Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Para dy vjetësh kemi qenë këtu, bashkë me Pjerinin, për të firmosur një kontratë me ju. Kontratën që me votën tuaj dhe me besimin e marrë në 23 Qershor, ne me qeverinë e re do të hapnim një proces pa kthim për legalizimet dhe do t?i bënim ato falas. Në 18 muaj, ne kemi bërë për Kamzën më shumë legalizime, se ç?kanë bërë ata që Kamza i votoi dhe i mbajti në qafë, që kur nuk mbahet mend, gjatë gjithë pushtetit të tyre. Më shumë legalizime kemi bërë ne në 18 muaj, sesa ka bërë Partia Demokratike në të gjithë jetën e vet, këtu në Kamzë. Sigurisht që nuk i kemi bërë të gjitha, sigurisht që ka ende shumë legalizime për të bërë, por nuk ka pikë dyshimi se, nëse Kamza do të votojë në 21 Qershor kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane dhe Partinë Socialiste, në katër vitet e mandatit të Safetit, këtu në Kamzë, ne do t?i japim fund procesit të legalizimeve dhe do të bëjmë për Kamzën më shumë se çka bërë Partia Demokratike në çerek shekulli.
Unë dua t?ju them shumë qartë se vota e 21 Qershorit bën diferencën për jetën tuaj në familje. Kjo votë nuk është si vota e 23 Qershorit të shkuar, as si vota e radhës tjetër, kur flitet për parlamentin dhe për qeverinë. Kjo votë është vota për nevojat që ka çdo familje, sapo del nga dera e shtëpisë. Sepse, nëse çdo familje ka shtëpinë e vet, shtëpia e përbashkët e komunitetin ku familja jeton është bashkia dhe sapo hap derën, familja ka nevojë të ketë një bashki që e ka në krah, duke filluar që nga rruga përpara shtëpisë, tek mbeturinat, tek uji, tek transporti urban, tek çerdhja, tek kopshti dhe shkolla. Të gjitha këto, bashkë me hapësirat ku njerëzit kanë nevojë të takohen në kohën e tyre të lirë, ku gjyshet dhe gjyshërit kanë nevojë të dalin për të shëtitur nipërit dhe mbesat, janë çështje të familjes dhe janë probleme të shumta këtu në Kamzë, që është bashkia që duhet t?i zgjidhi.
Për këtë arsye, vota e 21 Qershorit nuk është votë për të mbajtur me gajret Partinë Demokratike dhe SHQUP-in. Ajo është votë për të vendosur kush nga kandidatët mund të bëjë më shumë për familjen tënde, kush nga kandidatët mund të bëjë më shumë që rruga para shtëpisë të jetë ashtu siç duhet, që plehrat mos të mbysin gjithë Kamzën, që uji i pijshëm të vijë në rubinet, që kur bie shi, të mos përmbyten rrugët, që transporti në këtë bashki të madhe të jetë ashtu siç duhet të jetë transporti në një bashki të madhe, që çerdhja, kopshti, shkolla mos të mungojnë për fëmijët dhe të jenë në kushte të mira. Në qoftë se i bëni vetes këto pyetje, atëherë përgjigjen këtu në Kamzë e keni shumë të thjeshtë.
Përballë keni një kandidat si Safeti, i cili ka treguar në gjithë ecurinë e jetës së tij se ka talent, se ka ide dhe kurajo dhe në çdo pozicion që ka administruar, ka ditur t?ia dalë me sukses. Ka qenë prefekti i Kukësit për një periudhë dhe unë ju siguroj që si prefekt ka bërë shumëçka për të ndihmuar komunitetin, edhe pse mundësitë i ka pasur të kufizuara.
Nga ana tjetër, një kandidati që nuk i dihet a do shkojë në shtëpi, a do shkojë në burg, kur të mbarojë procesi penal. Gjykata e shkallës së parë e ka nxjerrë fajtor, gjykata e Apelit, çdo gjë bën vaki, por nuk i dihet. Si mund të mendohet njeriu, kur ka këto dy zgjedhje! Edhe sikur mos ta kishte atë akuzën penale dhe sikur të mos kishte dalë fajtor në gjykatë, dhe fajtor për grabitje të fondeve të taksave tuaja, çfarë bëri për Kamzën?! Veçse i vuri rrugëve të Kamzës emrat më qesharak në botë dhe i leu shtyllat me blu, për faqe të zezë. Do më thoni ka shtruar disa rrugë. Është e vërtetë, i ka shtruar disa rrugë, por pyetja është sa rrugë të tjera, për të cilat ka marrë lekët, nuk ka shtruar. Një çështje ju hap në prokurori dhe përfundoi fajtor para gjykatës, duke e kthyer bashkinë si ta kishte bankën e vet dhe duke i përdorur lekët, që duhet t?i çonte për çerdhe dhe për kopshte, si ushqim për një çetë të tërë njerëzish, që me demek ishin me ndihmë ekonomike, ndërkohë që i kishin vilat nga 3 kate. Bënin sikur shin me ndihmë ekonomike dhe kishin nga dy vetura në shtëpi, pra, edhe me ndihmë ekonomike, edhe me X5.
Si mundet të diskutohet zgjedhja këtu në Kamzë dhe çfarë lidhje ka kjo zgjedhje me faktin që këtu mund të ketë plot njerëz që janë me Partinë Demokratike. Le të rrinë me Partinë Demokratike, kjo është normal, madje, unë them që demokratët e kanë më të thjeshtë se socialistët. Demokratët neve të na japin punën, partinë e kanë në parlament. Në fund të fundit, këtu do zgjedhin kush është shërbëtori më i mirë. Merrni socialistin për shërbëtor dhe lëreni Xhelalin të lirë, të shkojë të merret me hallet e veta, ndërkohë që PD-në e keni në parlament çdo të enjte, gjithë ditën. Është për të ardhur keq me e humb votën dhe t?ju ngarkosh punë atyre, sepse ata nuk dinë të bëjnë shtet. E kanë treguar këtë. Dy herë e patën mundësinë për të bërë shtet, dy herë e bënë shtetin lanet, jo shtet!
Në këtë bashki, vetëm tema e legalizimeve duhet të mjaftonte. Ia keni dhënë dhe ia keni dhënë votën dhe në fund çfarë morët? Ju premtonte se do t?ju legalizonte, ndërkohë që po të fitonte Edi Rama, do t?ju kthente andej nga keni ardhur. E kundërta doli e vërtetë! Fitonte ai, humbnit ju. Fitoi Partia Socialiste, fitoi aleanca jonë me Lëvizjen Socialiste për Integrim, fitoi Aleanca për Shqipërinë Europiane, fituat edhe ju, më në fund, sigurinë se legalizimi është falas dhe është proces pa kthim. Dhe ja ku i keni faktet, këtu midis jush. Njerëz, të cilët e kishin humbur çdo shpresë se do merrnin legalizimin, sot e kanë shtëpinë, pasurinë e tyre të patundshme dhe të hipotekuar, falë procesit që hapëm ne dhe e përsëris, është proces pa kthim.
Tani, bashkia nuk është më ajo që ishte, por është një bashki shumë më e madhe, jo vetëm më e madhe në masë, por ka shumë më tepër peshë dhe rëndësi. Bashkia do të ketë një rol shumë të madh edhe në procesin e legalizimit, edhe në procesin e të gjitha shërbimeve. Ju doni të humbni kohë, duke vazhduar të besoni atë që të gjithë provat tregojnë se nuk keni çfarë të besoni më duke votuar kandidatin e PD-së, apo doni që gjithë kohën që humbët me PD-në, ta fitojmë tani me Aleancën për Shqipërinë Europiane, me Safetin, me Bashkinë e re të Kamzës?
Çfarë do ta gjejë Xhelalin, edhe po nuk e votuat ju! S?ka çfarë ta gjejë, me hallet e veta do merret, po nuk është se do i ndodhë ndonjë gjë. Edhe PD-në nuk e gjen gjë. PD-ja në parlament është, në parlament do të jetë. Në qeveri nuk është, në qeveri s?do të jetë. Në 21 Qershor vendoset kush do drejtojë bashkitë. Fushata e tyre është tipike fushatë kush ?ta hajë?, ?ta hajë?, po gjetëm budallenj, i gjetëm. Ata ju thonë na jepni votën neve, se do të keni taksat më të ulëta në Ballkan. Po kush do t?jua uli taksat?! Edhe sikur të fitonte Xhelali, ai do t?i uli taksat, si? Nuk e ka bashkia në dorë atë punë. Thonë na jepni votën, se energjinë do ta merrni me një çmim thuajse qyl. Por ja ua dhatë votën, kush do jua bëjë energjinë qyl? Xhelali!? S?ka gjë në dorë fare! Na jepni votën, thonë, se do ta grisim hartën e reformës administrative, që të kthehemi aty ku ishim, madje të bëjmë dhe më shumë bashki seç kishim. Ne reformën e bëmë me mbi 84 votat që duhen, sepse na e dha populli besimin. Ata çdo të enjte numërojnë njëri-tjetrin, se çdo të enjte i ikën nga një deputet. 30 veta kanë ngelur. Dhe me çfarë do ta bëjnë ata, reformën?
Kjo është shumë e thjeshtë. Mendojnë se ka aq shumë budallenj, sa të bëhen shumicë dhe t?jua japin votën atyre, të votojnë kandidatët e tyre, të cilët nuk i duan për punë, por i duan për sherr. Domethënë, atë sherrin që shihni çdo të enjte në parlament, ta bëjnë çdo ditë në çdo bashki. Kur ju t?i thoni për legalizimet, apo nuk kemi ujë, ata t?ju thonë ?Rama-Meta?. Këtë, me shpresën se 2 vjet t?jua nxijnë jetën njerëzve aq shumë, sa njerëzit të bëhen me ta dhe të thonë ?sa gabim bëmë ne, në 23 Qershor?. Ishim më mirë kur ishim më keq, po kthehemi të gjithë mbrapa 23 Qershorit. 4 vjet mbrapa dhe t?ia fillojmë prapë me ndërtime pa leje, t?ia fillojmë prapë me vjedhjen e energjisë, t?ia fillojmë prapë me rrumpallën, se ishim më mirë kur ishim më keq.? Kush i beson këto!
Ne as nuk e themi, as nuk e mendojmë që në 18 muaj kemi zgjidhur problemet dhe hallet që ju janë krijuar në 20 vjet. Po t?jua kishim zgjidhur, nuk do vinim të bënim fushatë për kryetarët e bashkive, por do thoshim ne jemi magjistarë. Ne nuk kemi shkop magjik. Varfëria vazhdon të jetë problem, patjetër. Papunësia vazhdon të jetë problem, patjetër. Por varfërinë dhe papunësinë nuk e solli 23 Qershori, por kanë qenë të ulura këmbëkryq, kudo. Mbas 23 Qershorit, ka filluar një betejë reale me varfërinë dhe papunësinë. Por është një betejë që kërkon kohën e vetë, kërkon sakrificat e veta, kërkon vendosmërinë e vet. Ne do ta fitojmë këtë betejë!
Unë, të isha votues në Kamzë, do e konsideroja fyerje që të shihja Xhelalin në fotografi me sloganin ?Punë dhe dinjitet?. Ky është fundi i botës. Çfarë pune, dinjiteti dhe mirëqenie mund të ketë me këta! Ata e lanë Shqipërinë me 1 milionë të papunë dhe tani thonë ne do t?ju gjemë punë. Si do t?jua gjejnë punën? Këtyre po ju ngelet edhe kryetari pa punë, jo t?i gjejnë punë të tjerëve. Kryetari i tyre, në 22 Qershor është i papunë. Dinjitet me këta që e bënë shtetin zhele, që u bënë policët e këtij shteti të mbanin kapelën mbrapsht dhe tek kapelja mbanin farat e kungullit, tek udhëkryqi i semaforit i fikur dhe ndalo makina e kërko birra.
Ne nuk e bëmë në 18 muaj, policinë europiane, të cilën do të bëjmë, por, nëse nga janari e deri sot kemi numrin më të vogël të vrasjeve që nga 1991, kjo tregon se ne e kemi kthyer policinë në drejtimin e duhur.
Na jepni votën, ju thonë, se shëndetësia është keq. Po a nuk ishin para 23 Qershorit, radhët nëpër dyert e spitaleve me njerëz që qanin se nuk i blinin dot ilaçet tek farmacia, se doktori i jepte recetën dhe i thoshte shko bli ilaçet. Sepse në spital nuk ka as aspirina? A nuk ishin këta që e lanë çdo spital pa ilaçe, sepse kompanitë që duhet t?i furnizonin me ilaçe ndaluan furnizimin se ju kishin 40 milionë dollarë borxhe dhe nuk i merrnin dot. Tani që ne kemi normalizuar furnizimin me ilaçe; kemi ulur 30% çmimin e ilaçeve për qytetarët; kemi mbajtur zotimin që nuk do të ketë në Shqipëri ilaçe më të shtrenjta seç janë në Gjermani, siç i kishin këta; kemi rritur me 85 ilaçe listën e rimbursimeve; kemi kursyer 70 milionë nga gjithë kjo politikë çmimesh; kemi filluar të ndryshojmë shërbimet në shëndetësi, këta thonë ?po bëhet nami?.
Nga ana tjetër, edhe kur vjen puna tek korrupsioni, ne e kemi treguar qartë që ne kemi një ndryshim të madh nga ata. Për ne, korrupsioni është një dhe nuk ka rëndësi se kush është i korruptuari. E solla këtë shembull se tani flasin për skandalin e ilaçeve. Çfarë skandali? Atë e zbuloi Departamenti i Antikorrupsionit i Kryeministrisë, që punon çdo ditë dhe ka kaq kohë që çon në prokurori denoncime mbas denoncimesh për korrupsionin brenda shtetit. Këta marrin dokumentet që i prodhon Kryeministria për prokurorinë dhe i lexojnë. Kë bëjnë për budalla këta?
Unë të isha votues i PD-së, sinqerisht do të thosha se ?e dua PD-në, por budalla nuk jam, kështu që PD-ja nuk mund të më marri për budalla?. Prandaj votën Safetit dhe një mesazh PD-së me votën time ?PD ndrysho, se kështu siç je, nuk i duhesh askujt, jo mua që jam votuesi yt?.
Sot në parlament ju thashë se 23 Qershori ju tronditi shumë dhe nuk e kapët veten. Për të mirën e popullit dhe të mirën e politikës, se opozita duhet të jetë sa më e fortë, dhëntë Zoti, që 21 Qershori t?ju japi një rreze drite në kokë, që të fillojnë të reflektojnë që shqiptarët nuk mund t?i bëjnë për budallenj.
Ka njëmijë e një mënyra për ta kritikuar qeverinë dhe për të bërë opozitë. Ne nuk jemi të përsosur, kemi bërë edhe ne gabimet tona. Kush punon, sigurisht bën edhe gabime. Po mënyra si flasin këta, sikur kanë ardhur nga hëna dhe na kanë gjetur ne të tjerëve këtu dhe na tregojnë pastaj me gisht, varfëria, papunësia, krimi, kjo është të tallesh me popullin tënd. Por me popullin nuk tallen dot, se shumica dërrmuese e popullit ua ka treguar në 23 Qershor se çfarë mendojnë për ta. Ata tallen me ndjekësit e tyre, tallen me demokratët e ndershëm, me njerëzit që besojnë në atë parti dhe me njerëzit që duan shpresë nga ajo parti. Ata nuk kanë lidhje fare me këto zgjedhje. Ata ju thonë votoni për ne në 21 Qershor, se në datë 22 do të bëhet deti kos. Nuk ka asnjë lloj mundësie që të ndodhi kjo, as në 22 Qershor, as në vitet që vijnë, nëse ata nuk vijnë në vete.
Safeti ka një program ambicioz për Kamzën, ka një plan të detajuar për atë që do të bëjë. Kur i kam propozuar thënë që të kandidonte për bashkinë e Kamzës, jam nisur nga respekti që kam krijuar gjatë shërbimit të tij në detyrën e Prefektit të Kukësit. Një njeri që edhe në një apo dy të natës ngrinte telefonin për çdo urgjencë dhe vepronte menjëherë. Ai më falënderoi për propozimin, duke më thënë se e quante vlerësim, por që nuk mund ta pranonte që të kandidonte për bashkinë e re të Kamzës, pa dëgjuar nga unë që në rast se njerëzit atje do ta besonin, do të kishte mbështetjen time të plotë dhe të qeverisë. Vetëm, tha, nuk e nxjerr dot Kamzën nga balta ku është zhytur. Unë i kam thënë se ne jemi të vendosur që bashkinë e re të Kamzës ta integrojmë në standarde, në cilësi infrastrukture, në cilësi shërbimesh me bashkinë e Tiranës. Janë dy bashki, por praktikisht është një kryeqytet. Faktikisht, Tirana, Kamza, Vora dhe Durrësi janë territori i metropolit europian, që duhet të ketë Shqipëria. Nuk mund të ketë nga ajo anë e lumit, Europë dhe nga kjo anë e lumit, Kandahar.
Në qoftë se e doni kështu, e keni Xhelalin shumë mirë, as mos u mundoni fare. Mbani Xhelalin dhe Kandaharin e keni në xhep. Në qoftë se doni që ashtu siç ne kemi treguar se dimë të bëjmë Tiranën, të bëjmë edhe Kamzën, na vini neve në provë. Na vini ne në provë dhe ne do t?ju provojmë sesa shumë kohë keni humbur, duke i ardhur vërdallë shkopit të flamurit të Partisë Demokratike dhe se sa shumë mund të bëjmë sëbashku.
Këto kanë qenë fjalët që më kanë forcuar bindjen që Safeti ishte njeriu i duhur për Kamzën, sepse nuk ka ardhur këtu për të mbushur xhepat. Për fat të mirë të tijin nuk i ka bosh, por nuk i ka mbushur duke futur duart në xhepat e askujt, por me punën e tij dhe me këmbënguljen e tij. E ka filluar si shumëkush nga ju këtu, nga zero dhe sot është një sipërmarrës i nderuar.
Mund të flas edhe skuadrën e futbollit të Kukësit, të cilën Safeti e me hendboll dhe e bëri kampion në futboll. Në Kukës, sa pa ardhur Safeti, luanin hendboll se ishin shpuar topat e futbollit dhe ishin bërë topa të vegjël dhe luanin me dorë. Erdhi Safeti dhe e bëri Kukësin kampion. Të jeni të sigurt që me këtë inat që ka, Kamzën ka për ta bërë skuadër me zë. Unë i kam thënë Safetit, shko dhe kërkoju votën, është shansi historik që ata kanë. Në qoftë se do të të japin votën, na kanë vënë në një borxh që ne do tua lajmë 100-fish me punë dhe me shërbime.
– A ka ndonjë plan për menaxhimin e mbeturinave urbane për Kamzën?
Faleminderit për pyetjen, përpara se ti përgjigjem, dua të them një gjë që e quaj shumë të rëndësishëm. Këtu në Kamzë, kur kam ardhur në takimet e mëparshme, kam takuar dy, tre gra e vajza. Sot ka po aq gra dhe vajza, saç ka djem dhe burra. Ky është treguesi i parë i rëndësishëm i një ndryshimi të madh. Sepse, nëse nuk ka familje dhe shtëpi që mund të rrijë në këmbë pa gratë, pa vajzat, pa nënat, nuk ka bashki si shtëpi e përbashkët që e drejtojnë vetëm burrat. 20 vjet, këshillat e bashkive dhe komunave mbushur vetëm me burra, të gjeje një grua ishte si me gjet ujë në shkretëtirë. Ndërkohë që ne e vendosëm në ligj, sëbashku, PS dhe LSI dhe kemi 50% gra dhe vajza në këshilla dhe ky është moment historik ndryshimi. Duke pasur gra dhe vajza, 50%, këshillat do të jenë komplet gjë tjetër. Unë e kam pasur dhe e kam bindje, pavarësisht se ç?mund të thonë të tjerët, burrat e humbin hera-herës drejtimin, ndërsa gratë e kanë shumë të qartë drejtimin e duhur. Nuk thotë kot ajo fjala që nuk ka burrë të suksesshëm, që të mos ketë mbrapa një grua që i thotë ky është drejtimi. Unë vetë mund ta dëshmoj këtë gjë.
Unë kam bindjen se atë që bëjnë gratë në punë, në detyrë, në shërbim, burrat nuk e bëjnë dot. E ka thënë edhe Çajupi, edhe Thatcher. Çajupi ka thënë: ?Burrat nën hije lozin kuvendojnë, pika që s?u bie se nga gratë rrojnë? dhe mjafton të shihni Kamzën, njësoj e njëjta gjë, apo edhe Tiranën, edhe Shqipërinë. Ndërsa populli ynë e ka thënë ?nëse do të vazhdosh një muhabet, i ke burrat për atë punë, do të mbarosh një punë, mund ta mbarosh vetëm me gratë?. Këtë e ka thënë edhe Thatcher: ?Kur do të dish si ta thuash një gjë, këshillohu me një burrë, por po deshe të dish si ta bësh një gjë, merre këshillën nga një grua?.
Lidhur me mbeturinat është i njëjti problem kudo. Që në shekullin e 19-të kanë ardhur në Shqipëri, udhëtarë e vizitorë dhe kanë shkruar për Shqipërinë e për shqiptarët, për kullat, për kanunin, për këngët, për Ali Pashën dhe shumë gjëra. Kanë thënë që shqiptarët janë kokëfortë, janë kështu e janë ashtu, por nuk ka një udhëtar që të ketë thënë për ato kohë, që shqiptarët janë pisanjosë. Sepse historikisht, Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë të pastër. U desh Saliu që të fillonin të shkruanin gazetat e huaja për ne si vendi më i pistë, për nga plehrat rrugëve, në Europë. Kjo është një njollë e madhe që duhet ta heqim dhe do ta heqim. Për këtë na ndihmon shumë bashkimi i njësive. 400 bashki e komuna nuk e bënin dot këtë punë, pasi për të grumbulluar dhe për të përpunuar mbeturinat duhen njësi shumë të mëdha, duhen njësi ekonomike që të mund të përballojnë edhe kostot. Dhe nuk ka kompani përpunimi që të investojë në njësi të vogla ekonomike, sepse bëjnë një investim dhe nuk del investimi. Kështu siç kemi realizuar këtë riorganizim, nuk është se kemi bashkuar mekanikisht njësi vendore, por kemi krijuar njësi të reja ekonomike. Lufta me plehrat do të jetë prioritet i të gjithë kryetarëve të bashkive dhe i të gjitha bashkive. Përpunimi i duhur do të jetë një prioritet i yni.
– Kam njohur tre djem të mrekullueshëm të ngujuar që në vitin 2001, të cilët i kanë kthyer nga Suedia. Ata janë ngujuar për një krim të kryer nga xhaxhai i tyre. Ju drejtohem si Kryeministër, t?i shpëtoni këto tre jetë.
Unë kam marrë dijeni për këtë çështje dhe do ta shohim nga afër. Kemi ngarkuar gjithashtu edhe disa persona që po merren me këtë çështje.
Duke e mbyllur, jam i bindur që në Kamzë, ne mund të bëjmë një punë shumë të rëndësishme. Bashkimi me Tiranën, si plan dhe si punë është një vlerë shumë e madhe, e shtuar për Kamzën. Ju falënderoj shumë dhe mos harroni se në 21 Qershor nuk është thjesht një formalitet, por është një investim për të rritur cilësinë e jetës suaj dhe të familjes tuaj, këtu ku banoni në Kamzë.
*Pjesë nga fjala e Kryeministrit dhe njëherësh Kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama në Forumin për prezantimin e këshilltarëve të Këshillit bashkiak PS në Kamzë.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa ka shprehur...
Kandidatja e djathtë për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma ka ...
Fjala e Kryeministrit Edi Rama në seancën e sotme në Parlame...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një tak...
Nga Sali BERISHADoja të sjell në mëndjen tuaj një problem të...
Kryeministri Edi Rama u shpreh se së shpejti kati i parë i k...
Në një takim me të rinj nga qyteti i Beratit që studiojnë në...
Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi...
Kandidati për Kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u taku...
Partia Demokratike denoncoi rastin e djegies se makines se g...
Kryeministri Edi Rama prezantoi kandidatët për këshilltarët...
Deputetja Mesila Doda ngriti pikepyetje per rastin e Kumanov...
“Vota jote përcakton të ardhmen tënde për të ardhmen e vend...
Ish sekretari i Partisë Socialiste në Divjakë, Berti Mane, k...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar menjëherë pas fjalë...
Të zhgënjyerit mos të shkojnë djathtas ose të mos votojnë po...
Ditën e sotme u prezantua projekti i shkollave “Efiçenca e e...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Pa...
Kryetarja e komisionit të Jashtëm, Arta Dade tha se qëllimi ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...