Grida Duma publikon videon/ Rama në luftë me shqiptarët për pasurinë e tij
Ish deputetja e PD, Grida Duma përmes një video të publikuar...
Në 2005 shumë muaj përpara ditës së zgjedhjeve, ndihej, pritej, parashikohej.
Zgjedhjet po shkonin drejt PD-së!
Sinjalet për dryshimin e pushtetit ishin të qarta. Biznesmenët kishin intensifikuar mesazhet me opozitarët që po shkonin drejt pushtetit. Njerëzit shpreheshin të sigurtë që pushteti i PS-së ishte drejt fundit.
Debatet mediatike fitoheshin shpesh e me shpesh nga të djathtët.
’97-a ishte harruar!
E bashkë me te edhe gjithë akuzat për drejtuesin e opozitës. Fitorja dukej qartë në horizont.
Berisha kishte pasur uljet e ngritjet e veta, por në tetë vite opzitë gjithkush ishte i qartë: Berisha dikur do rikthehej në pushtet.
Dhe ai moment kishte ardhur.
PD e përpara vitit 2005, diti të mbledhë personalitete konkuruese me PS-në qe ishte në pushtet.
Ndaj fitoi!
Po sot?
Sot pas çdo dite që kalon, shtohet nga një ngjarje herë për të qeshur e herë për të qarë, por që veç thellon bindjen se me lidershipin që ka sot PD nuk vjen asnjëherë në pushtet.
Në vitin e tetë të mandatit qeverises, Rama duket i lodhur, ministrat (me përjashtim të ndonjërit me gjak xhungle) duket sikur mezi shtyjnë ditët.
Grupi parlamentar socialist ka humbur çdo pasion politik dhe pret në plogështi listat e reja.
Personazhe edhe me funksione në Kuvend, hapur punojnë për ojf dhe grupe të tjera interesi, sikur po bëjnë gati kontratat e reja të punës për pas vitit 2021!
Mazhoranca është e rraskapitur!
Disa herë janë raportuar shifra të turpshme të vendeve në komisione të pavarura, që nuk arrijnë të plotësohen nga mazhoranca shpesh për shkak të përplasjeve të brendshme, moskoordinimit por edhe mungesës flagrante të kandidaturave që plotësojnë kriteret ligjore.
Kjo gjendje do duhet që të çonte ujë në mullirin e opozitës.
Por kjo nuk po ndodh!
Sharjet për Ramën, pasohen rregullisht nga mallkimet për Bashën.
Sikur të mos mjaftonin gjithë këto, në grupseksionet e PD, proçedura për “zgjedhjen” e kandidatëve ka degraduar në skena boksi dhe konfliktesh të shëmtuara të individëve që edhe pa këto skena nuk ja zbardhnin dot faqen proçesit.
Listat e kandidatëve po mbushen me shifra qesharake kandidaturash.
Parimi një anëtar një votë, është katandisur një anëtar, një votë për veten e vet.
Lista e kandidaturave pritet të jetë dy deri në tre herë më e gjatë se numri i anëtarësisë në PD. Se ka raste kur propozohen edhe gjithë anëtarët e familjes. Kryetarët e degëve të përjashtuar nga kandidimi, po fusin si kandidat emrat e grave dhe fëmijëve.
Më qesharak se kaq nuk mund të bëhej proçesi i Luli Bashës.
Midis demokratësh rëndom dëgjohet: skemi gjë me Ramën. E kemi inatin me Lulin.
Më keq se kaq nuk bëhej dot as vitin e parë të opozitës. Jemi në vitin e shtatë.
Luli Basha nuk ngre!
Është thjesht i pavotueshëm./ CNA.al
Ish deputetja e PD, Grida Duma përmes një video të publikuar...
Ish deputetja e PD, Oriola Pampuri denoncon se spitali i cil...
Komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi është takuar sot me ...
Instituti i Studimeve Politike analizon ndryshimet e miratua...
Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi publik tha se ka ...
Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet ne Kushtetutë.Prej or...
Gazetari Klodian Tomorri shkruan se me anullimin e kontratës...
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi ka reagua...
Qytetarët shqiptarë nuk do të mund të udhëtojnë drejt Bashki...
Presidenti Ilir Meta ka uruar presidentin frances Emmanuel M...
Profesor Ilir Pecnikaj, anëtar i grupit të punës të ngritur ...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka ...
Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Andi Koraqi ka deklar...
Analisti Andi Bushati, nuk është përmbajtur ndaj deputetëve ...
Tre ditë më parë bëri bujë deklarata e kryetarit të Republik...
Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, tha se kr...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka folur mb...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka ngritu...
Prishja e marrëveshjes së 5 qershorit është kthyer në temën ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Garda Revolucionare i Iranit, ka paralajmëruar të gjitha a...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...