web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Grida Duma prezanton programin për Durrësin/ Premton punesim dhe zhvillim

4 Qershor 2015, 19:43, Politikë CNA

Kandidatja e djathtë për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma ka prezantuar pasditen e sotme programin e saj për këtë qytet. Gjatë fjalës së saj para qindra banorëve të Durrësit, Duma parashtroi pikat kryesore të programit të saj ku një ndër premtimet kishte të bënte me uljen e papunësisë. Kandidatja e opozitës premtoi 15 mijë vende të reja pune.

?Durrësi është një qytet që i jep nder gjithë Shqipërisë dhe duhet ti japë nder edhe punës sonë. Dhjetëfishohet sipërfaqja, por nga ana tjetër mundësitë janë të pamata. Luftë frontale ndaj papunësisë, krijim i vendeve të punës. Në të gjithë Shqipërinë përbën një problem, por në Durrës ky është problem i ethshëm. Misioni i tregut të punës, çdo familje duhet të ketë të paktën një person në punë. Për 4 vite ky problem duhet të jetë i zgjidhur. Do të hapim 15 mijë vende pune. Do të ulim taksat vendore?, tha Duma.

Ajo gjithashtu premtoi ngritjen e një agjencie lokale për turizmin si një nga kolonat e ekonomisë si dhe promovimin e Durrësit në tregun ndërkombëtar si një brand i ri.

?Agjenci bashkiake për turizmin, që është një nga kolonat e ekonomisë. Do të jetë gjithë kohës në monitorim. Do të bëjë të mundur koordinimin e operatorëve. Do të jetë përgjegjëse për hartën turistike. Promovimi i Durrësit në tregun ndërkombëtar. Të krijojmë brandin tonë. Shëtitorja do të rikrijohet e gjitha ku do të krijohet edhe ajo pjesë e munguar e plazhit publik. Do të rehabilitojmë kalatë. Ky qytet do të zgjohet me historinë e vet natën, duke krijuar historitë tona të reja?, tha Duma.

Kandidatja e PD-së për bashkinë e Durrësit tha se do të zerojë faturat e ujit për të gjithë qytetarët që nuk e kanë marrë këtë shërbim.

?Në konceptin tim ka vetëm drejtësi. Aq sa do të jetë shërbimi aq do të jetë edhe fatura. Kam premtuar se kush nuk ka marrë ujë, do ti zerohen faturat. Për shëndetësinë shumë pak, por jo pak e rëndësishme. Sigurisht që është pjesë e pushtetit qendror por jemi vend bregdetar?, tha ajo duke premtuar shërbim shëndetësor për të gjithë pushuesit. Duma tha gjithashtu se nën drejtimin e saj Bashkia e Durrësit, do të trefishojë linjat e transportit urban.





Lajmet e fundit nga