web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kandidatët e LSI-së për këshillin bashkiak të Tiranës, bashkëbisedim me banorët e Njësisë 6

5 Qershor 2015, 17:45, Politikë CNA

Kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim për këshillin bashkiak të Tiranës, gjatë një bashkëbisedimi me banorë të njësisë 6 në zonën e Kombinatit, u angazhuan për zgjidhjen e problematikave të tyre.
I pranishëm në këtë bashkëbisedim, nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani, ftoi qytetarët që të votojnë për LSI-në dhe Erjon Veliaj, pasi janë zgjedhja e duhur. ?Ne kemi një sfidë për të realizuar, pasi duam që shërbimet e qytetarëve, punësimi, shërbimi, mirëqenia e urbanizimi, të jenë në duart tuaja e jo në duart tona?, tha Manjani, ndërsa kërkoi dhe mbështetjen për kandidatin e përbashkët të ASHE-së në zgjedhjet vendore.
Në fjalën e saj, kandidatja për këshillin bashkiak, Brunilda Paskali, tha se pjesëmarrja dhe mbështetja masive e të rinjve është tregues i vizionit për të parë përpara. Ajo më tej vlerësoi dhe rolin e grave dhe vajzave në jetën politike të vendit, përfshirjen e të cilave LSI e ka parë me prioritet.
?Që në vitin 2012 LSI vendosi që në të gjitha organet e veta drejtuese të kishte 50 me 50 për qind gratë me burrat, duke qënë në pararojë të të gjitha partive të tjera politike në Shqipëri në këtë aspekt. Është shumë e rëndësishme që gratë dhe vajzat të përfshihen më shumë në jetën politike e atë shoqërore, sepse aftësitë dhe mundësitë janë të mëdha?, tha Paskali.
Ndërkohë, kandidati tjetër i LSI-së për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ardit Çela, shprehu mbështetjen për kandidatin e mazhorancës, Erion Veliaj, duke theksuar se është drejtimi i duhur për Tiranën.
?Ne do e mbështesim maksimalisht projektin e tij për një Tiranë me më shumë shërbime dhe më shumë punësim për qytetarët?, tha Çela, ndërsa premtoi se ?do të jetë zëri i banorëve të Kombinatit në zgjidhjen e problemve të tyre?.





Lajmet e fundit nga