LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deri ku janë kufinjtë e postimeve të prindërve në rrjete sociale?

30 Mars 2019, 09:40, Lifestyle CNA
Deri ku janë kufinjtë e postimeve të prindërve në

Në Francë janë prezantuar dhe ligje strikte ndaj prindërve, që mund të marrin gjobë apo burgosje nëse postojnë online foto që cënojnë privatësinë e fëmijëve.

Ky debat është hapur sërish në rrjet pas një komenti të së bijës së aktores së njohur Gwyneth Paltrow.

Paltrow postoi një foto të sajën me të bijën, Apple Martin e cila është vetëm 14 vjeç. Pas kësaj, vetë vajza i ka komentuar duke e kritikuar pse e kishte postuar pa lejen e saj:
?Mami e kemi diskutuar këtë. Nuk mundesh të postosh asgjë pa lejen time.?

Ndërkohë aktorja i është përgjigjur se fytyra as që i dukej, duke qenë se e bija kishte vendosur syze.

Por kjo lindi debatin: deri ku janë kufinjtë e postimeve të prindërve në rrjete sociale?

Disa mendojnë se vajza nuk duhet ta kishte kritikuar në publik, ndërsa të tjerë mendojnë se ka plotësisht të drejtë.

Sipas Joanne Orlando, kërkuese në teknologji e mësimdhënie në ?Western Sydney University?, ky do të jetë një problem madhor në të ardhmen pasi fëmijët kanë të gjithë jetën të dokumentuar online që në momentin kur lindin. Por kjo cënon kështu të drejtën e tyre për të zgjedhur sa duan të shfaqin online.

?Mendoj se do të shohim një tërheqje. Për këta fëmijë, shpesh hera e parë e kontaktit me rrjetet sociale është që nga fotoja e ekos në barkun e nënës e që nga dita e parë kur kanë lindur. Prandaj ata nuk kanë asnjë kontroll në çfarë fotosh prindërit e tyre publikojnë apo me çfarë komentesh i shoqërojnë. Por të gjithë e dimë sa të rëndësishme janë jetët tona digjitale, prandaj fëmijët duan të marrin kontrollin atëherë kur munden.?- është shprehur Orlando.

 

 

Lajmet e fundit nga