LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive/ Ç’po ndodh në këto momente në mbledhjen e grupit parlamentar të PD

2 Maj 2017, 17:59, Aktualitet CNA

Kanë dalë detajet e para në lidhje me atë çfarë po ndodh në këto momente në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Ashtu siç CityNews njoftoi ditën e djeshme, zyrtarë të BE dhe PPE kanë zhvilluar një video konferencë me grupin parlamentar të PD.

Burime i thanë CityNews se Lulzim Basha në këto momente po komunikon me presidentin e PPE, Joseph Daul, ku i kërkohet  Bashës të kthehet në negociata, duke i garantuar të njëjtën ofertë si të 20 prillit.

Po ashtu, ndërkombëtarët kanë kërkuar Bashës të gjejë rrugën e marrëveshjes me Ramën. Në këtë video konferencë ka ndërhyrë dhe Johanes Hahn, komisioneri i zgjerimit të BE, i cili i ka kërkuar Bashës braktisjen e bojkotit dhe uljen në tryezë për gjetjen e zgjidhjes së krizës./CityNews

Lajmet e fundit nga