim për ti marrë votën me 25 prill.

Ndoshta Nanaj mund të jetë vërtetë një mbështetës i socialistëve, por të paktën demokratët t’i gjenin një bashkëpunëtorë më serioz Gramozit, jo rojen e shkollës, pasi mirë që humbin por nuk dijnë as të justifikohen duke rënë në nivel qesharak.

Më poshtë gjeni dhe denoncimimin e çuar në KAZ që CNA.al e ka siguruar nga juristët e PD./CNA.al


LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta dy herë në Prokurori/ I ndjekur penalisht për korrupsion  

Publikuar

-

Nga

Meta dy herë në Prokurori/ I ndjekur penalisht për korrupsion  

Presidenti Ilir Meta, po mundohet të shmangë vëmendjen nga Komisioni i Posaçëm Hetimor i ngritur për shkarkimin e tij.

Shkak për nisjen e këtij hetimi u bënë deklaratat e Presidentit, para, përgjatë dhe pas zgjedhjeve të 25 Prillit, ku bënte thirrje për revolucion, luftë civile, prerje gjymtyrësh, rrëmbim kosash e sfurqesh dhe kërcënonte ndërkombëtarët.

Por, Meta pas reagimeve të fundit nëpërmjet stafit të tij, ka zgjedhur të heshtë në lidhje me këtë hetim.

Ai sot është shfaqur i shqetësuar në rrjetet sociale në lidhje me fenomenin e pastrimit të parave.

“Është bërë e qartë nga të gjitha institucionet dhe organizatat prestigjioze ndërkombëtare, që fenomeni kriminal i pastrimit të parave është kthyer në sistem dhe që kryesisht të ardhurat nga trafiku dhe tregtia e drogës po pastrohen me lehtësi në sektorin e ndërtimit dhe të turizmit”, shprehet Meta.

Këtë e thotë Meta, Presidenti, apo ish kryeministri i vetëm në dy dekadat e fundit që është proceduar penalisht për korrupsion.

Fytyra e re Metës

Sot Ilir Meta, paraqitet me një fytyrë të re, ndonëse përgjatë viteve që është në politikë, është shenjëstruar për korrupsion, por ka arritur t’ia hedhë deri më tani drejtësisë pa i hyrë gjemb në këmbë.

Kujtojmë se në vitin 2015, Meta i cili në atë kohë ishte kreu i Kuvendit, akuzohej se kishte marrë ryshfet nga Debt International Advisory,(DIA), një kompani mbledhje borxhi që pati hedhur në gjyq OSHEE-në në Gjykatën e Arbitrazhit në Vjenë.

Gjithçka është mësuar, pasi DIA hodhi në gjyq kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike për prishje kontrate, duke kërkuar 130 milionë euro në vitin 2013, kohë kur kjo e fundit quhej CEZ Shpërndarje dhe ishte nën pronësinë e gjigantit Çek të energjisë, CEZ Grup.

LEXO EDHE:  “Nuk ka spastrim drejtësie”/ Vishaj: I hoqën me vetting për t’i vendosur në studio luksoze avokatie

LEXO EDHE:  Zhvatësit e Qeverisë/ Si grabiten taksat e shqiptarëve nëpërmjet zëvendësministrave?

Në vitin 2015, BIRN raportonte se nga zyra ligjore e OSHEE-së, Clifford Chance pretendonte se Meta kishte qenë një nga përfituesit e pagesave prej miliona eurosh, të përfituara nga kompania e mbledhjes së borxheve prej CEZ Shpërndarje gjatë viteve 2010 dhe 2011.

Kujtojmë se Meta është proceduar dy herë penalisht për korrupsion në lidhje me çështjen e CEZ-it, por edhe në lidhje me 7 përqindëshin apo bllokun e zi, siç njihet më gjerë.

Emri i Ilir Metës është lakuar si i lidhur me aferën e CEZ edhe nga ish-kreu i bordit të drejtorëve të CEZ, Jozef Hejsek.

Ky i fundit ka deklaruar se Meta, në kohën kur ishte Ministër i Jashtëm ka negociuar që Çekët e CEZ të punonin me biznesmenin Kastriot Ismailaj, duke e prezantuar atë si njeriun që kishte mbështetjen e Qeverisë shqiptare.

Në shkurt të vitit 2011, ai u akuzua nga Prokuroria e Përgjithshme për korrupsion aktiv, pas publikimit të një video nga emisioni “Fiks Fare”, ku dëgjohej të diskutonte një pagesë prej qindra mijëra eurosh me ish-Ministrin e Ekonomisë, tashmë të ndjerë Dritan Prifti.

Meta ka rritur t’i sfumojë këto akuza dhe sot e shohim duke denoncuar të njëjtat fenomene, ku ai dyshohet se ka qenë përfshirë, por që drejtësia i ka pasur duart e lidhura./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Policia operacion ‘blic’ në Durrës/ Arrestohen dy persona

Publikuar

-

Nga

Policia operacion ‘blic’ në Durrës/ Arrestohen dy persona

Pasditen e sotme  në zonën e plazhit në Durrës policia ka realizuar një operacion blic anti-drogë dhe janë arrestuar dy persona.

Mësohet së këta persona kishin kohë që ishin shpallur në kërkim nga policia, por ditën e sotme është bërë e mundur kapja e tyre.

Sipas qytetarëve ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri, por policia sqaroi se ishin një operacion anti-drogë që përfundoi me 2 të shoqëruar, ndërsa ende nuk dihet çfarë u është sekuestruar./CNA.al

LEXO TE PLOTE