web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD: Veliaj perserit si papagall premtimet e pambajtura te Rames

5 Qershor 2015, 13:52, Politikë CNA

Partia Demokratike vijon denoncimet për ato që i cilëson premtime të pambajtura nga kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. Deputeti demokrat Keltis Kruja në një dalje për mediat ditën e sotme tha se papagalli i Ramës po përsërit premtimet e pambajtura të dy viteve më parë, por tani me ambalazh të ri për Tiranën. Ai deklaroi se të gjithë mbajmë mend kur në 2013-ën i premtoi qytetarëve: ?Heqje apo përgjysmim i Tvsh-së për ushqimet jetike të shportës.? Kruja thotë se ky premtim doli fjalë boshe dhe mashtrim. ?Pse nuk është hequr apo përgjysmuar Tvsh-ja për ushqimet jetike të shportës? Pse shqiptarët ndërkohë që kanë pagat dhe pensionet më të ulta në Evropë kanë edhe çmimet më të larta në Ballkan? Veliaj ishte ministri që kishte plot 40% të buxhetit të shtetit për plotësimin e premtimeve por që rezultuan vetëm fjalë dhe mashtrime, të cilat po ia përmendim çdo ditë qysh prej 4 javësh?, deklaroi më tej ligjvënësi demokrat. Ai shtoi se Veliaj dëshiron të rrisë taksat pasi mendon që kjo është zgjidhja, ndërsa për partinë që ai përfaqëson tha se beson se ulja e taksave dhe nxitja e biznesit të ndershëm sjell punësim. Sipas tij, sot shqiptarët ndihen të mashtruar nga papagalli i Edi Ramës që vetëm flet, por nuk realizon asgjë. Kruja tha mes të tjerash se Veliaj ka ka veç fjalë por nuk punon për hallet e njerëzve, ndërsa shprehu bindjen se votuesit meritojnë më shumë se fjale dhe kandidati i majtë nuk mund të ofrojë asgjë veç fjalëve boshe dhe rritjes së taksave.





Lajmet e fundit nga