LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bushati: Kriza në Maqedoni, Tirana komunikim intensiv me Shkupin

9 Maj 2015, 16:08, Aktualitet CNA

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar zyrtarisht ndaj zhvillimeve të sotme në Kumanovë, ku ka pasur përplasje të armatosur. Ai ka thënë se situate është dramatike dhe ka apeluar palët për qetësi.
?Kemi informacione që I marrim nga terreni, nga ambasada shqiptare dhe partnerët, për të analizuar krizën e për të adresuar një zgjidhje në përputhje me perspektivën euroatlantike të rajonit. Shqiptarët janë protagonist të paqes, janë promotorë të perspektivës euroatlantike dhe besoj se edhe zgjerimi I vatrave të prekura nga kriza, sic janë informacionet që vijnë nga moment në moment, nuk I shërben stabilitetit politik të Maqedonisë?, tha Bushati.
?Ne i kërkuam autoriteteve maqedonase që cështja të adresohet në bazë të parimeve të bashkëpunimit e të drejtave të njeriut?, shtoi ai, duke theksuar se është kërkuar zbatimi I marrëveshjes së Ohrit.
?Kjo është domosdoshmëri për stabilitetin e Maqedonisë?, tha ai.

?Ka pasur një zinxhir komunikimesh intensive, nga kryeministri, kreu I Kuvendit e ministria e JAshtme me autoritetet politike në MAqedoni për të kuptuar rrënjët e krizës dhe mënyrën sesi po përshkallëzon, pasi gjatë gjithë muajit të fundit ka pasur jë situatë politike të trazuar, apo të pazakontë. Ky komunikim ka qenë intensive edhe me partnerët strategjikë. Shqipëria është ftuar të japë mendimin dhe kontributin e saj, për të parandaluar cdo akt ekstrem si efekt domino?, tha Bushati.

Lajmet e fundit nga