web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ngjela: Rama të heqë postblloqet nga Lazarati, turp për qeverinë që mban nën terror 6000 persona

5 Qershor 2015, 18:00, Politikë CNA

Spartak Ngjela thotë se shteti duhet të mbajë përgjegjësitë e veta për kanabisin që mbillej në Lazarat, pasi e lejonte vetë.

Duke folur në emisionin ?Të Paekspozuarit?, Ngjela ka thënë se nuk mund të cilësohen kriminelë vetëm banorët e Lazaratit, kur vetë shteti i lejonte ata që të merreshin me mbjelljen dhe trafikun e hashashit.

?Qeveria e nisi keq dhe cdo gjë e nisur keq, përfundon keq.

Ajo ka qenë tregti e paligjshme, të cilën e kishte lejuar shteti përderisa nuk ndërhynte dhe shteti duhet ta zgjidhte se shteti ka vazhdimësi.

Ata i kishte inkriminuar shteti dhe përgjegjësinë e ka shteti dhe jo individi.

Shteti duhet të jetë shumë serizo me shtetasit e tij.

Në këtë inkriminim ka dorë shteti, ashtu sic ka shteti dorë te energjia elektrike që falte faturat.

Këta harruan këtë gjë dhe shteti duhet ta mbajë përgjegjësinë edhe për ata që kanë qenë edhe për ata që do të vijnë?, u shpreh Ngjela.

Avokat Ngjela deklaroi se banorët e arrestuar të Lazaratit duhet të amnistohen.

?Atje ishin të rinj, pa ndonjë vlerë, nuk pati akses dhe duhet t?i drejtohemi humanizmit. Përderisa shteti ka qenë i implikuar, duhet t?i amnistojë.

Kjo zgjidhet me amnisti.

Ajo gjendja në Lazarat duhet të ndryshojë dhe shteti duhet të ketë karakter human. Nuk ka dalë një bandë e krimit të organizuar. Ata ishin njerëz të thjeshtë?, deklaroi Ngjela.

Avokat Ngjela apeloi kryeministrin Rama që të heqë postobllokët nga Lazaratit pasi po shkelen të drejtat e banorëve të fshatit të sanksionuara në Kushtetutë.

?Nuk mund të ketë patrulla në një shtet të lirë.

Ata po i konceptojnë dhe po i trajtojnë si armik.

Ata janë qytetarë shqiptarë dhe kanë të drejtat e tyre në kushtetutë. Ku e kanë gjetur të drejtën që të vënë postobllok? Kjo është përgjegjësi e kryeministrit dhe çdo gabim ka kosto.

Aksioni nisi gabim, duhet të kishte nisur me bisedime me banorët.

Problemi është që të ulet dëmi i kostos. Është turp për shtetin që të mbajë nën terror 6000 njerëz?, u shpreh Ngjela.





Lajmet e fundit nga