LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Femra astronautë që shkruan historinë

30 Qershor 2015, 13:15, Kuriozitete CNA

Më 11 qershor, astronautja italiane Samanta Kristoforeti e lëshon Stacionin kozmik ndërkombëtar dhe kthehet në Tokë. Para se të kthehet, ajo thyen rekord për femrat astroanute – është njëra ndër astronauteve që ka qëndruar më së gjati në një ekspedicion. Kristoforeti do të thyejë rekord edhe për Agjensionin evropian kozmik, me fluturimin më të gjatë nga një mashkull dhe femër. Gjatë ekspedicioneve të saja, Kristoforeti ka kaluar 199 ditë, 16 orë dhe 42 minuta në gjithësi. Rekordi i kaluar, nga një femër e cila ka bërë rrugën më të gjatë kozmike ishte në vitin 2007 nga Sunita Uiliams, e cila në gjithësi kaloi 195 ditë, 17 orë dhe 17 minuta. Megjithatë, rekordi më i gjatë do të jetë vështirë të tejkalohet. Ndodhi në vitin 1995 nga kosmonauti Valeri Polijakov i cili qëndroi 437 ditë, 17 orë dhe 58 minuta në gjithësi. Rekordi i Kristoforetit ishte disi i rastësishëm, duke marrë parasysh që udhëtimi i saj u shty për në fund të prillit.

11:45 Kuriozitete

Kristalet gjigante

Gjatë kërkimeve të mineraleve të plumbit dhe argjendit rreth...

11:15 Kuriozitete

Mësuesi hero

40 vjeçari Abdul Mallik është një hero i vërtetë! Ai udhëton...

07:04 Kuriozitete

Sandale me çorape

Sandale të veshura me çorape të gjata në pasarelat më të rën...

10:17 Kuriozitete

Kamarieret me bikini

Një restorant, ku kamarieret dalin të veshura me bikini, ësh...

Lajmet e fundit nga