web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

OSBE: Sulmet e fundit ndaj gazetareve jane te papranueshme

5 Qershor 2015, 14:18, Politikë CNA

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatovi?, tha sot se sulmet dhe kërcënimet e ditëve të fundit kundër gazetarëve në Shqipëri janë të papranueshme.

Më 2 qershor, Aurora Koromani, gazetare në gazetën ?Gazeta Shqiptare? mori një kërcënim nga një militant islamik i dyshuar. Ajo e denoncoi kërcënimin në polici, e cila e vlerësoi si serioz dhe tani e ka marrë nën mbrojtje Koromanin.

Në një incident tjetër, më 4 qershor, një makine që i përkiste Enver Doçit, gazetar i televizionit ?News 24?, iu vu flaka dhe u shkatërrua në qytetin e Burrelit, në veri të Shqipërisë.

?Këto sulme janë tërësisht të papranueshme dhe përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për median e lirë?, tha Mijatovi?. ?Unë e vlerësoj faktin që autoritetet kanë nisur me të shpejtë hetimet për këto incidente dhe që policia po i jep mbrojtje Koromanit. Sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve nuk duhen lënë kurrë pa u ndëshkuar?.

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias vëzhgon zhvillimet në fushën e medias, në të gjitha 57 Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së. Ajo bën paralajmërim të hershëm për shkeljet e të drejtës së shprehjes dhe lirisë së medias dhe promovon respektimin e plotë të angazhimeve të OSBE-së për lirinë e medias.





Lajmet e fundit nga