LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga ARTUR  AJAZI / Nevoja e një timonieri  në PD

29 Tetor 2017, 17:08, Aktualitet CNA

E ndërsa Rama e ka fituar tashmë privilegjin e të qenit timonieri i vetëm në qeverisjen e vendit edhe për 4 vitet e ardhshme nga vota e shumicës së shqiptarëve, duket se një nevojë të tillë ka sot më shumë se kurrë edhe Partia Demokratike. Kjo parti e ka patur ?timonierin? e saj deri 4 vjet më parë, (për mire apo për keq) por sot duket se rruga e vështirë me malore dhe disheza të forta, ka bërë që timonin e saj ta prekin shumë duar. Në një deklaratë mediatike Lulzim Basha ka thënë se  ?misioni ynë nuk është të krijojmë një organizatë politike perfekte, me rregulla e statut që respektohet plotësisht dhe që i bën të lumtur anëtarët e vet me këto?. Deri këtu duket se nuk ka asgjë të keqe, por në praktikë Luli është tjetër gjë brënda PD, aq më tepër kur pas tij del edhe Fatbardh Kadilli dhe thotë se ?ska pse respektohen rregullat  e statuti partisë? kur në fakt statuti ështe  themeli  i një partie, janë rregullat  që përcaktojnë lojën e  ndershme në një parti serioze me anëtarësi të rregullt.

Mungesa e respektit për  statutin, e ka kthyer PD sot në një forcë politike që  nuk respekton rregulla, të drejtat dhe detyrimet, duke u kthyer në  parti e familjes dhe e servilëve dështakë. Më tepër se kurrë sot Partia Demokratike ka nevojë urgjente për timonierin e saj, për ideatorin e saj, për liderin e saj, për elitën e saj, për të larguar nga  drejtimi  ata që po e çojnë atë parti drejt greminës. Si mund të ecë përpara PD, kur ajo nuk zbaton rregullat  dhe statutin, vetëm  sepse  sipas  kryetarit dhe sekretarit  të tij  servil ?ka raste kur statute edhe shkelet?.

Pra ka raste kur për interesat e të bërit karierë  të pamerituar  ti mund ta shkelësh statutin, apo kur ti kërkon me këmbëngulje të mbash postin e kryetarit  duke manipuluar procesin edhe mund ta shkelësh statutin, për të shpallur vehten ?timonier?, etj.  Mungesa e një timonieri që do të kishte profilin e liderit në PD, dhe e elitës  drejtuese, solli  atë rezultat në 25 qershor, duke larguar nga kjo forcë politike jo pak, por mbi 220 mijë vota.

Si mundet të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e vendit një  ?timonier? partie  kur ai nuk respekton statutin e forcës politike që drejton, kur nuk respekton anëtarësinë  dhe vullnetin e bazës, kur flak  kontribuesit historikë dhe përbuz rininë e partisë tij.  Askush nuk mund të hipte në një automjet kur dihet se shoferi saj nuk është një timonier i mirë. Askush nuk të afrohet në parti  kur dihet se atje mungon rregulli, statuti, vlerësimi për çfarë do të bësh, vlerësimi për kontributet, idealistët, militantët etj. Një parti  e tillë është e destinuar të shpërbëhet, ashtu si një makinë  pa timonier  të zotin, është e destinuar të shkatërrohet.

Partia Demokratike  ngjan sot me një makinë e cila po braktiset nga pasagjerët e saj, dhe për tu bindur mjafton të shikosh rrjedhjet dhe largimet nga kjo parti, largimet e të rinjve apo dhe kontribuesve të vjetër dhe të rinj të saj.

Fakti është se Luli  la jashtë listave për deputetë, njerëz me dinjitet, me integritet, njerëz që i kanë shërbyer dhe i kanë dhënë shumë PD, madje më shumë se ai, duke afruar ?prurje? që shumë shpejt  do ti ç?montojnë atij  timonin, dhe jo vetëm atë. Partia Demokratike  duhet të kthehet në një forcë  politike, e cila duhet të drejtohet nga një lider vizionar, me cilësi të shkëlqyera për të  përcaktuar  rrugët që do ta çojnë  partinë drejt bashkimit dhe moderimit, për ta kthyer në  alternativën e duhur drejt pushtetit. Partia Demokratike deri sot ka ecur në një rrugë kuturru, e drejtuar dhe konceptuar si një ?shoqatë e shpartalluar?, pa rregulla, pa ligje, pa statut, pa struktura, pa organizata, ku vendimet nuk merren në kolegjialitet me forumet, por nga individë  të paformuar edhe politikisht. Kjo e ka bërë lidershipin e kësaj force politike të pabesueshme, të paqëndrueshme, duke krijuar terrenin e duhur për tu përfolur  për marrëveshje, ujdira, dhe lloj-lloj gjëra të tjera, të cilat  vetëm produktivitet dhe kredibilitet  nuk të japin.

I vetmi mesazh që ka dhënë deri sot ?timonieri? i ri në PD ka qenë dhe mbetet , përçarja, sundimi, shpërbërja, mohimi, tjetërsimi, deformimi, injorimi,  afrimi  dhe promovimi mediokritetit, dhe asgjë tjetër. Në mungesë të një zgjidhje tjetër ligjore dhe statutore, ta gëzojnë ?timonierin? kadillarët dhe jeminllarët.

Lajmet e fundit nga