web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kemi hyrë mik kudo”/ Kryemadhi tregon çfarë ndodhi me shtëpitë që premtoi Bebe Rexha

8 Maj 2020, 19:08, Politikë CNA

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të qeverisë.

E ftuar në emisionin ?Java? në RTSH, Kryemadhi tha se rindërtimi i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, nuk po bëhet.

Ajo solli në vëmendje edhe këngëtaren Bebe Rexha, e cila premtoi ndërtimin e dy shtëpive në Thumanë.

Sipas kryetares së LSI-së, këto dy shtëpi ende nuk kanë filluar për shkak se nuk iu jepet leja, për të cilën është aplikuar që në muajin dhjetor.

?Ju e shikoni çfarë po bëhet me rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti. Kanë kaluar gjashtë muaj dhe asgjë. Ju e dini lidhjen time me Bebe Rexhen, ajo premtoi ndërtimin e dy shtëpive por nuk po japin leje për t?i ndërtuar.

Janë dorëzuar kërkesat që në 4 dhjetor, sikur po ndërtojnë kullën në mes të Tiranës. Kemi fut mik kudo. Nuk kam hyrë unë vetë, se do thonë hyri Monika. Por ata banorë ende flenë në çadër. Janë bastardë në sjelljen më vulgare ndaj qytetarëve të tyre?-tha Kryemadhi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga