LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spitali Ushtarak pa anestezikë, Rama krekoset me investimin italian

29 Tetor 2017, 18:56, Aktualitet CNA

Partia Demokratike ka reaguar pas inaugurimit të Qendrës së Reanimacionit në Spitalin e Traumës, nga kryeministri Edi Rama, të cilën PD e quan një spekulim i radhës.

Ka qenë deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ai i cili me anë të një deklarate për shtyp ka sulmuar kreun e qeverisë Rama, teksa thotë se inaugurimi që Rama bëri sot nuk është gjë tjetër pos përfundimi i një projekti të filluar para se Edi Rama të bëhej kryeministër.

“Ajo që pamë sot në ?Qendrën e Traumës? është veçse përfundimi i një projekti të filluar vite më parë, atëherë kur Z.Rama nuk ishte akoma Kryeministër, i vonuar edhe për përgjegjësi të qeverisjes së tij.
Bëhet fjalë për një financim të Qeverisë së Italisë prej 5 M Euro, të cilën Z.Rama çuditërisht as e përmendi e jo më ta falënderonte siç duhej së pari të bënte.”, – shprehet Shehu.

Më tej deputeti demokrat e ka kritikuar Ramën, teksa thotë se ky i fundit nuk tha asgjë për ato që duhet të realizojë një qeveri. Më tej ai i kujton Ramës “Shëndetësinë falas”, një premtim ky i pambajtur dhe i dështuar i Ramës, si dhe Check Up-in i cili vijon të gllabërojë lekët e shqiptarëve.

“Nderkaq ai nuk tha asgje per ato qe duhet te realizoje nje qeveri:
1-As nuk u shfajesua per buxhetin qesharak qe, ashtu si e gjithe shendentesia, ka sot edhe ajo qender strategjike, qender e krijuar me 1993 dhe e zhvilluar me sukses, por qe aktualish nevojat kerkojne minimalisht dy te tilla ne vend.
2-Nuk permendi se per pasoje ai spital nuk ka as lendet e nevojeshme per anestezine loko-regionale, kaq e domosdoshme ne trajtimin e shume traumave.
3-Nuk foli asgje per mungesen e shume prej nenprodukteve te gjakut, te domosdoshme keto ne traumatologji.
4-Nuk tha se pavaresisht mega finacimeve abuzive qe i ipen ?koncesionit te sterilizimit e materialeve?, ne ate? spital edhe pllakat metalike e vidat ortopedike, pikerisht per trajtimin e traumes, blihen nga pacientet.
Z.RAMA, QE INAGUROI SOT EDHE NJE QENDER REANIMACIONI TE DHURUAR, HAROI SE SE PARI KRYEMINISTRI DUHET TE FLASE PIKERISHT PER POLITIKAT E MEDHA SHENDETESORE, FINANCIMET…
Ne fakt ai harroi perseri ?Shendetesine Falas? apo Check Up- in famekeq, qe vazhdon te gllaberoje miliona Euro cdo vit edhe pse askush nuk po i drejtohet…”, – thekson Tritan Shehu. /CityNews

Lajmet e fundit nga