35 vjetori i PS-së/ Berisha: Mitingu i djeshëm shënoi fundin e partisë së krimit
Kreu i PD-së Sali Berisha në një bashkëbisedim me ndjekësi...
Kreu i PD-së Sali Berisha në një bashkëbisedim me ndjekësi...
Në një studim të vitit 2009 në SHBA, u zbulua se vetëm 53 për qind e të rriturve të anketuar e dinin se planetit Tokë i duhej një vit për t?u rrotulluar rreth Diellit dhe vetëm 59 për qind e tyre ishin të qartë se njerëzit e hershëm dhe dinozaurët nuk kanë ekzistuar në të njëjtën kohë. Një nga pesë njerëz ishin në gjendje t?u përgjigjeshin saktë tri pyetjeve elementare për shkencën. Ja se cilat janë përgjigjet e pyetjeve më të thjeshta shkencore.
Përse qielli është i kaltër?
Kërkuesit europianë kanë zbuluar se drita nga pjesa blu e spektrit ndikonte pozitivisht tek emocionet e njeriut. Qielli është i kaltër falë një efekti të quajtur shpërhapje. Drita e Diellit duhet të kalojë përmes atmosferës së Tokës, që është e mbushur me gaze dhe grimca, të cilat e shpërndajnë atë kudo. Drita është e përbërë nga ngjyra të ndryshme, që kanë gjatësi vale të variueshme. Drita blu ka relativisht gjatësi vale të shkurtër dhe për këtë shkak shpërhapet më shumë teksa kalon në atmosferë. Kjo është arsyeja përse qielli është blu, kur Dielli është i ngritur në pikë kulmore. Në lindjen dhe perëndimin e Diellit, rrezeve të tij u duhet të udhëtojnë në distanca më të largëta për të arritur pozicionin tuaj. Kjo është edhe arsyeja përse perëndimet dhe lindjet e Diellit kanë ngjyra të kuqe, të verdhë ose portokalli.
Sa e vjetër është Toka?
Mosha e Tokës është një debat i hapur për shkencëtarët që prej një kohe shumë të gjatë. Në vitin 1654, një studiues i quajtur John Lightfoot, llogariti që sipas Biblës, Toka ishte krijuar në orën nëntë të mëngjesit sipas orës së Mesopotamisë, në datën 26 tetor të vitit 4004 përpara erës sonë. Megjithatë, zbulimi i radioaktivitetit bëri që shkencëtarët ta kenë më të lehtë të matin moshën e gurëve apo meteorëve. Prej kësaj u përcaktua se Toka është afërsisht 4.54 miliardë vjeçe.
Do të ndalojë ndonjëherë ndriçimi i Diellit?
Dielli do të ndalojë ndriçimin kur hidrogjeni që ka në sipërfaqen e tij, që digjet si karburant për të krijuar dritën e Diellit, do të mbarojë. Ky do të jetë fillimi i ?vdekjes? së Diellit, në të cilën korja e tij do të tkurret dhe shtresat e tij të jashtme do të fillojnë të shpërthejnë, duke e kthyer Diellin në një gjigant të kuq. Në një shpërthim final, Dielli do të ngrohë tej mase sistemin diellor me një valë ngrohtësie që do të shkrijë përkohësisht gjithçka. Me shumë gjasa planetët që ka afër, përfshirë edhe Tokën, do të thithen prej gjigantit duke u kthyer në hi. Dielli mendohet se është në gjysmën e jetëgjatësisë së tij dhe se pas një miliard vitesh nga tani, do të jetë 10 për qind më i ndritshëm.
Nga shkaktohet një ylber?
Te Zanafilla, Zoti vuri në qiell një ylber pas Përmbysjes së Madhe dhe i tha Noas se ishte shenjë e një marrëveshjeje mes tij dhe Tokës. Grekët shkuan më larg, duke e perceptuar ylberin si një Zot të quajtur Iris. Ylberi shkaktohet prej bulëzave të ujit që mbeten pezull në atmosferë pas një stuhie shiu. Bulëzat janë të një dendësie tjetër nga ajri rrethues, ndaj kur drita e Diellit i prek, ato sillen si një prizëm i vogël dhe reflektojnë valët e dritës te ne. Që të jemi në gjendje të shohim ylberin, duhet t?i kemi kthyer shpinën Diellit.
Çfarë thotë teoria e relativitetit?
Kur dikush i referohet teorisë së relativitetit, në fakt ai po flet për dy teori, relativitetin special dhe atë të përgjithshëm, që u hartuan nga fizikani Albert Ajnshtajn në fillim të viteve 1900. Për shkak se jo të gjithë ishin në gjendje ta kuptonin këtë teori, Ainshtajni mendoi një mënyrë të zgjuar për ta shpjeguar. Ai tha: ?Kur një burrë qëndron pranë një vajze të bukur për një orë, i duket si një minutë. Por kur ai ulet mbi një sobë të ngrohtë për një minutë, i duket si një orë. Ky është relativiteti.? Përpara Ainshtajnit, njerëzit mendonin se koha dhe hapësira ishin të pandryshueshme. Por fizikani përdori llogaritjet matematikore për të shpjeguar se hapësira dhe koha mund të pësojnë ndryshime. Ai provoi se koha kalon ndryshe në varësi të fushës gravitacionale apo nëse lëviz shumë shpejt. Koha lëviz më ngadalë, për shkak të një fenomeni të quajtur ?zgjerimi i kohës?. Pra, koha varet nga forca të fuqishme si graviteti apo nxitimi. Kështu, nëse një objekt lëviz shpejt apo nëse mbi të veprojnë forca graviteti të fuqishme, koha për atë objekt do të kalojë më ngadalë, krahasuar me një objekt tjetër që nuk është në të njëjtën situatë.
Bota.al
Më 11 qershor, astronautja italiane Samanta Kristoforeti e l...
Janne është një burrë në Finlandë, i cili është i prekur nga...
Në Sietwll të SHBA-së gjendet njëra prei atraksioneve më të ...
Gjatë kërkimeve të mineraleve të plumbit dhe argjendit rreth...
40 vjeçari Abdul Mallik është një hero i vërtetë! Ai udhëton...
Bërthama e Tokës është rreth 1 000 Gradë me e nxehtë sesa me...
Një diamante 8.52 karat u gjet nga një grua në një park të M...
Një skulpturë makinë nga Erin Wurm, e krijuar në nder të qyt...
Qendra Pew Research kohët e fundit publikoi një studim mbi m...
Jesper Ryltoft është një student i Stomatologjisë në një shk...
Mjekët në Teksas kanë bërë transplantimin e pjesshëm të kafk...
Krijuesi e ka filluar punën në vitin 2006 dhe ai supozonte s...
Është mënyrë e mirë që të kesh vëmendjen e të gjithëve, por ...
Gruaja nga Guangdong i Kinës, që po dërgohej në spital me mo...
Xhinset e ngushta mund të dëmtojnë seriozisht muskujt dhe ne...
Shumë larg prej këtu, në një galaksi që i ngjan shumë Rrugës...
Pas rastit të aktivistes amerikane Rachel Dolezal, që ka hab...
Sandale të veshura me çorape të gjata në pasarelat më të rën...
Një restorant, ku kamarieret dalin të veshura me bikini, ësh...
Një shenjë e vogël nervozizmi i ka hedhur në erë planin një ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...