Vranësira dhe reshje kalimtare/ Moti për ditën e sotme, 4 qershor 2026
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Beteja për Tiranën këtë radhë është shndërruar në thjesht një garë. Partia Demokratike kandidon një doktor, por shumë ndryshe nga ish-kryetari i saj, Halim Kosovën. Historia e gjinekologut që premton të bëjë një Tiranë tjetër, të ndryshme nga ajo e Bashës, cili është programi i kandidatit demokrat, që ka zgjedhur një fushtatë ndryshe, një program ndryshe e madje edhe një slogan ndryshe?
Sokol Balla: Jam në pozitë të vështirë, pasi herën e fundit që kemi qenë përballë, po i bënit skanerin një të afërmit tim, tani unë duhet të të bëj ty skanerin politik. Dua të di çfarë ju shtyu të bënit këtë kërcim në një profesion të ri për ju?
Halim Kosova: Nëse do ta thoja shkurt, është që në profesionin e mjekut shumë kanë dalë, shumë janë kthyer nga jashtë dhe kam pasur mundësi që gjatë gjithë karrierës time të transmetoj ekipe të ndryshme dhe në një moment të caktuar, i thashë bashkëshortes që këtë ndershmëri, këtë fuqi ndryshimi që kam treguar përballë një Tirane, por çdo situatë tjetër që do kërkonte një kontribut më të madh, pse të mos e ofroj nëse kam mundësi? Jam pjesë e intelektualëve në Shqipëri, që nuk na pëlqen të shajmë apo që nuk japin zgjidhje. Në karrierën time më karakterizon marrja e përgjegjësive për diçka që nuk shkon. Fakti që atë përvojë të mirë që e ndërtova në spitalin publik, më ka shtyrë për të bërë një hap. Situata ka qenë kur m?u ofrua pozicioni i ministrit të Shëndetësisë…
Sokol Balla: Ishit i ndërgjegjëhsëm që puna juaj do të ishte afatshkurtër në shëndetësi?
Halim Kosova: Isha objektiv. Por e shihja si mundësi që të jap ca impulse se çfarë rëndësie ka njeriu i duhur në vendin e duhur. Në pak kohë tenderat janë bërë më lirë, kam mirëmenaxhuar fondet, kështu që pse të mos e bëj këtë përvojë për Tiranën? Një njeri që ka dhënë prova për kaq shumë vite, që ka qendruar kaq shumë i qendrueshëm, në një vend si ky i yni, unë e kam parë si një mundësi për të bërë më të mirën. Ky është motivi.
Sokol Balla: Menaxhimi i Tiranës është një ambicie më vete, që u kuptua më mirë pas viteve 2000. Kur doli plani juaj për të konkurruar? A është më i vjetër se oferta që ju bë? E kishit menduar më parë?
Halim Kosova: Je dëshmitar i mbikqyrjes së shumë situatave në vendin tonë dhe duhet të jesh në dijeni që kjo është hera e tretë që mua më del emri për kryetar bashkie, dhe thonë e treta e vërteta. Tani mbaroi kjo punë, kot sa lodhemi. Ofertat e tjera që kam pasur, nuk i kam quajtur të mundura të bëja një hap, sepse familja ime varej nga puna ime jashtë orarit të punës. Një njeri është më i besueshëm kur ka dhënë prova, kontakte me njerëzit. Janë të pafund rastet kur kam ndihmuar njerëzit. Me këtë lloj bagazhi e figure jam përballë qytetarëve sot.
Sokol Balla: Karriera juaj politike ka qenë shumë e shkurtër, në 2 vjet keni qenë deputet, ministër e kandidat për Tiranën. Keni thënë që ua kanë propozuar të tjera, do kishit pranuar Partinë Socialiste?
Halim Kosova: Të bësh një hap për të lënë një profesion, nuk është se e kam lënë profesionin, por e di që sot është sistemi shëndetësor ai që mbron qytetarët, jo përvoja e mjekëve. Hapi që kam bërë është që të kem mundësi të ndërtoj një sistem shëndetësor për të mbrojtur qytetarët. Do përpiqem me qeverinë që të bëj më të mirën në këtë drejtim, edhe me zotin Rama.
Sokol Balla: Ju hyni si doktor, por kundërshtarët politikë ju kanë kritikuar?
Halim Kosova: Nuk i lllogaris këto të fushatës dhe nisur nga përvoja, shumë pak kanë shpifur deri më tani.
Sokol Balla: Rama nuk e kurseu ironinë për ju pak ditë më parë, kur tha se doktor Halimi do bëjë punën që di të bëjë, punën e kryetarit të bashkisë është puna që di vetëm Erioni dhe vendin në maternitet, vetëm Halimi. Përse deshët të pinit kafe?
Halim Kosova: Nuk më vjen mirë për kryeministrin, por më vjen edhe keq kur i mbahet goja kur flet për mua. Kryeministri e di shumë mirë që unë nuk vij vetëm nga materniteti këtu. Unë kurrë nuk merrem me fjalë, me akuza, por vetëm me një fakt, të marr përgjegjësi për të rregulluar atë që nuk shkon. Sa herë që kam mundësi për të rregulluar dhe ofruar zgjidhje qytetarëve, asnjëherë nuk do përtoj. Jam në dispozicoon të qytetarëve që të gjithë mirënjohjen që më kanë ofruar, t?ua shpërblej duke marrë akoma më shumë përgjejgësi. Asnjëherë nuk më pëlqejnë politikanët e analistët, sepse asnjëherë nuk japin zgjidhje.
Sokol Balla: Këto javë është normale që të kritikosh apo të të kritikojnë, të ironizojnë apo të ironizohesh, edhe ju nuk e kursyet ironinë tuaj ndaj Veliaj, kur në një takim gjatë një pyetjeje ju përmendet fshatin Fikas, në një mënyrë ironie ndaj Veliajt, që ka deklaruar se ka shitur fiq kur ka qenë fëmijë dhe a është e vërtetë që Veliaj ka lindur nga ju?
Halim Kosova: Nuk më kujtohet ky si i porsalindur. Mos e ngatërro përbaltjen me një humor me lezet. Kurrë nuk do të jem faktor përbaltjeje, as sot, as nesër dhe asnjëherë. Ka kaq shumë probleme sa nuk duhet të harxhojmë kohë, as për sharje, as për ofendime. Çdo kohë që mund të më duhet, e përdor me racionalitet për të bërë një të mirë për qytetarët që kanë shumë probleme.
Sokol Balla: Thatë që nuk i dinit shumë nga problemet që kishte Tirana, a jeni i vetëdijshëm që këto 4 vite ka qenë kryetar bashkie kryetari i PD. Në programin tuaj bëni kritikë, por e përmblidhni me një fjali, që duhet shumë punë. Çfarë nuk bëri mirë Basha?
Halim Kosova: Një fakt që e kam shumë të freskët, përfundimi është i thjeshtë se çfarë ka ndodhur një javë më parë. Vizituam një lagje egjiptianësh dhe sa futeshe ndjehej aroma e zymtësisë dhe varfërisë. Një nga takimet që më është mbyllur goja për të folur, kur pashë atë pamje aq të varfër. M?u afrua një pjestare e komunitetit egjiptian, dhe përnjëherë më thanë një ankesë, të një burri të arrestuar se nuk mund të paguante dritat. E vetmja frymë që mund të sillte në shtëpi të ardhura ishte në burg se nuk kishte paguar dritat, jo të vilës, por të barrakës.
Sokol Balla: Mesa më kujtohet, ka qenë një nga aksionet e para të Bashës, që shmangu dhe eleminoi romët nëpër vendet ku mblidheshin mbeturina dhe tjetra, nuk mendoni që njerëzit duhet ta paguajnë energjinë elektrike?
Halim Kosova: Unë nuk merrem me analizën e punës, as të Bashës, as të Ramës, ashtu sikurse në jetën time, as mohoj meritat, as merrem me sharje e ofendime duke thënë që nis nga zero. Shoh çdo përvojë të mirë, të Bashës dhe Ramës, që mund të ketë ngel në hije. Nuk varet sesi i pari i punës nis diçka, por duhet një sistem i tërë që mund të devijojë nëse nuk e mbikëqyr./ TOP CHANNEL
Në mesin e debateve të nisura lidhur me qendrën kulturore “D...
Para dy vjetësh kemi qenë këtu, bashkë me Pjerinin, për të f...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa ka shprehur...
Kandidatja e djathtë për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma ka ...
Fjala e Kryeministrit Edi Rama në seancën e sotme në Parlame...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një tak...
Nga Sali BERISHADoja të sjell në mëndjen tuaj një problem të...
Kryeministri Edi Rama u shpreh se së shpejti kati i parë i k...
Në një takim me të rinj nga qyteti i Beratit që studiojnë në...
Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi...
Kandidati për Kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u taku...
Partia Demokratike denoncoi rastin e djegies se makines se g...
Kryeministri Edi Rama prezantoi kandidatët për këshilltarët...
Deputetja Mesila Doda ngriti pikepyetje per rastin e Kumanov...
“Vota jote përcakton të ardhmen tënde për të ardhmen e vend...
Ish sekretari i Partisë Socialiste në Divjakë, Berti Mane, k...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar menjëherë pas fjalë...
Të zhgënjyerit mos të shkojnë djathtas ose të mos votojnë po...
Ditën e sotme u prezantua projekti i shkollave “Efiçenca e e...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...