Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Romain Leick ?Der Spiegel?
* Pak më shumë se 47 vjet më parë, kur Britania e Madhe iu bashkua Komunitetit Ekonomik Evropian, pas debateve të forta dhe me një votim të ngushtë në parlament, ngjarja epokale u festua me një koncert gala në Londër. Një kryeministër idealist konservator, Eduard Hith, e kishte sjellë Britaninë në Evropë.
Në përpjekje për të bindur skeptikët, ai tha:?Ne kemi mundësinë e arritjes së një madhështie të re. Tani duhet ta shfrytëzojmë atë?. Pasardhësi i tij, Boris Xhonson, përdori thuajse të njëjtat fjalë për të festuar daljen e vendit të tij nga unioni. Ai e fitoi bastin e tij, me premtimin se largimi i Britanisë nga BE, do t?i rikthejë britanikëve kontrollin e vendit.
Ai ia doli të shesë iluzionin se një shtet-komb krenar, është ende forca më e fuqishme nga të gjitha, edhe në këtë epokë të globalizimit. BE e konsideroi tragjedinë e afërt të Brexit-it si kaq absurde dhe idiote, saqë humbi shumë kohë duke mos dashur as që ta pranonte si një mundësi. Brukseli nuk bëri asgjë për të ndihmuar kryeministrin Dejvid Kameron, që të fitonte referendumin. BE-ja mendoi se do të kishte ndikim në negociatat me pasardhësen e Kameron, Tereza Mejin, në mënyrë që ta bindte Britaninë të mos e çonte deri në fund atë akt, dhe të trembte të tjerët që të mos tentonin.
Në fakt, arriti pikërisht të kundërtën:3 vjet e gjysmë që nga referendumi i qershorit 2016, britanikët ishin edhe më të vendosur për t?u larguar. Lejimi i një shteti të fuqishëm anëtar si Britania e Madhe, e vë në dyshim vetë-imazhin e BE-së.
Projekti evropian, është i rrënjosur në besimin se s?ka asnjë mundësi tjetër, dhe se shtetet-kombe evropiane duhet të sakrifikojnë një pjesë të pavarësisë së tyre, që të kenë sukses në një botë të globalizuar. Dhe Gjermania nuk e pati problem që ta bënte këtë.
Përkundrazi, vendi e humbi sovranitetin e tij pas Luftës së Dytë Botërore, për ta rifituar sërish përsëri pas ribashkimit në vitin 1990. Deri në atë kohë, ai ishte tashmë i ankoruar në mënyrë të vendosur në BE dhe në NATO. Për të zbutur shqetësimet nga një Gjermani të ribashkuar, sidomos në Paris, Gjermania ra dakord të hiqte dorë nga dojçmarka, simboli më i fuqishëm i sovranitetit të vendit, dhe t?i bashkohej monedhës së përbashkët, euros.
Që nga fillimi, integrimi evropian ishte një rrugë përmes së cilës Gjermania mund të çlirohej nga ?demonët? e së kaluarës së saj naziste, dhe të braktiste ëndrrat e saj shkatërrimtare për një ?rrugë të veçantë?. Por situata në Britani ishte krejtësisht ndryshe.
Edhe britanikët kishin ndjekur një rrugë të veçantë nga Evropa për 1 mijë vjet. Gjithsesi, ajo rrugë ishte pozitive. ?Ne në Britani nuk do t?i kthejmë shpinën Evropës kontinentale, apo vendeve të KEE. Ne jemi një pjesë e Evropës për shkak të gjeografisë, traditës, historisë, kulturës dhe civilizimit?- u shpreh Hith.
?Fati ynë, ka qenë të ndihmojmë në zhvillimin e Evropës?- u shpreh Toni Bler, kryeministri i mëpasshëm britanik, që në kulmin e popullaritetit të tij cilësohej si Xhon Kenedi i BE-së. Tani, Brukseli nuk ka luksin t?i mbajë mëri dhe të distancojë nga vetja Britaninë.
Do të ishte akti i dytë i tragjedisë, nëse Xhonsoni do të arrinte më shpejt një marrëveshje tregtare me Amerikën e Donald Trumpit, sesa me BE-në. Për shembull në politikën e jashtme dhe të sigurisë marrëdhëniet me Iranin, Xhonson është më afër Evropës, sesa me ?vëllain? e madh përtej Atlantikut.
Synimi i Xhonsonit, është të mbetet një aktor politik brenda sistemit evropian, pa u bërë një partner asimetrik me SHBA-në. Natyrisht, evropianët kontinentalë janë tërësisht të ndërgjegjshëm se nëse marrëdhënia do të mbetej e ftohtë për një kohë të gjatë, dëmi për ta do të ishte të paktën po aq i madh sa edhe për britanikët.
Gjithsesi, shumica e publikut evropian, duket se nuk i ka kuptuar pasojat që mund të sjellë kjo ndarje historike. Dhe shumë politikanë evropianë, përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel, duhet të përballen me kritikat se nuk bënë aq sa duhet për të kuptuar realisht arsyet e divorcit midis Britanisë së Madhe dhe BE-së.
Përndryshe, do t?i kishin qëndruar pranë Londrës, dhe nuk do të rrinin duakryq përgjatë viteve, duke lejuar që hendeku të zgjerohej deri në atë pikë. Roli unik që Britania kishte në Evropë u përqesh, duke u parë si një dëshirë e madhe për madhështinë e humbur perandorake.
Tashmë është koha që ta pranojmë se britanikët, me pragmatizmin e tyre të tipit kosto-përfitim, janë në fakt realistët më largpamës. BE-ja si një projekt politik, i hartuar në fund të shekullit XX për shekullin XXI, ka dështuar. Dhe Brexit ua ka bërë të qartë të gjithëve, se qëllimi i një Evrope të bashkuar, është larg nga të qenit i sigurtë.
Nëse Mbretëria e Bashkuar do t?i kthejë shpinën Evropës, nëse ajo tentohet të izolohet nga diktatet e tregtisë të vendosura nga Brukseli, atëherë gjeopolitika evropiane do të duhet ta rishpikë veten nga e para. Në vend se të kaplohet nga mërzia dhe kriticizmi, BE-ja duhet të lërë mënjanë arrogancën e saj dhe të pranojë se për një të ardhme të parashikueshme, ajo do të jetë një confederate, dhe jo një union i vërtetë./ Përshtatur nga CNA.al
* Raporte mbi sjelljet anormale të kafshëve para tërmeteve, ...
Bota pati shumë pak keqardhje për 10 kriminelët nazistë, që ...
Nga Daveed Gartenstein-Ross & Colin P. Clarke “National Inte...
Çfarë ndodh me mendjen e një njeriu që bën një jetë të vetmu...
Numri i njerëzve që nuk konsumojnë më mishin dhe qumështin, ...
Nga Gordon N. Bardos “National Interest”Edhe pse nuk është v...
Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”Lufta e Dytë Botërore...
Nga Yascha Mounk & Roberto Foa “The Atlantic”Qytetarët e ven...
* Gati 10.000 njerëz janë infektuar nga koronavirusi i ri, q...
Antarktida është territori më i largët i botës. Megjithatë k...
Nga Isabel Silva & Jack Parrock “Euronews”* Hungaria, Poloni...
Nga Oliver Burkeman, “The Guardian”* Një ndër misteret më pa...
Nga Monica Sarkar “CNN”* Princi Herri dhe gruaja e tij Megan...
Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendjen e jashtë...
Thinjat ashtu si rrudhat në lëkurë, janë zakonisht shenjat e...
Shumëkush nga ne e di se sa tragjike ishte historia e Titani...
Nga Jane Orient, “Newsmax”* Një duzine të vdekurish nga një ...
Nga Tom Edgington, “BBC”Britania e Madhe largohet zyrtarisht...
Kur më shumë se 100 këngëtarë të njohur nga diaspora kurde, ...
Sars, gripi i shpendëve, gripi i derrit, sindromi i lopës së...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...