web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kolegji Zgjedhor nis shqyrtimin e ankimimit të PD-së për kandidatin në Kurbin

5 Qershor 2015, 10:38, Politikë CNA

Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit nisi të premten shqyrtimin e kërkesës ankimore të Partisë Demokratike, që kundërshton vendimin e KQZ-së për dorëheqjen e kandidatit Altin Biba për kryetar të bashkisë Kurbin.

Sipas përfaqësuesit ligjor të PD-së, Ivi Kaso, mosregjistrimi i kandidatit Ilir Pjetraj, pas dorëheqjes së parevokueshme të kandidatit Biba, është një vendim antiligjor.

Ky është ankimimi i dytë i PD-së në Kolegj për bashkinë Kurbin. Më herët, demokratët u ankuan për vendimin tjetër të KQZ-së, qe nuk pranoi të regjistronte Pjetrajn për shkak të tejkalimit të afateve kohore.





Lajmet e fundit nga