LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk ndalen Endri dhe Stefi/ Pas “Digje sonte”, paralajmërojnë një tjetër super hit

8 Gusht 2020, 14:16, Lifestyle CNA
Nuk ndalen Endri dhe Stefi/ Pas “Digje sonte”,

Pak ditë më parë, vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi Prifti publikuan këngën e tyre më të re, ?Digje sonte?.

Kënga u pëlqye masivisht nga publiku i gjerë dhe u kthye menjëherë në një hit vere.

Por duket se Endri dhe Stefi nuk ndalen këtu. Artistët kanë gati dhe një tjetër projekt muzikor, i cili pritet të publikohet me 12 Gusht.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Endri nëpërmjet një videoje të publikuar në Instastory.

Me aq sa mund të dëgjohet nga videoje kënga duket se do të jetë ritmike dhe sërish me ngjyra verore.Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t?iu urojmë djemve suksese dhe të presim super hitin e radhës.

Për më tepër shihni galerinë e videon e mëposhtme./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga