LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Patozi ‘kryqëzon‘ PD-në për Boden/ E konsideruan të paaftë, zgjedhja e tij e pagjykueshme

5 Dhjetor 2018, 20:07, Aktualitet CNA
Patozi ‘kryqëzon‘ PD-në për Boden/ E konsideruan

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi është shprehur se Partia Demokratike e cilësoi të paaftë ish-ministrin e Financave Ridvan Boden.

?Kur dikush konsiderohet i paaftë për të vazhduar karrieren në një parti të caktuar, është në të drejtën e tij për të vazhduar  rrugën”, – ka vazhduar Patozi.

Patozi,  tha se Bode kishte dy rrugë, ose të bënte politikë kundër tyre, ose të vazhdonte karrierën në profesionin e tij. Sipas tij,  zgjedhja  Bodes,  në Këshillin Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë është e pagjykueshme.

?Dy rrugë kishte Bode, ose të bënte politikë prapë, po kundër atyre, ose të shihnte punët e veta e të kthehej në profesion. Vendimi i tij për t?u marr me profesionin e tij  dhe për t?u larguar nga politika është i tiji. Ai nuk mund t?i marrë leje atyre që e konsideruan të paaftë dhe e flakën. Kjo është zgjedhje e pagjykueshme?, ka theksuar ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga