Connect with Us

Skandal në KLGJ/ Si u emërua Alban Toro me të dhëna false         

Vetingu

Skandal në KLGJ/ Si u emërua Alban Toro me të dhëna false         

Publikuar

-

Ngritja e Gjykatës së Lartë/ Reagon Këshilli i Lartë Gjyqësor

Institucionet e prodhuara nga Reforma në Drejtësi, shpesh herë kanë ngjallur debat sa i përket ppërbërjes.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, kupola apo rregullatori i gjyqësorit, dyshohet se ka në përbërje anëtarë të zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme.

Njëri prej anëtarëve është Alban Toro, i cili është zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë në dt 05.02.2018, si anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e avokatëve.

Kushtetuta dhe ligji kanë përcaktuar kriteret që duhet të plotësojnë anëtarët që zgjidhen nga avokatia.

                                       Alban Toro

Kështu sipas nenit 47 të Kushtetutës dhe nenit 19, gërma ” d”, të ligjit nr 115/2016, anëtarët e KLGJ-së, që vijnë nga avokatia,  zgjidhen nga radhët e juristëve të spikatur me jo më pak se 15 vjet përvojë pune në profesion si jurist, nga të cilat të paktën 10 vitet e fundit të kenë ushtruar profesionin e avokatit pa ndërprerje.

CNA.al bëri një investigim nëse anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, zoti Alban Toro i plotëson krieteret e zgjedhjes apo jo.

Nuk harxhuam kohë të investigonim nëse është jurist i spikatur apo jo, sepse asnjë nuk e njeh si të tillë. Për më tepër ligji apo ndonjë akt i Kuvendit nuk ka përcaktuar kritere se cili quhet jurist i spikatur, ashtu siç vepron KLGJ-ja për të përcaktuar juristët e spikatur që shkojnë në Gjykatë të Lartë nga jashtë gjyqësorit.

Pra ky kriter mbetet i natyrës subjektive dhe nuk vazhduam më tej, pasi edhe vetë KLGJ-ja në faqen e saj zyrtare ka shkruar vetëm dy fjali për biografinë e Alban Toros, që ka punuar rreth 20 vjet avokat si dhe jurist në drejtorinë e sigurimit të depozitave.

Se ku ka punuar 20 vjet avokat Alban Toro një zot e di, por është për të ardhur keq që në faqen zyrtare të KLGJ-së hidhen CV paçavure dhe me gënjeshtra.

Nuk investiguam as faktin e konfliktit të interesit për shkak të qënurit të bashkëshortes së tij gjyqtare Apeli në Tiranë, shkak për të cilin shumë kandidatë të tjerë u skualifikuan nga vazhdimi garës për anëtar të KLGJ-së.

Çfarë ka rezultuar nga investigimi i plotësimit apo jo të kriterit ” të ketë ushtruar dhjetë vitet e fundit profesionin e avokatit pa ndërprerje”?

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Spartak Ngjela: Pse heshtin heronjtë e abuzivizmit të lartë shtetëror sot?

Për këtë ju drejtuam faqes zyrtare të QKB-së dhe kërkuam historikun e regjistrimit si avokat të zotit Alban Toro, sepse vetëm regjistrimi në QKB dhe në tatime është momenti që plotësohet kriteri i ushtrimit të profesionit të avokatit.

Rezulton se z. Toro është regjistruar në QKB për të ushtruar profesionin si avokat në dt 16.11.2007, me Nipt : K72316004E.

Duke qenë se ai është zgjedhur nga Kuvendi si anëtar i KLGJ-së në datën 05.02.2018, plotësohet kushti formal i të qenit avokat jo më pak se 10 vjetësh, pasi e kalon me afro tre muaj  dhjetë vjetëshin.

Por, ligji ka dhe një kriter tjetër për t’u zgjedhur anëtar i KLGJ-së. Kërkohet që 10 vjetët e fundit duhet ta kesh ushtruar pa ndërprerje profesionin e avokatit, dmth, nga data 05.02.2008 deri në datë 05.02.2018 zoti Toro nuk duhet ta ketë ndërprerë asnjëherë ushtrimin e profesionit të avokatit.

Duke ju referuar faqes së QKB-së, rezulton se zoti Toro nga data 02.03.2010 deri në dt 20.09.2011 e ka pezulluar ushtrimin e aktivitetit si avokat, pra për afro 1,5 vjet. Më pas figuron në QKB se ka ushtruar profesionin e avokatit nga dt 20.11.2011 deri në dt 27.02.2018, megjithëse edhe gjatë kësaj periudhe që figuron se është me status “aktiv”, shumë zëra thonë që ai ka ushtruar detyra si jurist në institucione, që nuk e lejonin ushtrimin e profesionit të avokatit.

E çuditshme duket sjellja e tij, që megjithese ishte zgjedhur anëtar i KLGJ-së, e riaktivizon statusin e tij në QKB në dt 24.04.2018, nga status i pezulluar meqënëse u zgjodh anëtar i KLGJ-së, në status “aktiv”, dhe më pas, në dt 21.12.2018 bën ndryshimin e statusit nga “aktiv” në ” të pezulluar “.

Situata e përshkruar më sipër, ngarkon me përgjegjësi Kuvendin e Shqipërisë, komisionet ad hoc të tij,  që në rastin më të mirë qëndrojnë indiferent ndaj verifikimit të kushteve të zgjedhjes në organet e larta të drejtësisë, siç është KLGJ-ja, dhe Avokatin e Popullit që ka rol në procedurën e perzgjedhjes së kandidatëve . SPAK-u, nëse do të veproj, ka material boll që të nxjerr përgjegjësitë e personave konkret për veprat penale të falsifikimit apo të shpërdorimit të detyrës.

Kaq për sot ./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Kocodhima

    26 Shtator, 2020 at 5:53 pm

    Ashtu sic ca mashtrues e falsifikatore u emeruan anetare te KPK dhe KPA, te cilat is kane birch kete emerimin rilindasve me urdher te rilindasve shkakojne ca pse kane 1 apartament dhe nuk kane as edhe nje indicie nga DSIK por nga ana tjeter lene në detyre ca me 10 apartamente dhe ne dyshime te forta per lidhje me boten e krimit

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Nuk justifikoi udhëtimet jashtë vendit që nga viti 2004/Pse u shkarkua Dritan Peka

Publikuar

-

Nga

Nuk justifikoi udhëtimet jashtë vendit që nga viti 2004/Pse u shkarkua prokurori Dritan Peka

Shkarkimi i prokurorit Dritan Peka, duket se ka ardhur si shkak i deklarimit të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë. Kjo pasi, në seancën e kaluar Komisioneri Publik është tërhequr nga qëndrimi në akimin e bërë në aspektin profesional dhe etik.

Sipas Komisionerit Publik, prokurori Peka nuk mbulonte me burime financiare një pjesë të shpenzimeve për udhëtime jashtë shtetit të bëra që nga viti 2004. Shkaqet fillestare të ankimit ndaj subjektit lidheshin me një kredi të butë për strehim.

Ndërkohë, gjatë shqyrtimit të bërë në KPA, prokurori Peka ka deklaruar se nuk kishte balanca negative në analizën financiare nga udhëtimet.

Dritan Peka e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri në vitin 2000. Ai ka punuar si prokuror i Prokurorisë së Tiranës deri në vitin 2008, kur është promovuar si prokuror i Apelit të Tiranës. Ai është drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Tiranës prej vitit 2015.

Komisioneri i konsideroi bindëse një pjesë pretendimeve të prokurorit Peka lidhur me shpenzimet e udhëtimeve jashtë shtetit dhe qëndrimeve atje.

LEXO EDHE:  Sistemi i Drejtësisë/ Murrizi tregon anën e errët të Reformës

LEXO EDHE:  Drejtësia/Manjani: Gjyqtarët dhe prokurorët të vijojnë punën me korrektësi

Komisioneri renditi të gjitha udhëtimet, të kryera prej vitit 2004 e në vazhdim, ndërsa tha se nuk vërtetohej mbulimi i shpenzimeve për një udhëtim të subjektit në Bruksel tek motra e tij.

Për pjesëmarrjen e bashkëshortes së Pekës në disa trajnime e seminare në vitin 2006 në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, Komisioneri Publik është shprehur se pranoheshin pretendimet për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit nga institucioni ku punonte, ndërkohë që sipas tij nuk janë vërtetuar shpenzimet e qëndrimit atje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Dritan Peka

Publikuar

-

Nga

Nuk justifikoi udhëtimet jashtë vendit që nga viti 2004/Pse u shkarkua prokurori Dritan Peka

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra kreun e Prokurorisë së Apelit në Tiranë Dritan Peka.

Fillimisht, Peka u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ndërsa ishte Komisioneri Publik i cili apeloi vendimin e konfirmimit në KPA. Gjatë shqyrtimit të dosjes, ditën e sotme Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi shkarkimin e Pekës.

Dritan Peka e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri në vitin 2000. Ai ka punuar si prokuror i Prokurorisë së Tiranës deri në vitin 2008, kur është promovuar si prokuror i Apelit të Tiranës. Ai është drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Tiranës prej vitit 2015. /CNA.al

Privilegjet e një Kryeprokurori/ Dritan Peka “zhvat” të pastrehët

Mega-Skandali i drejtësisë/ Si i shpëtoi Dritan Peka hetimit?

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Spartak Ngjela: Pse heshtin heronjtë e abuzivizmit të lartë shtetëror sot?

 

LEXO EDHE:  Drejtësia/Manjani: Gjyqtarët dhe prokurorët të vijojnë punën me korrektësi

 

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Prokurori që u kërcënua në sallën e gjyqit/ Shpenzon 7 000 euro në një vit

Publikuar

-

Nga

Prokurori që u kërcënua në sallën e gjyqit/ Shpenzon 7 000 euro në një vit

Prokurori i Prokurorisë Rrethit Gjyqësor në Tiranë, Gjon Kodra është vënë nën hetim nga Vettingu që në muajin Dhjetor të vitit 2019.

Prokurori shkodran Kodra, karrierën e ka zhvilluar në Tiranë. Emri tij nuk është lakuar as në aspektin profesional dhe as në atë pasuror.

Mund të thuhet se i vetmi rast, kur është përmendur prokurori Gjon Kodra në media, ka dodhur në vitin 2012.

Pasi gjatë një séance gjyqësore, prokurori Kodra është kanosur seriozisht nga një person i akuzuar për vrasjen aksidentale të një fëmije.

Sa i përket kriterit të pasurisë, të ardhurat e tij, sipas deklaratave të depozitura në ILDKPK, burojnë nga paga e tij dhe e bashkëshortes, por edhe nga qiraja e një prone të bashkëshortes.

Në vitin 2003 ai deklaron një autoveturë Ford Sierra me vlerë 200 000 lekë, ndërsa e ka shitur një vit më vonë për të blerë një Benz që ka kushtuar 250 000 lekë.

Në vitin 2006 ai deklaruar se ka porositur një apartament më sipërfaqe  115.8 m2, me vlerë 50 952 euro.  Ndërsa ka paguar  35 952 euro, duke i  mbetur borxh kompanisë së ndërtimit edhe 15 000 euro, të cilën e ka shlyer në vitin 2008.

Në vitin 2007 ka shitur Benzin 400 000 lekë, për të blerë një vit më vonë një Volsvagen Pasat me vlerë 2 500 000 lekë. Ndërkohë të ardhurat ë bashkëshortes nga paga dhe qiraja kapin shifrën 10 000 euro.  Shifra më e ulët që përfiton bashkëshortja ndër vite është 5 000 euro.

Në vitin 2009, prokurori deklaron se i ka marrë hua 10 000 euro bashkëshortit të motrës për të  pajisje të ndryshme për banesën e re. Dhuratë ai deklaron edhe 2 000 dollarë nga dy motrat që jetojnë në USA dhe të cilat kontribuojnë ndër vite me shuma parash për nënën e tyre që jeton me subjektin deklarues.

Ndërsa likuiditet për shpenzime të ndryshme vetëm në vitet, 2017 dhe 2017 ai deklaron se kanë shkuar 7 000 euro në vit.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklauar nga prokurori Gjon Kodra.

Viti 2003

Autoveturë Ford Sierra me vlerë 200 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 0,61 milion lekë.

Viti 2004

Autoveturë Benz, me vlerë 250 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e makinës tip Ford, 250 000 lekë.

Viti 2005

Kursime, 480 000 lekë.

Viti 2006

Prenotuar ap me sip 115.8 m2, me vlerë 50 952 euro. Paguar  35 952 euro.

Gjendje cash nga kursimet, 400 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 806 362  lekë.

Të ardhura të bashkëshortes  Anna Licchelli  kursime, 35 000 euro.

Detyrim për të paguar firmën e ndërtimit, 15 000 euro.

Viti 2007

Shitur autovetura Benz, 450 000 lekë.

Gjendje llogarie 300 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 887 913 lekë.

Detyrim për të paguar firmën e ndërtimit, 15 000 euro. Pa shlyer 10 000 euro.

Viti 2008

Blerë autoveturë Volsvagen Pasat me vlerë 250 000 lekë.

Gjendje llogarie 350 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës,  957 694 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes  Anna Licchelli  nga paga dhe qiradhënia e shtëpisë, 10 000 euro.

Shlyer detyrimi për të paguar firmën e ndërtimit, 15 000 euro.

Viti 2009

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës,  1 049 869  lekë.

Të ardhura të bashkëshortes  Anna Licchelli  nga paga dhe qiradhënia e shtëpisë, me sip 333 m2,, ndër të cilat 175 m2 sip ndërtuese, pjesa që mbetet oborr dhe verandë, trashëguar nga prindërit, 5 000 euro

Marrë hua 10 000 euro bashkëshortit të motrës për të  pajisje të ndryshme për banesën e re.

Viti 2010

Shtesë e kursime cash me 6 000 euro.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës,  1 128 818 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes  Anna Licchelli  nga qiradhënia e shtëpisë, me sip 333 m2,, ndër të cilat 175 m2 sip ndërtuese, pjesa që mbetet oborr dhe verandë, trashëguar nga prindërit, 5 000 euro

LEXO EDHE:  Kush meriton të hyjë në “listën e zezë” të Ramës?/ Skandali që ndodhi mbrëmë në spitalin e Traumës-Video

LEXO EDHE:  Kush meriton të hyjë në “listën e zezë” të Ramës?/ Skandali që ndodhi mbrëmë në spitalin e Traumës-Video

Dhuratë për shtëpinë e re nga dy motrat që jetojnë në USA, 2 000 dollarë.

Marrë hua 10 000 euro bashkëshortit të motrës për të  pajisje të ndryshme për banesën e re. Pa shlyer 7 000 euro.

Viti 2011

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës,  1 164 239 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes  Anna Licchelli  nga qiradhënia e shtëpisë, me sip 333 m2,, ndër të cilat 175 m2 sip ndërtuese, pjesa që mbetet oborr dhe verandë, trashëguar nga prindërit, 5 000 euro

Marrë hua 10 000 euro bashkëshortit të motrës për të  pajisje të ndryshme për banesën e re. Pa shlyer 2 000 euro.

Borxh kunatit, 5 000 euro.

Viti 2012

Shtesë e kursime cash  400 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës,  1 210 029 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes  Anna Licchelli  nga qiradhënia e shtëpisë, me sip 333 m2,, ndër të cilat 175 m2 sip ndërtuese, pjesa që mbetet oborr dhe verandë, trashëguar nga prindërit, 6 000 euro.

Pensioni i nënës dhe kontributi i dy motrave nga USA, 111 200 lekë dhe 1 600 dollarë.

Shlyer borxhi 10 000 euro.

Borxh kunatit, 3 000 euro.

Shpenzime për shkollën e djalit, 100 800 lekë.

Viti 2013

Shtesë e kursime cash  500 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës,  1 167 334 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes  Anna Licchelli  nga pagesa e sigurimeve dhe nga qiradhënia e shtëpisë, me sip 333 m2,, ndër të cilat 175 m2 sip ndërtuese, pjesa që mbetet oborr dhe verandë, trashëguar nga prindërit, 5 000 euro.

Pensioni i nënës dhe kontributi i dy motrave nga USA, 166 800 lekë dhe 2 400 dollarë.

Shpenzime për shkollën e djalit, 2 000 euro.

Shpenzime për udhëtim në Itali, 200 000 lekë.

Viti 2014

Shtesë e kursime cash  3 000 euro.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës,  1 352 924 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes  Anna Licchelli  nga pagesa e sigurimeve dhe nga qiradhënia e shtëpisë, me sip 333 m2,, ndër të cilat 175 m2 sip ndërtuese, pjesa që mbetet oborr dhe verandë, trashëguar nga prindërit, 5 000 euro.

Pensioni i nënës dhe kontributi i dy motrave nga USA, 166 800 lekë dhe 2 400 dollarë.

Viti 2015

Shtesë e kursime cash  1 000 euro.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës,  1 330 648 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes  Anna Licchelli  nga pagesa e sigurimeve dhe nga qiradhënia e shtëpisë, me sip 333 m2,, ndër të cilat 175 m2 sip ndërtuese, pjesa që mbetet oborr dhe verandë, trashëguar nga prindërit, 5 000 euro.

Pensioni i nënës dhe kontributi i dy motrave nga USA, 27 800 lekë dhe 400 dollarë.

Gjendja e llogarisë, 419 287 lekë.

Viti 2016

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës,  1 374 832 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes  Anna Licchelli  nga pagesa e sigurimeve dhe nga qiradhënia e shtëpisë, me sip 333 m2,, ndër të cilat 175 m2 sip ndërtuese, pjesa që mbetet oborr dhe verandë, trashëguar nga prindërit, 5 000 euro.

Likuiditete cash, 8 850 euro dhe 660 000 lekë.

Gjendje llogaria, 413 512 39 lekë.

Viti 2017

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës,  1 341 400 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes  Anna Licchelli  nga pagesa e sigurimeve dhe nga qiradhënia e shtëpisë, me sip 333 m2,, ndër të cilat 175 m2 sip ndërtuese, pjesa që mbetet oborr dhe verandë, trashëguar nga prindërit, 5 000 euro.

Gjendje në llogari, 591 395 90 lekë.

Likuiditete cash, 7 000 euro dhe 591 395 90 lekë.

Djali ka blerë autoveturë Grande Punto me vlerë 3500 e vënë në pronësi të bashkëshortes Anna Licchelli.

Viti 2018

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës,  1 365 240 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes  Anna Licchelli  nga pagesa e sigurimeve dhe nga qiradhënia e shtëpisë, me sip 333 m2,, ndër të cilat 175 m2 sip ndërtuese, pjesa që mbetet oborr dhe verandë, trashëguar nga prindërit, 5 000 euro.

Gjendje në llogari,  357 985 00 lekë.

Likuiditete cash, 7 000 euro dhe 357 985 00 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE