web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama: Ja pse dënimi i Palokës dhe Ristanit është lajm i mirë

5 Qershor 2015, 12:50, Politikë CNA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë për të gjobitur me 200 mijë lekë deputetët Arben Ristani dhe Edi Paloka

Ja çfarë shkruan Rama:

Dënimi sot nga Gjykata e Lartë i dy shpifësve profesionistë të cilët, për shkak të aftësisë së tyre të spikatur profesionale në fushën e shpifjes, janë zgjedhur përkatësisht si kryetar grupi e sekretar i përgjithshem i PD, është një lajm i mirë për 3 arsye:

Së pari, sepse opinioni publik mësoi nga një palë e tretë, pra nga Gjykata e Lartë e vendit, që akuzat e bëra ndaj meje nga këta zanatçinj të baltës politike, për medemek lidhje me krimin e me kriminelë me damkë, janë shpifje dhe asgjë tjetër.

Së dyti, sepse kjo lojë e ulët që e ka bërë shpesh politikën një neveri të vërtetë dhe i ka kthyer rëndom politikanët në lolo në syte e qytetarëve, nga sot nuk është më e pandëshkueshme. Kush shpif siç bënë dy të denuarit e sotëm, duhet të llogarisë mirë përballjen me ligjin.

Dhe së treti, dy dënimet e sotme janë një lajm i mirë sepse nxjerrin edhe më qartë në pah nevojën për kriminalizimin e shpifjes si mjet lufte politike.

Kjo e fundit do të thotë që speciet politike të cilat ushqehen duke shpifur për të tjerët dhe madje arrijnë të ngjiten deri në tempullin e parlamentit, nuk mjafton të shpallen fajtorë thjesht për kundravajtje penale kur shpifin; ato duhet të dënohen për krimin penal të shpifjes, siç ndodh në vende shumë më të zhvilluara se Shqipëria. Prandaj, kjo betejë nuk mbaron sot dhe nuk mbaron me këto dy gjyqe.

Sepse kjo nuk është nje betejë ligjore me dy shkretanë që jetojnë me përsheshin e politikës së llojit më të ulët, por është një betejë kulturore kundër vetë politikës së këtij lloji! E cila ka ndotur si mos më keq çdo rrugë të komunikimit publik e qytetar në Shqipëri për 25 vjet rresht dhe është bërë shembulli më i turpshëm i komunikimit për rininë e këtij vendi





Lajmet e fundit nga