web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përfshihet nga flakët një banesë/ Ja shkaku

29 Tetor 2017, 14:01, Aktualitet CNA

Rreth orës 5.00 të mëngjesit, në fshatin Ketë, njësia  Administrative Xibër , në Mat, një banesë është përfshirë nga flakët.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se banesa i përket tre vëllezërve V.M, B.M, F.M .

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dyshohet se djegia e banesës është shkaktuar si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik.

Nga zjarri i rënë në banesë nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor po  vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CityNews





Lajmet e fundit nga