LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A ka përfitime shëndetësore nga të qenit një vegan?

2 Shkurt 2020, 07:41, Blog CNA
A ka përfitime shëndetësore nga të qenit një vegan?

Numri i njerëzve që nuk konsumojnë më mishin dhe qumështin, është rritur gjatë dekadës së fundit.Për shembull, numri i vegjetarianëve në Britani është 4-fishuar midis viteve 2006-2018, sipas hulumtimeve të Shoqatës Kombëtare të Veganëve.

Motivi i zakonshëm për heqjen dorë nga ngrënia e një bifteku të shijshëm, dhe për t?u bërë vegan janë përfitimet e premtuara shëndetësore.Dieta vegane, konsiderohet përgjithësisht të jetë më e lartë në fibra dhe më e ulët në kolesterol, proteina, kalcium dhe kripë, sesa një dietë normale.

Por ka jo pak shqetësime rreth problemeve anësore nga heqja dorë nga mish, peshku, vezët dhe qumështi. Shqetësimi më i zakonshëm, është se një dietë vegane nuk siguron mjaftueshëm vitaminë B12. Kjo e fundit ndihmon në parandalimin e dëmtimit të nervave, dhe gjendet tek mishi, peshku, veza dhe qumështi, por jo tek frutat apo perimet.

Rekomandohet që të rriturit të konsumojnë 1.5 mikrogramë vitaminë B12 në ditë.?Mungesa e vitaminës B12 në trupin e njeriut, mund të shkaktojë simptoma neurologjike si mpirja, dhe kjo gjë është e pakthyeshme, nëse mangësia është e pranishme për një kohë të gjatë?- thotë Xhenet Keid, nga Grupi i Epidemiologjisë Nutricionale në Shkollën e Shkencave të Ushqimit dhe Ushqyerjes në Britani.

Një studim i fundit, që përfshiu 48.000 njerëz mbi moshën 18-vjeç, krahasoi shëndetin e atyre që hanë rregullisht mishin e kuq, peshkun dhe pinë qumështin, dhe vegjetarianëve, përfshirë disa veganë. Ata zbuluan se njerëzit që kanë një dietë vegane ose vegjetariane, kishin një rrezik më të ulët të prekjes nga sëmundjet e zemrës, por një rrezik më të lartë për të përjetuar goditje në tru, ndoshta pjesërisht për shkak të mungesës së vitaminës B12.

Studiuesja Tami Tong, epidemiologe në Universitetin e Oksfordit, thotë se rreziku më i lartë i goditjes hemorragjike, mund shkaktohet nga për disa arsye.Goditja hemorragjike, shkaktohet nga një gjakderdhje në tru.Ndërsa kolesteroli i ulët është mbrojtës për sëmundjet e zemrës dhe goditjen ishemike, ka disa prova që tregojnë se niveli i ulët i kolesterolit (i lidhur me dietën vegane dhe vegjetariane) mund të jetë i lidhur me një rrezik të rritur të goditjes hemorragjike.

?Vegjetarianët dhe veganët, kanë gjithashtu mungesa më të mëdha të vitaminës B12, e cila mund të jetë e lidhur me rrezikun më të lartë të goditjeve në tru?- thotë ajo. Por Marko Springman, studiues i qëndrueshmërisë së mjedisit dhe shëndetit publik në Universitetin e Oksfordit, thotë se është relativisht e lehtë të merret sasia e vogël e vitaminës B12 që na nevojitet, si për shembull përmes qumështeve me bazë bimore.

Në vendet ku nuk ka ushqime vegane me suplemente të B12, ai rekomandon marrjen e vitaminave në formën e suplementeve. Nga ana tjetër, Springman thotë se nuk ka të ngjarë që dieta vegane të shkaktojë mungesë të hekurit, për sa kohë që kjo dietë përfshin fruta dhe perime të çdo lloj ngjyre.

Një shqetësim tjetër i zakonshëm, për ata që tundohen të ndryshojnë rregjimin e të ushqyerit, është nëse dieta vegane siguron proteina të mjaftueshme.?Qumështi i sojës, ka përafërsisht të njëjtën sasi proteine si edhe qumështi i lopës.Është ndërkohë e pamundur, që një dietë vegane të shkaktojë mungesë të hekurit në organizëm?- thekson Springman.

Ai shton se me kalimin e kohës, trupi mund t?i përshtatet sasisë së hekurit që gjendet në dietën tone ushqimore, dhe nëse keni një konsum më të ulët të hekurit, ai mund të përdoret në një mënyrë më efikase nga organizmi. Ekspeti shprehet se një dietë e ekuilibruar vegane, është një nga dietat më të shëndetshme.

Ai këshillon të hani shumë fruta dhe perime me një larmi ngjyrash, arra, drithëra integrale, fasule dhe thjerrëza, si dhe farat e kërpi dhe lirit, që përmbajnë Omega 3. Për ata që shqetësohen se dieta vegane nuk ofron shumëllojshmëri të mjaftueshme, një studim në vitin 2018 nuk gjeti prova se një dietë më e larmishme, promovon një rregjim më të shëndetshëm.

Në fakt, ata zbuluan se ata që kanë një dietë më të larmishme, priren të hanë ushqime më të përpunuara dhe pije me sheqer. Duke folur për ushqimet jo të shëndetshme, Springman është i shqetësuar për rritjen e popullaritetit të ushqimit vegan të pashëndetshëm. Në një studim të kohëve të fundit mbi efektet e një diete të bazuar tek produktet bimore, por jo rreptësisht vegan, studiuesit vunë re se ata që zbatonin dietat me bazë bimore, dhe një konsum më të ulët të produkteve shtazore, kishin të dhëna më të mira në parametrat e tyre shëndetësorë.

Kishte një rrezik deri 32 për qind më të ulët, në mesin e atyre që kishin një konsum më të lartë

të ushqimeve me bazë bimore, për të pasur sëmundje kardiovaskulare. ?Ne zbuluam një marrëdhënie të fortë midis respektimit të modeleve dietike, dhe rrezikut të sëmundjeve serioze?-thotë autorja  e studimit Kejsi Rebholz, ndihmësprofesore në Shkollën e Shëndetit Publik Xhon Hopkins në Baltimorë.

Ajo zbuloi se njerëzit që hanin më shumë fruta dhe perime në përgjithësi, konsumonin më pak mish të kuq dhe të përpunuar, bulmet dhe peshk. ?Unë besoj se përfitimet shëndetësore nga një dietë me bazë bimore, vijnë nga një kombinim i të ngrënit më shumë fruta dhe perime, dhe i sasive më të ulëta të ushqimeve shtazore, përfshirë yndyrën e ngopur?- thotë ajo./Përshtati në shqip CNA.al

Lajmet e fundit nga