“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Vetingu, ka hedhur dritë mbi skandalet në sistemin e drejtësisë.
Fjalët dhe akuzat që thuheshin nën zë kanë rezultuar të vërteta, pasi jo pak gjyqtarë dhe prokurorë kanë përfunduar jashtë sistemit të drejtësisë.
Ana tjetër e medaljes së këtij procesi dyshohet se është marrja e vendimeve me dy standarte, ndaj gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar i janë drejtuar Strasburgut.
Aktulisht procesi po vijon, ndonëse me ritme të ulta. CNA.al, e cila e ka ndjekur hap pas hapi këtë proces, po raporton mbi aspektin profesional dhe atë pasuror të çdo prokurori dhe gjyqtari.
Në filtër këtë radhë do të jetë gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Julian Haxhiu. Ky i fundit e ka nisur karrierën në Mirditë, për të vijuar më pas në Lezhë dhe Tiranë.
Gjyqtari Julian Haxhiu në vitin 2016, është lakuar nga mediat pasi “rrëzoi” Prokurorinë e Përgjithshme që drejtohej nga Adriatik Llalla në favor të ILDKPKI-së.
Kujtojmë se në vitin 2016, Prokuroria vendosi t?i sekuestrojë dosjet për disa zyrtarë dhe serverin e ILDKPKI-së, për të parë nëse në to kishte pasur prova apo fakte për ndëshkimin e zyrtarëve.
Ndërkohë, ILDKPKI bëri padi në Gjykatën e Tiranës.
Gjyqtari Julian Haxhiu vendosi menjëherë që të anulojë urdhrat e sekuestrimit të Prokurorisë, për gjashtë raste, përfshirë katër dosje, protokollin dhe serverin e ILDKPKI-së.
Prokuroria u ankua në Gjykatën e Apelit, e cila në mesin e dhjetorit 2016 la në fuqi vendimin e Gjykatës së Faktit. Duke qenë se vendimi mori formë të prerë, Prokuroria u detyrua t?i kthente dosjet në ILDKPKI, ndërsa bëri rekurs në Gjykatën e Lartë.
Gjashtë rekurset e Prokurorisë së Përgjithshme janë rrëzuar që në Dhomën e Këshillimit, duke mos u kaluar fare në seancë gjyqësore në Gjykatën e Lartë, për shkak se ?nuk plotësohen kushtet ligjore?.
Sa i përket pasurisë as Haxhiu nuk mbetet pas nga kolegët e tij.
Të ardhurat e tij nuk rezultojnë vetëm nga paga si gjyqtar, por edhe si pedagog në dy apo tre universitete private njeherësh. Se ku e gjen kohën një gjyqtar që të përgatitet edhe për punën në Gjykatën e Tiranës që shquhet për mbingarkesë edhe për mësimdhënie, vetëm zoti Haxhiu e di.
Por, të ardhurat e tij kanalizohen edhe në aspekte të tjera. Haxhiu ka përfituar shuma jo të vogla, duke bërë konsulentin e SOROS-it, konsulentin e OSBE-së, konsulentin e Unionit të Gjyqtarëve si dhe anëtarin e komisionit të Apelimit në FSHF.
Nga të ardhura të majme karakterizohet edhe bashkëshortja e tij, e cila për OPDAT ishte me yllin në ballë, pasi shpërblehej me shuma jo të vogla.
Por pavarëisht të ardhurave të shumta që bashkëshortët Haxhiu marrin, sërish deklarojnë disa kredi, të cilat i justifikojnë me blerje banese.
Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Julian Haxhiu.
Viti 2003
Shtëpi banimi me sip 133 m2, në Tiranë, dhuruar nga një shoqëri ndërtimi. Pjesa zotëruese 50 %.
Autoveturë Benz 190 me vlerë 250 000 lekë.
Kursime në shumën 236 966 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Mirditë, në shumën 600 482 lekë.
Honorare si pjesë e bordit të shkollës së magjistraturës në shumën 12 000 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagog në fakultetin juridik ?Luarasi?, në shumën 156 000 lekë.
Të ardhura nga paga e babait nga Agjencia kombëtarë e duhanit, Tiranë, në shumën 384 624 lekë.
Të ardhura nga paga e nënës nga shtëpia e pionierit, në shumën 240 000 lekë.
Viti 2004
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Mirditë, në shumën 845 658 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagog në fakultetin juridik ?Luarasi?, në shumën 153 000 lekë.
Të ardhura nga paga e babait nga Agjencia kombëtarë e duhanit, Tiranë, në shumën 365 004 lekë.
Të ardhura nga paga e nënës nga shtëpia e pionierit, në shumën 308 400 lekë.
Viti 2005
Kartë krediti e subjektit deklarues në shumën 600 euro.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Mirditë, në shumën 767 232 lekë.
Shpërblime në shumën 24 817 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagog në fakultetin juridik ?Luarasi?, në shumën 145 170 lekë.
Viti 2006
LLogari rrjedhëse për pagën e subjektit deklarues në shumën 198 793 lekë.
Llogari rrjedhëse e subjektit deklarues në shumën 142 276 lekë.
Llogari rrjedhëse e subjektit deklarues në shumën 0 44 euro.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Mirditë, në shumën 859 837 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagog në fakultetin juridik ?Luarasi?, në shumën 159 840 lekë.
Kredi për qëllim strehimi në shumën 1 900 000 lekë me fat 7 vite. Shlyer shuma 67 857 lekë, mbetur pa u shlyer shuma 1 832 143 lekë.
Viti 2007
Shitje autoveture Mercedez Benz në shumën 450 000 lekë.
Blerje autoveture Mercedez Benz në shumën 600 000 lekë.
Llogari rrjedhëse e subjektit deklarues në shumën 630 euro.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 859 837 lekë.
Të ardhura si pedagog në UET, në shumën 630 euro.
Të ardhura nga paga si pedagog në fakultetin juridik ?Luarasi?, në shumën 172 170 lekë.
Kredi për qëllim strehimi në shumën 1 900 000 lekë me fat 7 vite. Shlyer shuma 427 356 lekë, mbetur pa u shlyer shuma 1 560 714 lekë.
Viti 2008
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Lezhë, në shumën 796 564 lekë.
Të ardhura si pedagog në UET, në shumën 860 euro.
Të ardhura nga paga si pedagog në fakultetin juridik ?Luarasi?, në shumën 215 640 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagog në Universitetin Amerikan të Tiranës, në shumën 840 euro.
Kredi për qëllim strehimi në shumën 1 900 000 lekë me fat 7 vite. Shlyer shuma 678 571 lekë, mbetur pa u shlyer shuma 1 221 428 lekë.
Viti 2009
4 LLogari rrjedhëse e subjektit deklarues, por nuk deklaron shuma.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Lezhë, në shumën 1 020 000 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagog në fakultetin juridik ?Luarasi?, në shumën 246 420 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagog në Universitetin Amerikan të Tiranës, në shumën 1 359 euro.
Kredi për qëllim strehimi në shumën 1 900 000 lekë me fat 7 vite. Shlyer shuma 746 308 50 lekë, mbetur pa u shlyer shuma 475 119 50 lekë.
Kredi për blerje ap, marrë sëbashku me bashkëshorten në shumën 2 000 000 lekë. Shuma e shlyer është 321 815 57 lekë, pa u shlyer shuma 2 284 412 16 lekë.
Bashkëshortja, Brunilda Haxhiu të ardhura nga puna si specialiste ligjore pranë OPDAT, në shumën 2 458 975 lekë.
Bashkëshortja, Brunilda Haxhiu të ardhura si pedagoge tek UFO, në shumën 169 975 lekë.
Bashkëshortja, Brunilda Haxhiu, kredi për blerje ap në shumën 30 000 USD. Shlyer shuma 1542 96 dollarë, ndërsa pa shlyer shuma 6707 69 dollarë.
Bashkëshortja, Brunilda Haxhiu, kredi për rinovim ap, në shumën 400 000 lekë. Shlyer shuma 99 630 lekë, mbetur pa shlyer shuma 346 981 46 lekë.
Viti 2010
Llogari rrejedhëse e subjektit deklarues me bashkëshorten, nuk e deklaron shumën.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Lezhë, në shumën 1 030 854 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagog në fakultetin juridik ?Luarasi?, në shumën 362 970 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagog në Universitetin Amerikan të Tiranës, në shumën 99 670 lekë.
Kredi për qëllim strehimi në shumën 1 900 000 lekë me fat 7 vite. Është shlyer.
Kredi për blerje ap, marrë sëbashku me bashkëshorten në shumën 2 000 000 lekë. Shuma e shlyer është 386 097 84 lekë, pa u shlyer shuma 1 570 195 31 lekë.
Kredi për blerje ap, marrë sëbashku me bashkëshorten në shumën 5 800 000 lekë. Shuma e shlyer është 304 797 90 lekë, pa u shlyer shuma 5 731 259 87 lekë.
Bashkëshortja, llogari kursimesh në shumën 297 555 48 lekë.
Bashkëshortja, plan kursimesh në shumën 5 000 lekë.
Bashkëshortja, Brunilda Haxhiu të ardhura nga puna si specialiste ligjore pranë OPDAT, në shumën 2 675 668 lekë.
Bashkëeshortja, çmim nga OPDAT dhe Ambasada Amerikane në shumën 55 125 lekë.
Bashkëshortja, pagesa jashtë orarit nga OPDAT në shumën 407 803 lekë.
Bashkëshortja, Brunilda Haxhiu, kredi për blerje ap në shumën 30 000 USD. Shlyer shuma 1 683 95 dollarë, ndërsa pa shlyer shuma 4 316 38 dollarë.
Bashkëshortja, Brunilda Haxhiu, kredi për rinovim ap, në shumën 400 000 lekë. Shlyer shuma 99 62184 lekë, mbetur pa shlyer shuma 228 918 94 lekë.
Bashkëshortja të ardhura nga dieta në OPDAT në shumën 2112 25 dollarë.
Bashkëshortja, Brunilda Haxhiu të ardhura si pedagoge tek Universiteti Amerikan Tiranës, në shumën 47 250 lekë.
Viti 2011
Marrë 50% e të drejtave mbi llogarinë e kursimeve nga bashkëshortja Brunilda Haxhiu në shumën 297 565 48 lekë.
Marrë 50% e të drejtave mbi planin e kursimeve nga bashkëshortja Brunilda Haxhiu në shumën 157 209 47 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Lezhë në shumën 86 00 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë në shumën 93 686 lekë dhe shpërblim 10 000 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagog në Universitetin Amerikan të Tiranës, në shumën 124 700 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagog në fakultetin juridik ?Luarasi?, në shumën 151 230 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagog pranë Tirana Business University në shumën 1 397 euro.
Dieta për pjesëmarrje në një takim me gjyqtarë në Serbin në shumën 260 euro.
Kredi për blerje ap, marrë sëbashku me bashkëshorten në shumën 2 000 000 lekë. Shuma e shlyer është 386 097 84 lekë, pa u shlyer shuma 1 337 002 83 lekë.
Kredi për blerje ap, marrë sëbashku me bashkëshorten në shumën 5 800 000 lekë. Shuma e shlyer është 731 514 96 lekë, pa u shlyer shuma 5 537 660 22 lekë.
Bashkëshortja, Brunilda Haxhiu të ardhura nga puna si specialiste ligjore pranë OPDAT, në shumën 2 755 539 lekë.
Bashkëshortja, pagesë e prapambetur për rritjen në gradë nga OPDAT në shumën 75 314 lekë.
Bashkëshorrtja, pagesë për punën jashtë orarit nga OPDAT, në shumën 341 888 lekë.
Bashkëshortja, Brunilda Haxhiu, kredi për blerje ap në shumën 30 000 USD. Shlyer e gjithë kredia.
Bashkëshortja, Brunilda Haxhiu, kredi për rinovim ap, në shumën 400 000 lekë. Shlyer e gjithë kredia.
Viti 2012
Llogari kursimesh në shumën 88 101 06 lekë.
Plan kursimesh në shumën 395 454 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë në shumën 1 183 816 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagog në fakultetin juridik ?Luarasi?, në shumën 55 689 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagog pranë Tirana Business University në shumën 147 500 lekë.
Pagesë për shërbim konsulence nga Fondacioni SOROS, në shumën 329 395 5 lekë.
Kredi për blerje ap, marrë sëbashku me bashkëshorten në shumën 2 000 000 lekë. Shuma e shlyer është 357 191 25 lekë, pa u shlyer shuma 1 036 345 84 lekë.
Kredi për blerje ap, marrë sëbashku me bashkëshorten në shumën 5 800 000 lekë. Shuma e shlyer është 732 329 54 lekë, pa u shlyer shuma 5 330 370 50 lekë.
Bashkëshortja deklaron ap banimi në Tiranë me sip 91 m2, që kushton 4 500 000 lekë, ndërsa sipas vlerësimit të ZRPP vlera është 6 825 000 lekë.
Bashkëshortja, Brunilda Haxhiu të ardhura nga puna si specialiste ligjore pranë OPDAT, në shumën 2 835 410 lekë.
Bashkëshortja, pagesë për punën jashtë orarit nga OPDAT, në shumën 279 317 lekë.
Bashkëshortja, dieta për udhëtime nga OPDAT në shumën 129 507 lekë.
Bashkëshortja, pagesë për punë të mirë nga OPDAT në shumën 132 138 lekë.
Viti 2013
Llogari kursimi e bashkëshortëve Haxhiu në shumën 8 339 49 lekë.
Plan kursimi i bashkëshortëve Haxhiu në shumën 745 756 55 lekë.
Ap banimi me sip 89.82 m2 në Tiranë, me vlerë 6 200 000 lekë.
Garazh me sip 18. 77 m2, me vlerë 500 000 lekë.
Llogari kursimi për fëmijën në shumën 180 000 lekë.
Para në dorë në shumën 700 000 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë në shumën 1 174 392 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagog në fakultetin juridik ?Luarasi?, në shumën 75 320 lekë.
Subjekti deklarues, të ardhura për shërbime konsulente nga SOROS, në shumën 164 673 lekë.
Subjekti deklarues, të ardhura për shërbime konsulente nga Unioni i gjyqtarëve në shumën 918 dollarë amerikanë.
Subjekti deklarues, të ardhura për shërbime konsulente nga OSBE, në shumën 3 750 euro.
Kredi për blerje ap, marrë sëbashku me bashkëshorten në shumën 2 000 000 lekë. Shuma e shlyer është 373 834 65 lekë, pa u shlyer shuma 757 405 12 lekë.
Kredi për blerje ap, marrë sëbashku me bashkëshorten në shumën 5 800 000 lekë. Është shlyer e gjitha.
Viti 2014
Llogari rrjedhëse në shumën 124 778 99 lekë.
Llogari kursimesh në shumën 1 618 96 lekë.
Plan kursimesh në shumën 976 782 03 lekë.
Llogari kursimesh për fëmijën në shumën 325 796 57 lekë.
Tre llogari rrjedhëse në shumat, 5 680 12 lekë, 16 386 80 lekë dhe 12.36 euro.
Para cash në shumën 1 000 000 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë në shumën 1 112 268 lekë.
Subjekti deklarues, të ardhura për shërbime konsulente nga SOROS, në shumën 161 271 lekë.
Subjekti deklarues, të ardhura për shërbime konsulente nga Unioni i gjyqtarëve në shumën 689 dollarë amerikanë.
Subjekti deklarues, të ardhura për shërbime konsulente nga OSBE, në shumën 540 euro.
Bashkëshortja, Brunilda Haxhiu të ardhura nga puna si specialiste ligjore pranë OPDAT, në shumën 2 924 077 lekë.
Bashkëshortja, pagesë për punën jashtë orarit dhe dieta nga OPDAT, në shumën 143 191 lekë.
Subjekti deklarues, të ardhura për shërbime konsulente nga SOROS, në shumën 900 dollarë .
Subjekti deklarues, të ardhura për shërbime konsulente nga Unioni i gjyqtarëve në shumën 252 000 lekë.
Subjekti deklarues, të ardhura, si anëtar i Komisionit të Apelimit të Federatës Shqiptare në shumën 18 000 lekë.
Kredi për blerje ap, marrë sëbashku me bashkëshorten në shumën 2 000 000 lekë. ËShtë shlyer.
Kredi për blerje ap, marrë sëbashku me bashkëshorten në shumën 4 960 000 lekë me afat për 30 vite. Shlyer shuma 286 424 64 lekë, pa u shlyer shuma 4 863 021 6 lekë.
Viti 2015
LLogari rrjedhëse në shumat, 113 654 37 lekë dhe 1 630 97 lekë.
Plan kursimesh në shumën 1 090 143 68 lekë.
Llogari kursimi për fëmijën në shumën 394 746 86 lekë.
Tre llogari rrjedhëse në shumat, 61 61 lekë, 39 331 80 lekë, dhe 10.16 euro.
Para cash në shumën 1 200 000 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë në shumën 1 172 836 lekë.
Subjekti deklarues, të ardhura nga Shkolla e Magjistraturës në shumën 32 725 lekë.
Subjekti deklarues, të ardhura për shërbime konsulente nga OSBE, në shumën 200 euro.
Bashkëshortja, Brunilda Haxhiu të ardhura nga puna si specialiste ligjore pranë OPDAT, në shumën 2 893 268 lekë.
Bashkëshortja, pagesë për punën jashtë orarit dhe dieta nga OPDAT, në shumën 516 318 lekë.
Subjekti deklarues, të ardhura, si anëtar i Komisionit të Apelimit në Federatën Shqiptare në shumën 43 000 lekë.
Kredi për blerje ap, marrë sëbashku me bashkëshorten në shumën 4 960 000 lekë me afat për 30 vite. Shlyer shuma 286 444 64 lekë, pa u shlyer shuma 4 774 524 02 lekë.
Viti 2016
Llogari rrjedhëse në shumat 17 520 61 lekë dhe 23 99 lekë.
Plan kursimi në shumën 1 274 000 lekë.
Tre llogari rrjedhëse në shumat 61 61 lekë, 57 080 80 lekë dhe 10.16 euro.
Para cash, 500 000 lekë.
Shitur automjeti Mercedez Benz i blerë në vitin 2007, në shumën 350 000 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë në shumën 1 185 424 lekë.
Subjekti deklarues, të ardhura, si anëtar i Komisionit të Apelimit në Federatën Shqiptare në shumën 42 500 lekë.
Kredi për blerje ap, marrë sëbashku me bashkëshorten në shumën 4 960 000 lekë me afat për 30 vite. Shlyer shuma 286 450 lekë, pa u shlyer shuma 4 678 060 80 lekë.
Bashkëshortja, pagë jashtë orarit dhe të ardhura nga puna si specialiste ligjore pranë OPDAT, në shumën 1 696 809 lekë.
Bashkëshortja, shpërblim dhe pagesë për leje lindjeje në shumën 366 520 lekë.
Viti 2017
Llogari rrjedhëse në shumat 149 815 47 lekë dhe 524 51 lekë.
Plan kursimesh në shumën 50 000 lekë.
Depozitë bankare në shumën 1 100 000 lekë.
Tre llogari rrjedhëse në shumat 2 810 80 lekë, 12 423 75 lekë dhe 29 12 euro.
Para cash, 700 000 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë në shumën 1 191 460 lekë.
Kredi për blerje ap, marrë sëbashku me bashkëshorten në shumën 4 960 000 lekë me afat për 30 vite. Shlyer shuma 334 931 91 lekë, pa u shlyer shuma 4 579 548 30 lekë.
Bashkëshortja, fond pensioni vullnetar krijuar nga Ambasada e SHBA-së, në shumën 3,371 92 dollarë amerikane.
Bashkëshortja, pagë jashtë orarit dhe të ardhura nga puna si specialiste ligjore pranë OPDAT, në shumën 3 132 207 lekë.
Viti 2018
Llogari rrjedhëse në shumat 145 597 21 lekë dhe 525 71 lekë.
Plan kursimi në shumën 52 105 96 lekë.
Tre llogari rrjedhëse në shumat, 7 459 79 euro, 14 005 98 lekë dhe 423 65 euro.
Para cash në shumën 700 000 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë në shumën 1 172 252 lekë.
Subjekti deklarues, të ardhura për shërbime konsulente nga OSBE, në shumën 400 euro.
Kredi për blerje ap, marrë sëbashku me bashkëshorten në shumën 4 960 000 lekë me afat për 30 vite. Shlyer shuma 366 826 lekë, pa u shlyer shuma 4 477 956 91 lekë.
Bashkëshortja, fond pensioni vullnetar krijuar nga Ambasada e SHBA-së, në shumën 8 747 71 dollarë amerikane.
Bashkëshortja, pagë jashtë orarit dhe të ardhura nga puna si specialiste ligjore pranë OPDAT, në shumën 2 868 457 lekë./CNA.al
Dy ditë më parë CNA.al, raportoi dhe hodhi dritë mbi skandal...
Institucionet e prodhuara nga Reforma në Drejtësi, shpesh he...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot shkarkimin nga ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokuro...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Fehmi Petku, kryetari i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënd...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimt ka shkarkuar nga detyra pr...
Kryetari i Gjykatës së Fierit Roland Jaupaj është shkarkuar ...
KPA ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kual...
Gjykata e Apelit të Tiranës ka vendosur që nuk do ketë Koleg...
Ish-prokuroria e Krimeve të Rënda, Donika Prela ka dalë sot ...
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, është treguar tejet “p...
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka rikonfirmuar në detyrë G...
Në Shqipëri, një raport i detajuar i Inspektorit të Lartë të...
Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apel...
Në datën 18 qershor Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendo...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Disa dokumenta zyrtare, të konsultuara nga “Boldnews.al”, ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë d...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë g...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...