LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapen me 55 kg kanabis/ Policia greke arreston 2 shqiptarë

29 Tetor 2017, 10:47, Aktualitet CNA

Dy shqiptarë janë arrestuar në Artë të Greqisë, pasi policia greke i ka kapur me 55 kilogramë kanabis.
Të arrestuarit janë 27- vjeç dhe 31- vjeç, ndërkohë policia greke nuk ka bërë të ditur identitetin e tyre.

Shtetasit shqiptarë e transportonin drogën nga kufiri i gjelbër për në Artë me automjet.

Sasia e kanabisit u gjet e hedhur mes disa shkureve, e ndarë në 53 pako me një peshë totale prej 54 kilogramë e 837 gramë.

Dy personat u ndaluan nga autoritetet greke në Kalamia të Artës, ku ka sekuestruar edhe dy automjetet që ishin përdorur për transportin e kanabisit./CityNews

Lajmet e fundit nga