Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Puna në Bashkinë e re të Tiranës do të bazohet në 3 shtylla kryesore, në marrëdhënien serioze me biznesin, në trajtimin me paanësi të tyre dhe në një model të qartë zhvillimi për qytetin, pa ndërtime të reja. Kështu tha sot kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, në një takim me biznesmenë për çështjet e ekonomisë dhe punësimit në kryeqytet, ku theksoi se pas 21 qershorit, fjala kryetar i Bashkisë së Tiranës nuk do të jetë më sinonim i atij që jep leje ndërtimi.
?Në katër vitet e shkuara Tirana nuk ka pasur model të qartë për zhvillimin. Këtu përfshihet jo vetëm zhvillimi ekonomik, por edhe zhvillimin urban, sigurisht edhe zhvillimi social. Edhe plani urbanistik që u miratua nga kryetari aktual i Bashkisë nuk ishte një plan për zhvillimin e Tiranës, ishte një plan klientelist për leje ndërtimi dhe për troje pallatesh në Tiranë. Në konceptin tonë modern, plani i zhvillimit nuk mund të jetë vetëm një plan për të përcaktuar lejet e ndërtimit. Ndaj dhe do të ndërtojmë një model të qartë për zhvillimin e Tiranës, një model që do të gërshetojë zhvillimin ekonomik me atë urban duke orientuar zhvillimin e qytetit drejt periferisë. Pra, për të inkurajuar më shumë investime aty ku ato janë më të pakta dhe mundësitë janë më të mëdha?, u shpreh sot Veliaj në takimin me biznesmenët.
Sipas tij, sinonimi ?ai që jep leje ndërtimi? i 4 viteve të fundit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, nuk do të ekzistojë më në 21 qershor, pasi Veliaj tha se ka edhe qindra punë të tjera me të cilat kryetari i bashkisë duhet të merret çdo ditë. Sipas tij, aktualisht në Tiranë kemi mbi ndërtim dhe mijëra apartamente të pashitura. Ai tha se një nga shqetësimet kryesore të biznesit është fakti se në 4 vitet e fundit bashkia e Tiranës nuk e ka marrë seriozisht në mënyrën se si paraqet ankesat dhe shqetësimet, me mënyrën se si bëhen propozimet.
?Në dallim nga indiferenca që kemi pasur në 4 vitet e fundit në bashkinë e Tiranës jam i angazhuar maksimalisht që të ruaj të njëjtin seriozitet në marrëdhënie me biznesin, ashtu siç patëm në qeveri. Ky do të jetë motivi ynë në marrëdhënie me biznesin. Shtylla e dytë parimore është ajo e paanësisë. Jam shumë i ndërgjegjshëm edhe në takime që kemi pasur me biznesin e vogël dhe të madh, kemi pasur një trajtim, ku disa janë trajtuar si të nënës disa të njerkës. Përkushtimi im është që të kemi një sistem paanësie?, deklaroi Veliaj.
Sipas tij, kjo tregohet në faktin se në vitin më të mirë të bashkisë aktuale janë mbledhur vetëm 50% e të ardhurave nga tarifat e bashkisë, në vitin më të keq vetëm 1/3. ?Kjo do të thotë se disa njerëz kanë paguar detyrimet e tyre, ndërsa disa të tjerë nuk i kanë paguar detyrimet e tjera të bashkisë. Shumica dërrmuese e njerëzve ankohen për trajtim të pabarabartë. Disave u shtohen kostot, sepse respektojnë ligjin dhe paguajnë tarifat në bashki. Disa që janë shok të kryetarit apo të forcës politike të kryetarit të rradhës marrin një trajtim preferencial dhe kanë kosto më të ulët dhe konkurrojnë në mënyrë të pandershme në treg?, tha Veliaj.
Gjatë fjalës së tij ai shtoi se në Tiranë janë identifikuar 871 rrugë të amortizuara, se do të rikonceptohet transporti publik.
Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka shkruar në rr...
Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit nisi të premten sh...
Gjykata e Lartë do të japë sot në orën 13:00 vendimin për a...
Kohët e fundit ka patur zëra se klinika e Halim Kosovës ka q...
Beteja për Tiranën këtë radhë është shndërruar në thjesht nj...
Në mesin e debateve të nisura lidhur me qendrën kulturore “D...
Para dy vjetësh kemi qenë këtu, bashkë me Pjerinin, për të f...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa ka shprehur...
Kandidatja e djathtë për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma ka ...
Fjala e Kryeministrit Edi Rama në seancën e sotme në Parlame...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një tak...
Nga Sali BERISHADoja të sjell në mëndjen tuaj një problem të...
Kryeministri Edi Rama u shpreh se së shpejti kati i parë i k...
Në një takim me të rinj nga qyteti i Beratit që studiojnë në...
Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi...
Kandidati për Kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u taku...
Partia Demokratike denoncoi rastin e djegies se makines se g...
Kryeministri Edi Rama prezantoi kandidatët për këshilltarët...
Deputetja Mesila Doda ngriti pikepyetje per rastin e Kumanov...
“Vota jote përcakton të ardhmen tënde për të ardhmen e vend...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...