LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Geisha” young & new e mbrojtes na zbavit me broçkulla

29 Tetor 2017, 17:17, Aktualitet CNA

Zëvendësimi i Mrikës së Lulzimes me Oltën e Gjallicës nga kryeministri Ervin ishte thjesht zëvendësimi i një ?geisha? plakë me një ?geishë? më të re. Në një shkrim tjetër do të trajtojmë në hollësi ?të dhënat tekniko-taktike? të të dyja ?geishave?. Në këtë shkrim do të përqëndrohemi te deklarata ditën e premte më 26 tetor e ministre Oltës në takim me efektivë të Forcave të Mbrojtjes detare Shqiptare. Olta ministre dha sihariqin e madh se brenda pak muajsh 4 (katër) anijet patrulluese të klasit ?Damen Stan patrol 4207? do të pajisen me sisteme moderne armatimi.

Skandali i 4 anijve patrulluese holandeze

Së pari një deklaratë e tillë është tipike e formatit ?after pilafi?! Në vitin 2005 në programin e modernizimit të flotës luftarake(2005-2015) krahas riparimit të anijeve vjetërsira sovjetiko-kineze u vu si detyrë edhe blerja e 4 anijeve të reja patrulluese. Në kërkesën për ofertë të bërë nga dikasteri i mbrojtes këto anije patrulluese duhet me patjetër të përmbushnin këto kushte (sipas dokumentit original të asaj kohe):

Forca Detare pergatiti kerkesen per oferte per kater anije te medha

patrulluese shumefunksioneshe, te cilat duhet te plotesojne elementet

operacional dhe taktiko-teknik si me poshte:

gjithe hapesiren detare te RSH.

bashkeveprimit me forcat e tjera, si dhe per shoqerimin e konvoit

detar.

(SAR).

trafiqeve te paligjshme.

Katër anijet patrulluese u blenë nga korriku 2008 e në vazhdim. Ndër kompanitë e huaja ofertuese ishte ?Damen Shipyard (Holandë), ?Jonca Onuk? Turqi me anijet tip ?Onuk RTP 33?, ?Fincantieri? Itali me anije të përdorur të klasit ?Zara? dhe klasit ?Vizzari?, ?Israel Shipyards? Izrael me anijet e tipit ?Shaldag?, ?Zoran Niommitovic? në Kroaci me anije tip ?Enforcer 46?, një kompani kineze me ofertë me tre variante për 4 patrulluese në një variant madje edhe me aftësi vendosje minash detare! Dikasteri i atëhershëm Mediu nga të gjitha ofertat zgjodhi atë holandeze, e cila nuk parashikonte instalimin e asnjë lloj armatimi në bord. Automatikish konsiderohej e shkelur shkronja b e kërkesës për ofertë gjegjësisht ?të ketë aftësi për mbështetje me zjarr në operacionet  e bashkëveprimit me forcat e tjera si edhe për shoqërimin e konvojit detar?. Dikasteri i atëhershëm Mediu madje gënjeu edhe Kryeministrin edhe presidentin (komandatin e përgjithshëm të forcave të armatosura) duke e informuar se ?Nga ky kontroll kane rezultuar ofertat e analizuara me siper. Nga Shqyrtimi i

ofertave nga Komisioni i Kerkesave e Paisjeve dhe analizes se tyre nga pikpamje

e leverdishmerise ekonomike dhe i cilesise se ofertes ne kompleks, Ministria e

Mbrojtjes konkludon se oferta me e pershtatshme e bere eshte ajo e kompanise

holandeze DAMEN SHIPYARD e cila i paraqitet Keshillit te Ministrave per

Miratim.?

I bëjmë me dije ?geishës? Olta se këto janë mëkate të ministrit Mediu, mëkate të cilat, jo që nuk u korigjuan, por as u evidentuan nga 3 ministrat pasardhës majtas e djathtas! Shqipëria me cmim relativisht të lartë bleu katër anije patrulluese ultra moderne, ultra komfortabël për ekujpazhin me ZERO fuqi zjarri. Secila nga këto 4 anije madje ka të montuar në bash nga një top uji për fikje zjarri.  Me një fjalë me topa uji do ta mbrojmë Atdheun nga piratët, kontrabandistët, terroristët apo edhe nga agresionet e shteteve, që kanë pretendime territoriale ndaj nesh. I kujtojmë lexuesit, që Mali i Zi me 650 000 banorë përvec anijeve të tjera luftarake me armatim në bord mban në gjendje gadishmërie luftarake edhe një fregatë të Klasit Koni  pak të modernizuar.

Zonja ?geisha? minister, gjenerali i ?kambales? i specializuar për logjistikë me siguri ju ka qorrollepsur, ku ju ka siguruar se në bordin e patrullueseve të klasit ?Damen Stan Patrol 4207? mund të montohem topa automatikë apo armë të tjera automatike të modelit ?Chain Gun?. Konstruksioni i kuvertës së këtyre anijeve nuk lejon, që në to të montohen madje mitrolozë të rëndë ta kalibrit 12.7 mm. Është teknikisht e pamundur montimi i topave automatikë kalibër 20-40 mm në kuvertat e këtyre patrullueseve. Sfidoj oficerët e Forcave të Mbrojtjes Detare, që me argumente teknike të provojnë se të tilla armë automatike mund të montohen në superstrukturën prej alumini të këtyre anijeve patrulluese dhe mund të realizojnë qitje me breshëri pa dëmtuar superstrukturëne anijes!

Le të bëjmë një krahasim me patrullueset holandeze. Kostoja thujse 20 milion euro (19, 8) vjetnamezet e kanë koston sa një e treta e holandezeve. Armatimi ZERO te holandezet te vjetnamezet kemi 1-top 76, 2 mm tip Ak-176 mjaft modern, 1 top automatik 30 mm shumë i ngjashëm me Gatling-un amerikan, 16 raketa kundërajrore të klasit MANPAD ende moderne  tip 9K38 Igla, 2 mitrolozë të rëndë 14, 5 mm, që përdorin edhe municionin ende gjendje (të pashitur e kontrabanduar) në depot shqiptare. Ekujpazhi 28 persona vietnamezet dhe 18 persona holandezet (vietnamezet kanë më shumë shpenzime, për roga, siguracion jete e shëndetësor etj). Vietnamezet kanë shpejtësi maksimale 32 nyje (milje detare në orë), ndërsa holandezet 26 nyje (pra në disavantazh). Autonomia e vietnamezeve është 30 ditë me distancë maksimale të përshkruar 2500 milje detare, ndërsa holandezet e kanë vetëm 14 ditë. Konsumi i karburantit i njejtë, ndonëse vietnamezet shkojnë maksimumi me armatim dhe furnizime bordi në 500 DËT, ndërsa holandezet vetëm 200 DËT. Vietnamezet kanë radar tip MR-123/176,Vympel/Bass, i cili ndonëse prodhim lindor është më rezistent ndaj zhurmimit (jamming), sesa radari simpatik i holandezeve. Vietnamezet janë inferiore në kushtet e akomodimit të ekujpazhit si edhekanë vetëm 1 motorskaf jo dy si holandezet. Kuptohet patrullueset vietnameze fatkeqësisht nuk kanë top uji, por top me predha prej të vërteti!

Kostoja për blerjen dhe mbajtjen në eficencë e 4 patrullueseve vjetnameze (rroga, siguracion, mirëmbajtje, bojë, karburante, lubrifikantë, nxjerrje në dok të thatë apo elektro lift etj.etj për 10 vjet në kushte normale patrullimi dhe jo më shumë se tre shkëmbime zjarri në një periudhë 10 vjecare, nuk shkon më shumë sesa gjysma e parave, që do u merren shqiptarëve për të paguar koncesionet e reja (jo ato të dhëna vite më parë) për vitin 2018. Nuk mund të pranohen nga Rilindasit trashëgimtarë të PKSH-PPSH-së shfajësime parimore të tipit: do blemë armatime vetëm nga vendet e NATO-s dhe jo nga një vend komunist si Vietnami. Berisha I, ndonëse me fjalë ishte antikomunist virulent, nja 23 vite më parë për të forcuar dispozitivin ushtarak anti Miloshevic dhe anti Micotaqis bleu në Kinën komuniste raketa kundërajrore dhe kundër tanke mjaft moderne për kohën. E fundit, por jo mëe pakta: thuhet se vjetnamezët nuk kanë problem t?u japin bakshishe zyrtarëve të huaj për të lehtësuar eksportet vjetnameze drejt vendeve të këtyre zyrtarëve të huaj!!!!!!

 

P.S. Do t?i lutesha lexuesit të shikonte me vëmendje foton e ?geisha? ministres në anijet ?luftarake? shqiptare. Në bordin e tyre të pa lyer me bojë sic duhet lexohet qartë ?Guardia di Finanza?. Ministre Olta na shet dëngla në majë të bordit të anijeve mbi 20 vjecare të dhuruara palës shqiptare të përdorura nga Italia fqinje, aleate dhe mike. Të shesësh mend në kuvertën e anijeve të dhuruara të përdorura (Second hand) më së paku është tangërdhëk firauni edhe për ministren e një vendi të varfër dhe të vogël si Shqipëria! Më së shumti është ?Rilindja? e Forcave të Mbrojtjes Detare Shqiptare (Sic!)

 

GJERGJ THANASI

Lajmet e fundit nga